LIVE UPDATES
Aktualitet

Tentuan të trafikonin rreth 1 ton kanabis drejt Italisë, SPAK dërgon për gjykim 4 trafikantë (EMRAT)

SPAK ka marrë të pandehur Gregor Likaj, Arbër Saraseli, Saverjo Imeraj dhe Qemal Pekmezi me akuzën e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe grupit të strukturuar kriminal. 

31 Korrik 2023, 14:40 Nga f.i
Tentuan të trafikonin rreth 1 ton kanabis drejt Italisë, SPAK
droga e sekuestruar

VLORË- Hetimi për katër personat të ciltët tentuan të  trafikonin 1 ton kanabis me anije drejt Italisë është mbyllur. SPAK ka marrë të pandehur Gregor Likaj, Arbër Saraseli, Saverjo Imeraj dhe Qemal Pekmezi me akuzën e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe grupit të strukturuar kriminal. 

Lënda narkotike transportohej me skafe drejt një veliere që i priste në det të hapur, brenda të cilës ishin dy persona nga Ukraina.

Njoftimi i policisë:

Prokuroria e Posaçme, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, si dhe Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, ka përfunduar hetimet dhe dërguar për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, procedimin penal Nr.170/2022 në ngarkim të të pandehurve Gregor (alias Ledion) Likaj, Arbër Saraseli, Saverjo Imeraj dhe Qemal Pekmezi, të akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a/1 dhe 28/4 të Kodit Penal, “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a i Kodit Penal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal, si dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

Nga aktet dhe provat e administruara për interesa të këtij procedimi penal, si dhe akteve të administruara në kuadër të ndihmës së ndërsjelltë juridike nga autoritetet italiane të drejtësisë, ka rezultuar se më datë 07 gusht 2022, katër të pandehurit, duke shfrytëzuar mjete lundruese me mbishkrimet “Syri”, “Eljo”, “Open Space/Amantia” (të sekuestruara nga ana jonë), pikërisht në tranversën e “Gjirit të Arushës”, rreth 13.4 milje nga bregu, kanë realizuar transportimin dhe trafikimin e sasisë prej 153 pako, me peshë totale 992 kg lëndë narkotike e llojit “Cannabis Sattiva”, tek mjeti tjetër lundrues varkë me vela e quajtur “Scarabeo”.

Ky mjet lundrues, është sekuestruar nga shërbimet policore të Guardia Di Finanzza Itali, dhe në brendësi të tij është sekuestruar sasia prej 992 kg, lëndë narkotike e llojit “Cannabis Sattiva”,  e trafikuar nga të pandehurit, si dhe janë arrestuar dy shtetas ukrainas që ndodheshin në bordin e njësisë së lundrimit varkë me vela e quajtur “Scarabeo”.

Me aktin e datës 20.07.2023, është proceduar me ndarjen e akteve të procedimit penal nr.170 të vitit 2022, numërtimin e tyre me nr.170/1 të vitit 2023, dhe vijimin e hetimeve për veprat penale të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal, sa i përket identifikimit dhe vënies para përgjegjësisë të bashkëpunëtorëve të tjerë të të pandehurve.

spak gregor likaj arbër saraseli saverjo imeraj qemal pekmezi

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit