LIVE UPDATES
Aktualitet

Bisedat në "Sky" nxjerrin Gjokën, Bajrin e Martinaj në trafikun e drogës. Gjoka del në falsifikimet në Velipojë

Mes të hetuarve janë dhe Ervis Martinaj, Behar Bajri dhe shumë personave të tjerë që autoritetet Franceze, kanë thyer kodet e komunikimit në "Sky". Pëllumb Gjoka shfaqet me kodin PIN SkyECC "7142D9" ndërsa vijojnë përdorues të tjerë me kodet" "MHSE7L", "2Q4RSM", "9E6STL" dhe "TIV9E3" etj.

3 Gusht 2023, 22:38 Nga Elton Qyno

Bisedat në "Sky" nxjerrin Gjokën, Bajrin e Martinaj në

TIRANË- Mes akuzave të rënda për vrasje dhe sigurim i kushteve për të kryer vrasjen, ndaj biznesmenit strategjik Pëllumb Gjoka, SPAK po kryhen hetime dhe për trafik droge nga vendet e Amerikës Latine në disa vende të Europës.

Mes të hetuarve janë dhe Ervis Martinaj, Behar Bajri dhe shumë personave të tjerë që autoritetet Franceze, kanë thyer kodet e komunikimit në "Sky". Pëllumb Gjoka shfaqet me kodin PIN SkyECC "7142D9" ndërsa vijojnë përdorues të tjerë me kodet" "MHSE7L", "2Q4RSM", "9E6STL" dhe "TIV9E3" etj.

Por ajo që është më e dhimbshme në këtë çështje për Pëllumb Gjokën, është se SPAK po kryhen hetime dhe për tjetërsimin e një prone në plazhin e Velipojës.

Për ironi të fatit kjo dosje me falsifikime është kallëzuar në SPAK nga dy kushërinj të Pëllumb Gjokës, Lule Zefi dhe djali i saj Donald Zefi.

"Ora News" mëson se kallëzimi i tyre është depozituar në muajin Janar 2023, për akuzën e "Falsifikimit të dokumenteve", "Pastrim i produkteve të veprës penale" dhe "Grup i strukturuar kriminal".

Por tashmë ky kallëzim është bashkuar me dosjen e vrasjeve, duke formuar një procedim të vetëm me Nr.41.

Në materialin e dërguar, nga nenë dhe bir pretendojnë se janë trashëgimtarë të shtetases Drande Hotaj dhe se pasuritë e paluajtshme të Drande Hotaj, një sipërfaqe prej 39 ha në fshatin Pulaj komuna Velipojë, janë tjetërsuar dhe marrë në mënyrë të paligjshme nga Pëllumb Gjoka në bashkëpunim me Ndue Prelë Hotaj, Lize Hotaj, Ardian Beci, Sonila Boga, Agim Ajeti, Vath Dashi etj.

Por mbi bazën e një  informacioni të referuar nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, SPAK ka regjistruar në 13 mars 2023 procedimin penal nr.41 të vitit 2023, për veprat penale të "Vrasja me paramendim". "Heqja e paligjshme e lirise", "Shpërdorimi i detyrës", "Ekspertimi i rremë". "Falsifikimi i dokumenteve", "Trafikimit të narkotikëve" në bashkëpunim në formën e "Grupit të strukturuar kriminal", "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal". "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale".

Më konkretisht hetuesit referojnë se në kuadër të bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar, agjencitë ligj zbatuese Evropiane, EUROPOL, kanë përcjellë informacione për disa shtetas shqiptarë përdorues të kodeve PIN SkyECC "MHSE7L", "2Q4RSM", "9E6STL", "7142D9" dhe "TIV9E3", të cilët dyshohen si të përfshirë në aktivitet kriminal në fushën e krimeve kundër jetës, trafikimit të lëndëve narkotike të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal, falsifikimi i dokumenteve dhe shpërdorimi i detyrës nga funksionar publik, të cilët kanë koordinuar me njëri tjetrin nëpërmjet komunikimeve të enkriptuara në aplikacionin SkyECC.

Përdoruesit e këtyre PIN SkyECC janë disa shtetas shqiptarë që kanë bashkëpunuar me njëri tjetrin në raste të ndryshme me qëllim kryerjen e e veprave penale, sigurimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike të llojit kanabis, kokainë nga Shqipëria drejt vendeve tjera të Bashkimit Evropian si dhe nga Amerika e Jugut drejt porteve kryesore Evropiane.

Gjithashtu kanë komunikuar dhe ndërvepruar midis tyre lidhur me tjetërsimin e një sipërfaqe toke në bregdet duke falsifikuar dokumente shtetërore në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë.

Marrë nga Ora News

pëllumb gjoka ervis martinaj behar bajri

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet