LIVE UPDATES
Aktualitet

Televizionet një “biznes i keq” në 2022, bien të ardhurat, ndonëse minutazhi i reklamave u rrit, gjysma janë me humbje

Për 10 televizionet që kanë raportuar të dhënat, totali i të ardhurave në 2022-n ishte 5.6 miliardë lekë (rreth 52 milionë euro), me një tkurrje prej 4.6% me bazë vjetore.

4 Gusht 2023, 11:50 Nga k.m.
Televizionet një “biznes i keq” në 2022, bien të
Foto ilustruese

Ndonëse ekonomia shfaqi shenja rimëkëmbjeje në 2022, pas krizave që shënoi nga tërmeti dhe pandemia, për televizionet kryesore në vend nuk ka qenë një vit i mbarë. Të dhënat financiare që televizionet kanë bërë publike në bilancet e tyre tregojnë se të ardhurat ranë për shumë operatorët, ndërsa shumë prej tyre kanë rezultuar me humbje. Nga 10 televizione që kanë raportuar të dhënat, 6 prej tyre kishin rënie të qarkullimit vjetor dhe po 6 deklaruan humbje. Dy të tjera kishin rënie të fitimeve dhe vetëm për dy ky tregues ishte me rritje.

Për 10 televizionet që kanë raportuar të dhënat, totali i të ardhurave në 2022-n ishte 5.6 miliardë lekë (rreth 52 milionë euro), me një tkurrje prej 4.6% me bazë vjetore. Klan dhe Top Channel vijojnë të dominojnë, me mbi 60% të totalit të qarkullimit dhe janë të vetmit që raportojnë nivele xhirosh nga 12-18 milionë euro. Për operatorët e tjerë kufiri maksimal është rreth 4 milionë euro. Fitimet u tkurrën me 18% për të njëjtën periudhë.

Televizionet një “biznes i keq” në 2022, bien të

Sidomos për televizionet informative, të cilat u shtuan ndjeshëm vitet e fundit, nuk ka qenë një vit i mirë, teksa ato raportojnë rënie të të ardhurave dhe rezultojnë me humbje. “TV Klan” ka vijuar të jetë operatori më i madh televiziv në vend, sipas të ardhurave, duke raportuar një qarkullim vjetor prej gati 2.1 miliardë lekësh në 2022-n, me një rritje të lehtë prej 1.4% në krahasim me vitin e mëparshëm, sipas të dhënave zyrtare të bilancit. Por, fitimet janë ulur ndjeshëm me 33%, duke zbritur në 154 milionë lekë. Shtimi i shpenzimeve erdhi nga zëri të tjera dhe shpenzimet e personelit. “Top Channel” ka mbajtur sërish vendin e dytë, me të ardhura totale prej 1.44 miliardë lekësh. Në krahasim me një vit më parë, ky televizion ka shënuar një tkurrje të të ardhurave me 9%. Edhe fitimet janë reduktuar me 71%, në 59 milionë lekë. Rënia e fitimeve erdhi disa vite pasi Top Channel ishte rimëkëmbur ndjeshëm, duke raportuar nivele rreth 200 milionë lekë për 2019-2021. Tkurrja e fitimeve erdhi si rrjedhojë e rritjes së shpenzimeve të aktivitetit (Lenda e pare dhe materiale te konsumueshme), ndërsa kostot e personelit (gjithsej 428 punonjës nga 429 në 2021) ranë me 9%. Tkurrja e fondit të pagave erdhi nga rënia e ndjeshme e drejtuesve të lartë (me 25%) dhe për drejtuesit e mesëm (-24%), si rrjedhojë e uljes së numrit të tyre nga 161 në 102. Ndërsa për stafin tjetër është rritur si fondi i pagave (+44) ashtu dhe numri i personelit, nga 204 në 262.

Gjithsesi, Top Channel mbetet televizioni që shpenzon më shumë për personelin, me 683 milionë lekë në 2022, në krahasim me 572 milionë lekë që është i njëjti zë për Tv Klan.

“Vizion Plus” është ringjitur në vendin e tretë, pasi në 2021 zbriti në të katërtin. Të ardhurat e tij ishin 436 milionë lekë, me një zgjerim prej 20.4%, duke pasur ecurinë më të mirë në këtë segment. Edhe fitimet u rritën, ndonëse ato mbeten në nivele shumë të ulëta prej 7 milionë lekësh.

“TV A 2” zbriti në vendin e katërt nga i treti që ishte një vit më parë. Të ardhurat u rritën me 6% në 414 milionë lekë, ndërsa fitimet ishin minimale në 6.2 milionë lekë. “News 24” ka raportuar rënie të të ardhurave me 12.9%, në 347 milionë lekë, dhe ka deklaruar humbje.

“ABC News” shënoi tkurrje me 14.5% të qarkullimit vjetor, duke zbritur në 346.7 milionë lekë dhe iu rikthye humbjeve pasi rezultoi me fitim në 2021. “Euronews”, deklaroi të ardhura prej 216 milionë lekësh (-24%).

“Syri TV” ishte televizioni i vetëm informativ që deklaroi rritje të të ardhurave me 15% në 145 milionë lekë, por rezulton me humbje. “Televizioni Scan” kishte të ardhura prej 106 milionë lekësh (-16.6%). Televizioni Scan ka shënuar sërish ndryshime të pronësisë së fundmi. Pasi grupi Balfin bleu në mars 2022 100% të aksioneve të Scan nga 8 ortakë privatë, në qershor të këtij viti ka shitur 30% të aksioneve duke mbajtur 70%. 15% të aksioneve kanë kaluar tek Artan Hoxha dhe 15% të tjera të Dorina Sela.

“Fax News” përgjysmoi të ardhurat në 54 milionë lekë.

Minutazhi i reklamave u rrit, por të ardhurat ranë, parashikimet nuk janë shumë optimiste

Rënia e të ardhurave të tregut televiziv është në tendencë të kundërt me të dhënat e hapësirës kohore të reklamave të raportuara në 2022 nga agjencitë e monitorimit, sipas të cilave sekondat e reklamuara u rritën me 12% në 2022 për shkak të Big Brother Vip dhe kampionatit botëror të futbollit.

Televizioni nuk ka pasur rritjen që pritej për shkak të orientimit të kompanive drejt reklamimit dixhital, thanë për Monitor përfaqësues të “Le Spot Group”, një prej më të mëdhenjve në tregun e publicitetit në vend. Oliver Petrovski nga agjencia “New Moment” konfirmon se ecuria e televizioneve nuk ka qenë ajo që pritej dhe rënie e të ardhurave shpjegohet me marrëveshjet me çmime më të ulëta (ndonëse zyrtaret nuk kanë rënë), paketat dhe kleringun. Ai shton se dhe pritshmëritë nuk janë shumë optimiste, duke parë tregun në Europë, ku recesioni global mund të ketë më shumë ndikim në 2024.

Kjo mund të çojë në rënien e buxheteve të reklamimit të kompanive ndërkombëtare, që mund të ndihet dhe në Shqipëri. Përqendrimi i tregut të telekomunikacioneve në dy operatorë, pritet të ulë buxhetet e një prej segmenteve më të mëdha reklamuese. Një tjetër tendencë e dukshme, sipas Petrovskit është transferimi i buxheteve nga televizionet drejt kanaleve dixhitale, si marketing direkt përmes rrjeteve sociale, apo dhe influencerave, që në Shqipëri po njeh rritje të lartë./Monitor

televizionet shqiptare

Sondazh

Poll

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin