22 Korrik 2023, 07:59
Nga A.B
Shefi i zjarrefikeses
GRAMSH- Tragjike ishte fati i 4 anëtarëve të fisit Zogu, të cilët u mbytën në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës në fshatin Drizë të Gramshit. Shefi i zjarrëfikëses tregoi se të 4 personat nuk dinin not, e se në përpjekje për të shpëtuar njëri-tjetrin, u mbytën.
“Ngjarja është shumë e rëndë. Babai me gjithë dy djemtë e vet kanë ardhur për t’u larë dhe kanë tërhequr njëri-tjetrin. Është mbytur i pari, ka vajtur për të ndihmuar i dyti. Të tre nuk kanë ditur not, dhe i katërti nuk ka ditur not dhe kanë mbytur njëri-tjetrin. Këtu fatkeqësisht ka pasur disa gropa që janë bërë në kohën e bërjes së HEC-it të Banjës dhe ato gropat janë të menjëhershme, këputen menjëherë. Dhe ata kur janë futur për t’u larë nuk e kanë ditur dhe kanë rënë direkt nëpër ato gropa dhe kështu kanë tërhequr njëri-tjetrin, kanë dashur ta ndihmojnë njëri-tjetrin…”
I pyetur nëse kishte tabela informuese për këto gropa në këtë liqen, kreu i zjarrfikëses tha: “Liqeni nuk është për tabela informuese, liqeni është i thellë i gjithë, dihet që nuk duhet të hyjnë njerëzit që nuk dinë not. Ata kanë hyrë… Faktikisht nuk lahen në liqen. Ne e patrullojmë, si shërbim zjarrfikës, edhe dje këtu kemi qenë, deri në darkë vonë se kemi një gomone që patrullojmë vazhdimisht, bëjmë edhe mësime treguese. Fatkeqësisht sot nuk erdhëm, qëlloi keq shumë keq, për ta dhe për familjet e tyre”.
4 jetë u shuan në mënyrë tragjike pasditen e djeshme në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës në fshatin Drizë të Gramshit. Viktimat janë Arben Zogu, 46 vjeç, dy djemtë e tij Rubens Zogu 19 vjeç dhe Esti Zogu 14 vjeç, dhe nipi i tij Melis Zogu, 20 vjeç.
Ata ishin larguar rreth orës 15:00 nga shtëpia për t’u larë në liqen, por fatkeqësisht humbën jetën të katërt./Dosja.al
tragjedi ne gramsh
Aktualitet
22 Korrik 2023, 07:51
A.B
Babai i viktimes
GRAMSH-Tragjik rezultoi fati i 4 personave dje në Gramsh, babai me dy djemtë dhe nipi i tij, të cilët hynë pë...
Aktualitet
22 Korrik 2023, 07:26
A.B
Familjari
GRAMSH- Këto janë momentet kur nxirren të pajetë trupat e 4 personave që mbytur në liqenin e Bënjës....
Aktualitet
22 Korrik 2023, 07:23
A.B
Qytetaret
TIRANË- I nxehti afrikan do të dominojë gjithë fundjavën edhe në Shqipëri. Shërbimi Meteorologjik Ushtara...
Aktualitet
22 Korrik 2023, 07:10
A.B
Ambulance
TIRANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes në fshatin Fortuzaj. Mjeti tip 'Rang...
Aktualitet
21 Korrik 2023, 23:02
k.m.
Pamje nga Gramshi
GRAMSH- Një tragjedi ka ndodhur këtë mbrëmje në Gramsh ku u mbytën babai me dy djemt&e...
Aktualitet
21 Korrik 2023, 22:42
k.m.
Pamje nga liqeni
GRAMSH- Polumbarët e RENEA-s kanë mbërritur në liqenin e Hidrocentralit të Bënjës në Gramsh dhe ka...
Aktualitet
21 Korrik 2023, 22:36
k.m.
Foto ilustruese
ELBASAN- Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në afërsi të fshatit Përparim. Nj&e...
Aktualitet
21 Korrik 2023, 22:29
k.m.
Foto ilustruese
GRAMSH- Babai me 2 djemtë e mitur dhe kushëriri i tyre dyshohet se janë mbytur në Liqenin e Banjës në Gramsh....
Aktualitet
21 Korrik 2023, 21:41
k.m.
Foto ilustruese
Një raport i UN në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik kanë identifikuar pasojat në shëndet q&e...
Aktualitet
21 Korrik 2023, 21:23
k.m.
Foto ilustruese
GRAMSH- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditën e sotme në Gramsh. 4 persona të një familjeje janë ...