LIVE UPDATES
Aktualitet

Tenderat e SPAK po bëhen më qesharakë se ata të qeverisë/ Kontrata 1 milionë euro u anulua për ofertë të papërshtatshme dhe më pas iu dha të njëjtës kompani

I ndarë në 5 lote, tenderi parashikonte blerje çimkash për përgjime, hapësira serveri, switch dhe blerje antivirusesh.

9 Tetor 2024, 17:35 Nga Klodian Tomorri
Tenderat e SPAK po bëhen më qesharakë se ata të
Altin Dumani

TIRANA- Në maj të këtij viti, Prokuroria e Posaçme shpalli një tender me vlerë prej 1.6 milionë eurosh në fushën e teknologjisë së informacionit. I ndarë në 5 lote, tenderi parashikonte blerje çimkash për përgjime, hapësira serveri, switch dhe blerje antivirusesh.

Që në fillim tenderi u përfol si i paracaktuar. Madje televizioni Ora News i paralajmëroi publikisht fituesit.  Në datën 16 Maj 2024, vetëm pak orë pasi ishte mbyllur procedura konkurruese në 5 lotet e shpallura nga SPAK, gazetari i “Ora News” Elton Qyno, i është drejtuar me një kërkesë për informacion kreut të SPAK, Altin Dumani, duke e vënë në dijeni se tenderat e zhvilluar brenda kësaj strukture ishin paracaktuar dhe fitues ende pa u hapur letrat është shpallur kompania “Axians Albania”.

“Që nga shpallja e kësaj procedure është folur për kompani të paracaktuar si fituese dhe nga interesimi jonë në disa kompani në Tiranë, na është konfirmuar se nuk do marrin pjesë, sepse kjo procedurë është paracaktuar nga punonjës brenda SPAK për “Axians Albania”, kompani e cila ka përgatitur dhe termat e referencës së kësaj procedure. A është pjesëmarrëse në këtë procedurë “Axians Albania” dhe a renditet kjo kompani në pikëzim pretedente për ta fituar këtë procedurë dhe konkretisht lotet për sisteme rrjeti, fire-walle, sisteme sigurie,” shkruante Qyno

SPAK përmbylli tre nga 5 lotet e tenderit. Në dy prej tyre u shpall fitues pikërisht bashkimi i kompanive ATOM dhe Axians Albania, ashtu siç kishte shkruar Qyno. loti i tretë që ishte vetëm 3 mijë euro u fitua nga kompania QuantX IT Solutions. Por loja ishte tek dy lotet e tjera, të cilat përbënin dhe llokmën më të madhe të tenderit, pasi kishin një vlerë prej 1 milionë eurosh. 

Edhe në këto dy lote kishte ofertuar sërish e njëjta kompani. Ajo e bashkimit mes Atom dhe Axians. Por ndoshta edhe nga presioni i daljes së informacionit në media, SPAK u detyrua ti anullonte ato me argumentin se nuk ishte paraqitur asnjë ofertë e përshtatshme. 

Rishpallje dhe sërish tek të papërshtatshmit

Tenderat për dy lotet e anulluara u shpallën sërish në gusht të këtij viti. Sipas dokumentave të depozituara në Agjencinë e Prokurimeve, pas kërkesës së një operatori të interesuar SPAK e ndryshoi një kriter, duke hequr cilësimin e përhershëm nga liçencat software.

Gara për të dy lotet u zhvillua në 11 shtator. Tek të dy lotet pati sërish vetëm një ofertë. Dhe ishte sërish i njëjti bashkim operatorësh. Ai mes Atom dhe Axians Albania. Por këtë herë oferta e tyre nuk ishte më e papërshtatshme si pak muaj më parë. Ndaj SPAK i shpalli fituese. Rrjedhimisht dy kompanitë përlanë edhe 1 milionë eurot e tjera duke fituar 4 nga 5 lotet e tenderit të SPAK ashtu siç kishte paralajmëruar publikisht televizioni Ora News. 

Por pse tenderat e SPAK po bëhen të gjithë me mungesë të theksuar gare. Kjo mbetet një mister i madh. Ndoshta bizneset nuk duan të kenë të bëjnë me prokurorët e posaçëm. Ose ndoshta fitorja ka qenë e marrë në në tavolinë ende pa u zhvilluar ndeshja, ashtu siç paralajmëroi gazetari Qyno.

Gjithsesi tenderi 1.6 milionë euro i çimkave, antiviruseve dhe serverave përfundoi në kokë. Tek Axiansi i Kleanthi Priftit dhe Atomi me pronarë dibranë. Me një dëm të vetëm kolateral. Tenderat e SPAK po bëhen qesharakë si këta të Ramës. Por këtu ka edhe një problem tjetër. 

Po rojet kush i ruan nga tundimi i dardhave?/ Kapitali.al

spak

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj