Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Arrestimi i 42-vjeçarit, banues në Kamëz ka ardhur në kuadër të finalizimit të operacionit policor të koduar “Replay 2”.
TIRANË- Arjan Ballcaj, ka rënë në prangat e policisë pasi ka tentuar të përfitonte 200 mijë Euro nga një biznesmen nëpërmjet mashtrimit duke u prezantuar si zyrtar i lartë. Arrestimi i 42-vjeçarit, banues në Kamëz ka ardhur në kuadër të finalizimit të operacionit policor të koduar “Replay 2”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 automjet dhe 1 celular.
NJOFTIMI I POLICISË:
DVP Tiranë/Tentoi të përfitonte 200 000 euro, nga një shtetas (biznesmen), nëpërmjet mashtrimit, duke u prezantuar si zyrtar i lartë, vihet në pranga 42-vjeçari. Finalizohet operacioni policor i koduar “Replay 2”. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit dhe Komisariatin e Policisë Nr. 6, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Sekuestrohet 1 automjet dhe 1 celular. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit dhe Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimeve ekonomike, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Replay 2”, për identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të një shtetasi i cili ka tentuar të mashtrojë një biznesmen, për të përfituar një shumë të madhe parash.
Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit A. B., 42 vjeç, banues në Kamëz. Ky shtetas ka tentuar të mashtrojë një shtetas (biznesmen), për të përfituar shumën 200 000 euro, duke u prezantuar si zyrtar i lartë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 automjet dhe 1 celular. Punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Viktima TIRANË- Dosja për vrasjen e Maringlen Gjonajt do të kalojë për gjykim. 31-vjeçari Kristjan Cenaj i arrestuar 1 vit ...
Rama dhe Sunak BRITANI E MADHE- 37 mikrobusë dhe automjete elektrike i janë dhënë Shqipërisë nga qeveria britanike me nj...
Moti TIRANË- Do të vijojnë masat polare ndikim e tyre në Shqipëri duke sjellë përmirësim të ndjeshëm t&eu...
Sibora Gagani SPANJË- Sibora Gagani, e reja shqiptare u vra nga i dashuri i saj rreth 9 vite më parë. Ajo ishte vetëm 22-vjeç ku...
Erin McKee SHBA- Ndihmës-administratorja e Agjencisë amerikane për Zhvillimin Ndërkombëtar, USAID, zonja Erin McKee thotë n&e...
Porti i Durrësit DURRËS- Këtë mbrëmje rreth orës 22:00 do të rikthehet lundrimi i trageteve nga Porti i Durrësit d...
Ismail Kadare TIRANË-Shkrimtari Ismail Kadare ka marrë pjesë në Panairin e Librit, ku ka dhënë përgjigje për pyetj...
Kampi në Angli BRITANI E MADHE- Alfred Dosku 37-vjeçari shqiptar nga Librazhdi, kishte tentuar të vriste veten në qendrën e lar...
Etleva Gjoni BERAT- Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Dimal, ku një mësuese e identifikuar me emrin Etleva Gjoni ishte duke shkuar&nb...
SERBI-Ndërrohet emri i shkollës në Bujanoc, nga “Desanka Maksimoviç” në “Ismail Kadare” Kuvendi komunal n&e...