LIVE UPDATES
Aktualitet

TIA dhe Wizz Air prezantojnë destinacionet e reja drejt Spanjës

Wizz Air operon fluturime direkte nga Tirana drejt disa prej destinacioneve më të njohura dhe të preferuara në Spanjë, përfshirë Barcelonën, Madridin, Valencian, Santanderin, Malagan dhe Palma de Mallorca-n, duke u ofruar turistëve shqiptarë mundësi të shumta për të eksploruar rajonet më të veçanta të Spanjës.

13 Maj 2026, 14:23 Nga I.A

TIA dhe Wizz Air prezantojnë destinacionet e reja drejt Spanjës

TIRANË- Spanja vazhdon të jetë një nga destinacionet më tërheqëse, duke ofruar një kombinim të qyteteve me trashëgimi kulturore, plazheve mesdhetare, eksperiencave kulinare dhe mundësive turistike gjatë gjithë vitit. Wizz Air operon fluturime direkte nga Tirana drejt disa prej destinacioneve më të njohura dhe të preferuara në Spanjë, përfshirë Barcelonën, Madridin, Valencian, Santanderin, Malagan dhe Palma de Mallorca-n, duke u ofruar turistëve shqiptarë mundësi të shumta për të eksploruar rajonet më të veçanta të Spanjës.

TIA dhe Wizz Air prezantojnë destinacionet e reja drejt Spanjës

Turespaña, Wizz Air dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) organizuan sot në Tiranë një aktivitet prezantues për destinacionet spanjolle, duke mbledhur së bashku përfaqësues të medias, operatorë turistikë, aktorë të industrisë së turizmit dhe partnerë institucionalë për të festuar destinacionet e reja mes Shqipërisë dhe Spanjës, si dhe për të eksploruar mundësi të reja për forcimin e turizmit dhe shkëmbimit kulturor mes dy vendeve.

“Falë zgjerimit të lidhjeve ajrore, po shohim një rritje të ndjeshme të shkëmbimeve turistike mes dy vendeve tona. Aktualisht, kemi rreth 100 mijë vizitorë spanjollë që zgjedhin Shqipërinë si destinacion, ndërsa rreth 40 mijë shqiptarë udhëtojnë drejt Spanjës.

TIA dhe Wizz Air prezantojnë destinacionet e reja drejt Spanjës

Jam shumë i lumtur për këtë lidhje gjithnjë e më të ngushtë, pasi ajo kontribuon jo vetëm në zhvillimin e turizmit, por edhe në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona.” – u shpreh Gabriel Cremade, Ambasadori i Spanjës në Shqipëri.

“Spanja ofron një eksperiencë turistike jashtëzakonisht të larmishme, nga kultura dhe gastronomia deri te plazhet, natyra dhe arratisjet urbane”, u shpreh Blanca Perez-Sauquillo, Këshilltare për Turizmin pranë Ambasadës së Spanjës në Shqipëri. “Përmes këtij aktiviteti prezantues, jemi të lumtur të prezantojmë disa nga destinacionet më tërheqëse të Spanjës për tregun shqiptar dhe të forcojmë më tej marrëdhëniet turistike mes Spanjës dhe Shqipërisë.”

“Spanja mbetet një nga destinacionet më të preferuara për udhëtarët shqiptarë dhe jemi shumë të lumtur që mundësojmë eksplorimin e disa prej vendeve më të bukura të Spanjës”, deklaroi Vera Jardan, Menaxhere e Komunikimit Korporativ në Wizz Air. “Përmes fluturimeve tona direkte dhe me tarifa të përballueshme, synojmë ta bëjmë udhëtimin më të aksesueshëm, duke kontribuar njëkohësisht në rritjen e turizmit dhe shkëmbimit kulturor mes dy vendeve.”

TIA dhe Wizz Air prezantojnë destinacionet e reja drejt Spanjës

Piervittorio Farabbi, Drejtor Operacional në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, shtoi: “Zgjerimi i vazhdueshëm i lidhjeve ajrore mes Tiranës dhe Spanjës reflekton kërkesën në rritje për udhëtime mes vendeve tona dhe nxjerr në pah rolin strategjik të aviacionit në zhvillimin ekonomik dhe turistik. Jemi të kënaqur të mbështesim iniciativa që bashkojnë partnerët e industrisë dhe promovojnë integrimin gjithnjë e më të madh të Shqipërisë me destinacionet kryesore europiane.”

Së fundmi në listën e destinacioneve të Wizz Air nga Tirana, janë shtuar Palma de Mallorca dhe Santander, të cilat ofrojnë alternativa të reja për pushime verore dhe eksplorim gjatë gjithë vitit.

Zhvillimi i vazhdueshëm i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës është mbështetur edhe nga investimet strategjike të grupit Kastrati, të cilat kanë kontribuar ndjeshëm në zgjerimin e infrastrukturës aeroportuale, rritjen e kapaciteteve operacionale dhe shtimin e destinacioneve të reja ndërkombëtare. Ky transformim ka forcuar rolin e TIA-s si një nyje kyçe rajonale për turizmin dhe lidhjet ajrore në Europë.

Rreth Wizz Air

Wizz Air operon me një flotë prej 262 avionësh Airbus A320 dhe A321. Një ekip profesionistësh të dedikuar në aviacion ofron shërbim superior dhe tarifa shumë të ulëta, duke e bërë Wizz Air zgjedhjen e preferuar të 63.4 milionë pasagjerëve gjatë vitit financiar 2025. Wizz Air është e listuar në Bursën e Londrës nën simbolin WIZZ. Kompania është vlerësuar gjithashtu si “Linja Ajrore më e Qëndrueshme me Koston më të Ulët” gjatë viteve 2021–2025 nga World Finance Sustainability Awards. Në vitin 2025, Wizz Air kryesoi renditjen e emetimeve ndër linjat ajrore kryesore, siç u prezantua nga Cirium, një kompani analitike e aviacionit, falë punës së saj në uljen e intensitetit të emetimeve. Së fundmi, në shtator 2025, Wizz Air u vlerësua me çmimin “Linja Ajrore e Qëndrueshme e Vitit 2025” në gala-mbrëmjen e Airline Economics Sustainability Awards.

Për më shumë informacion:

Wizz Air: [email protected]

V+O Albania: [email protected]

Na ndiqni në:

Instagram / Facebook / LinkedIn / X / TikTok: @wizzair

Shënime për Redaktorët:

* Të gjitha fluturimet e Wizz Air operohen me avionë Airbus A320 me 180 vende, Airbus A320neo me 186 vende, A321 me 230 vende dhe Airbus A321neo me 239 vende.

* Për foto falas të avionëve, ekuipazheve dhe bibliotekën e logos, vizitoni: https://wizzair.com/en-gb/information-and-services/about-us/press-office/

* Për më shumë informacion mbi përpjekjet e Wizz Air për qëndrueshmëri, referojuni raportit vjetor FY2025 nga faqja 179.

Rreth Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon të përjetojë rritje të fortë, duke zgjeruar rrjetin e destinacioneve dhe partneriteteve me linjat ajrore, si dhe duke investuar në infrastrukturë, teknologji dhe përvojën e pasagjerëve. Si porta kryesore e Shqipërisë, TIA luan një rol kyç në lidhjen e vendit me Evropën dhe më gjerë.

wizz air tia


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj