LIVE UPDATES
Aktualitet

“Të vras, të zhduk me acid”/ Kërcënime e tortura, si u rrëmbye dhe u dogj me cigare Ilir Topçiu në Bilisht? ZBARDHET pengmarrja që çoi në shkarkimin e shefit të Korçës

Të tre të dyshuarit ndodhen në paraburgimin e Drenovës prej 30 ditësh, pas vendimit të Gjykatës së Korçës për t’i lënë në arrest me burg 40 ditë, në kuadër të akuzave për “heqje të paligjshme të lirisë”, “plagosje të lehtë me dashje” dhe “kanosje”, të kryera në bashkëpunim.

5 Dhjetor 2025, 21:04 Nga M.L

“Të vras, të zhduk me acid”/ Kërcënime e

KORÇË- Dosja hetimore e pengmarrjes në Bilisht ka zbardhur detaje tronditëse mbi ngjarjen e rëndë dhe dhunimin e Ilir Topçiut, e cila ka ndodhur më datë 30 tetor të këtij viti. Topçiu dyshohet se është marrë peng dhe dhunuar barbarisht nga Altin Nallbati, i njohur si “Duçja”, vëllai i deputetit demokrat Bledjon Nallbati, si dhe nga Marsel Buçi dhe Trajan Çeliku.

Të tre të dyshuarit ndodhen në paraburgimin e Drenovës prej 30 ditësh, pas vendimit të Gjykatës së Korçës për t’i lënë në arrest me burg 40 ditë, në kuadër të akuzave për “heqje të paligjshme të lirisë”, “plagosje të lehtë me dashje” dhe “kanosje”, të kryera në bashkëpunim.

Nga dokumentet rezulton se Çeliku e ka marrë Topçiun nga arresti shtëpiak nën pretendimin se do ta çonte në një ballafaqim me shefin e krimeve të Bilishtit.

Sipas hetimeve fillestare, Nallbati, Buci dhe Çeliku kanë marrë me forcë nga banesa 32-vjeçarin, i cili ishte me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, dhe e kanë çuar në një biznes privat, ku është keqtrajtuar.

Mëseohet se ai është dërguar në një magazinë të Altin Nallbatit, që sipas hetimeve dyshohet se është i përfshirë në aktivitete të trafikut të emigrantëve dhe lëndëve narkotike në zonën Korçë-Devoll.

Ekspertiza mjeko-ligjore përshkruan plagë dhe dëmtime të shumta në trupin e të dhunuarit, përfshirë hematoma, goditje të forta dhe dy shenja të djegies në ballë, të cilat dyshohet se janë shkaktuar me cigare të ndezur: Tek i dëmtuari konstatohet një hematomë e syrit, ekimoza në kokë, gjoks, bark, dy plagë combustioni në ballë, këto dëmtime janë shkaktuar me mjet të fortë dhe me energji të lartë me mundësinë më të madhe cigare e ndezur.

Topçiu ka deklaruar para hetuesve se është goditur brutalisht me grushte e shkelma për rreth 10 minuta dhe është kërcënuar për jetën, ndërsa është përdorur edhe dhunë e përsëritur nga të gjithë të dyshuarit.

Topçiu: Marsel Buçi më ka fikur cigaren në ballë dhe më ka kërcënuar me fjalët se ‘do e vriste, do e zhdukte me acid’. Sapo zbres nga makina, Altin Nallbati më ka goditur me grusht dhe më ka thënë ofendime të rënda, duke më goditur me shkelma pa fund. Nuk po ndjehesha mirë, mu errën sytë dhe isha pa ndjenja. Këto shkelma dhe grushta kanë zgjatur rreth 10 minuta. Trajan Çeliku më ka marrë duke më gënjyer, Marseli më ka goditur dhe më kanë sharë dhe ofenduar, duke më fikur cigaren në ballë. Të tre këta shtetas më kanë rrahur dhe kërcënuar në ambientet e biznesit të Altin Nallbatit.

Nëna e tij, Lefterije Topçiu, ka pohuar se e ka gjetur djalin me shenja të dukshme dhune dhe se ai i ka treguar më vonë se ishte marrë nga shtëpia pa dëshirën e tij dhe ishte rrahur: Rreth pasdites flas me djalin tim Ilir për t’i thënë që hajde hamë bukë. Ai më përgjigj se nuk donte të hante. Kur u afrova, pashë që kishte të nxirë syrin e djathtë. Ai më tregoi gjithçka më vonë, duke thënë se e kishin marrë nga shtëpia, e kishin dërguar në Bilisht dhe e kishin rrahur.

Ngjarja ka shkaktua lëkundje të forta në radhët e policisë lokale, pasi Drejtori i Policisë së Korçës, Erjon Ahmeti, është shkarkuar, ndërsa nëndrejtori dhe disa efektivë të Komisariatit të Devollit janë pezulluar, për shkak të dyshimeve për neglizhencë dhe mosveprim ndaj rasteve të raportuara./ Dosja.al

altin nallbati duçja bledjon nallbati marsel buçi trajan Çeliku ilir topçiu

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit