Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
• Dy shtetas me origjinë kineze janë kapur nga Policia Kufitare në aeroportin 'Nënë Tereza' në Rinas pasi tentuan që të fusnin në Shqipëri 61 kilogram kanabis, të ndarë në katër valixhe. • Lënda narkotike ishte nisur nga Tajlanda me tranzit në Emiratet e Bashkuara dhe më pas drejt Shqipërisë. • Pas sinjalizimit, autoritetet e huaja lajmëruan vendin tonë për dy shtetasit kinezë 37 dhe 48 vjeç, të cilët i kapen dhe i arrestuan menjëherë në Rinas. • Rasti më pas është përcjellë te Antidroga e Tiranës për hetime të mëtejshme. • Kanabisi me përqindje të lartë THC, nëse do të dilte në treg do të kapte një vlerë të konsiderueshme parash. • Siç shihet edhe në pamjet e publikuara, lënda narkotike e cila u sekuestrua si provë materiale ishte ndarë në 120 pako dhe e paketuar me qesen e frutit ‘durian’ dhe në valixhe.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Pamjet nga droga që është kapur ditën e sotme në Rinas janë publikuar. Nga aksioni i Policisë, janë kapur rreth 62 kg kanabis e ndarë në 120 pako me qëllim shitjen në Shqipëri.
Sasia e kanabisit të sekuestruar ishte me përqindje të lartë THC. Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

TIRANË- Policia ka dhënë detaje nga kapja drogës dhe arrestimi i dy shtetasve kinezë në aeroportin e Rinasit. Blutë bëjnë me dije se droga ishte ndarë në 120 pako me qëllim shitjen në Shqipëri. Gjithashtu sasia e kanabisit me përqindje të lartë THC u sekuestrua me cilësinë e provës materiale. Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Quality”, i zhvilluar nga DVP Tiranë, Policia Kufitare e Rinasit, Njësia e Informacionit për Pasagjerin dhe Drejtoria e Hetimit Doganor. Goditet një rast i trafikimit të kanabisit me përqindje të lartë THC nga Tajlanda në Shqipëri.
Sekuestrohen 61 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e ndarë në 120 pako. Kapen në Rinas, nga Policia Kufitare, dhe vihen në pranga 2 shtetasit kinezë që trafikuan lëndën narkotike, nga Bangkoku, me qëllim shitjen në Shqipëri.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Policia e Tiranës, me objektiv goditjen e rasteve të trafikimit të lëndës narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC, për shitje në Shqipëri, është goditur një tjetër rast i kësaj veprimtarie kriminale.
Bazuar në informacionet e siguruara nga Njësia e Informacionit për Pasagjerin, Policia Kufitare Rinas, në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve në DVP Tiranë dhe me Drejtorinë e Hetimit Doganor, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “Quality”. Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit kinezë:
-Y. G., 37 vjeç dhe Ch. J., 48 vjeç.
Këta shtetas u kapën në flagrancë në hyrje në Rinas me 2 valixhe me rreth 61 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC, që dyshohet se e kanë trafikuar nga Bangkoku, me qëllim shitjen në Shqipëri. Sasi e kanabisit u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Vijojnë hetime të thelluara për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
RINAS- Dy persona me origjinë kineze janë vënë në pranga nga Policia Kufitare në Rinas pasi tentuan që të fusnin në Shqipëri 100 kg kanabis, të ndarë në katër valixhe. Bëhet me dije se lënda narkotike ishte nisur nga Tajlanda me tranzit në Emiratet e Bashkuara dhe më pas drejt Shqipërisë.
Pas sinjalizimit, autoritetet e huaja lajmëruan vendin tonë për dy shtetasit kinezë, të cilët u ndaluan dhe arrestuan në Rinas. Më pas rasti është përcjellë te Antidroga e Tiranës për hetime të mëtejshme. Gjithashtu kanabisi ishte me përqindje të lartë THC, duke kapur një vlerë shumë të madhe në treg./Dosja.al