Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Objekti i tenderit për blerjen e këtyre medaljeve duhet bere nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, por siç ndodh shpesh në këtë vend, kompetencat merren në bazë preferencash kryeministrore dhe nisur nga kjo, për vitin shkollor 2022-2023 tenderi i medaljeve, u zhvillua nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare.
TIRANË-Për nxënësit ekselentë që përfundojnë ciklin e mesëm të studimeve me dhjeta absolute organizohet çdo vit një ceremoni e posaçme, ku ata nderohen me medalje te arta për arritjet e shkëlqyera në mësime.
Objekti i tenderit për blerjen e këtyre medaljeve duhet bere nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, por siç ndodh shpesh në këtë vend, kompetencat merren në bazë preferencash kryeministrore dhe nisur nga kjo, për vitin shkollor 2022-2023 tenderi i medaljeve, u zhvillua nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare.
Një fenomen që ngre pikëpyetje dhe dyshime, qe me pas bëhen konkrete, prandaj po i marrim sipas radhës.
Bazuar ne dokumente, sipas kodit të referencës (REF-88156-11-17-2023)gara për këtë tender është hapur më 17 nëntor 2023, por nëse bën një kontroll në sistemin elektronik të Agjencisë së Prokurimit Publik nuk ka asnjë gjurmë të hapjes së garës në këtë datë.
Shpallja në buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik është bërë vetëm më 30.11.2023, me fond limit 2,370,133.33 pa TVSH dhe afati për dhënien e ofertave është lënë po kjo datë: 30.11.2023.
Si procedurë, pas shpalljes së garës autoriteti kontraktor vlerëson ofertat dhe pas përzgjedhjes së më të përshtatshmes ai cakton fituesin.
Por jo ne rastin tone, ku shpallja e fituesit, i cili është ‘Pirro shpk’ dhe që ka ofruar 2,323,200.00, sa 98% e fondit limit është bërë në buletinin e datës 18 dhjetor 2023.
Deri këtu po themi se çdo gjë ësht٥ në rregull.
Ndërsa absurdi fillon tani.
Në buletinin nr. 103 të datës 26 dhjetor, rezulton se kontrata me kompaninë fituese është lidhur më 13 dhjetor 2023, pra 5 ditë përpara se të shpallej fitues nga Buletini Zyrtar.
Pra, lidhet njëherë kontrata dhe pastaj për ‘t’i larë duart’ me rregulloren e prokurimit publik shpallin fituesin 5 ditë më vonë. Por nuk mbaron me kaq!
Edhe pse fituesi është shpallur në datën 18 dhjetor, shpërndarja e medaljeve është bërë në 19 dhjetor nga kryeministri Edi Rama.
Pra, brenda 24 orëve, janë prodhuar plot 162 medalje të arta?
‘Fituesi nuk është shpallur me datë 18 por me 13 dhjetor, thjesht është shpërndarë në buletin më 18’- sqaroi përfaqësuesja e Shërbimeve Qeveritare.
Problemi është se ne buletinin zyrtar, edhe sot e kësaj dite nuk ka asnjë njoftim zyrtar për shpalljen e fituesit.
Pastaj kemi edhe diçka tjetër. Dakord, ne u përgënjeshtruam. 162 medalje nuk mund te prodhohen brenda 24 orëve, por brenda 5 ditëve.
Por çfarë thotë kompania fituese lidhur me këtë?
‘Jo, na duhet 2 muaj kohë për t’i bërë ato. Nuk mundemi për 6 ditë’.
Pra, gjithçka e qartë!
Kjo tregon hapur se marrëveshja për të porositur këto medalje është bërë shumë kohë më përpara se të përgatiteshin dokumentet e tenderit./Piranjat, Syri.TV
Foto ilustruese LEZHË-Merr fund makthi, Gjergj Simoni shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Lezhës. Katër muaj më parë pu...
SHKODËR-Policia e Shkodrës ka ndaluar mbrëmjen e sotme Safet Bajrin, teksa udhëtonte me një mjet të blinduar. Sipas...
Rama, Kusher dhe Ivanka Trump SHBA- Dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner, konfirmoi të premten se ai po mbyllte marrëveshje të më...
FUSHË-KRUJË-Pak orë pas ekzekutimit me armë zjarri të Gentjan Bejtjas, policia mësohet se ka shoqëruar Valter Bamin. A...
Foto ilustruese FUSHË-KRUJË-Shefi i komisariatit të Fushë Krujës, Kreshnik Alimadhi ka folur lidhur me atentatin ndaj, Gentian Be...
Shqiptarët e arrestuar ANGLI- Dy shqiptarë janë lënë në burg nga autoritet britanike nën akuzën e kontraband&e...
TIRANË-Një operacioni policor është zhvilluar mbëmjen e sotme e në Sauk. Sipas infomacioneve paraprake ësht&eum...
Foto ilustruese FUSHË-KRUJË-Gentjan Bejtja i ekzekutuar me breshëri kallashnikovi pasditen e sotme në banesën e tij në Fush&...
Makina e djegur FUSHË-KRUJË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në Larushkë të F...
SHKODËR-Të shtëna me arme zjarri janë regjistruar në fshatin Grude. Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar ne dre...