LIVE UPDATES
Aktualitet

Gjykata Themelore refuzon kërkesën e Kelmendit për pezullimin e shkarkimit nga posti i Kryeprokurorit të Shtetit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar padinë e Besim Kelmendit, përmes së cilës ai kërkoi masë të përkohshme të sigurisë dhe pezullim të vendimit të Këshillit Prokurorial (KPK) për shkarkimin e tij nga posti i ushtruesit të detyrës të Kryeprokurorit të Shtetit.

5 Dhjetor 2025, 19:32 Nga M.L
Gjykata Themelore refuzon kërkesën e Kelmendit për pezullimin e
Besim Kelmendi

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar padinë e Besim Kelmendit, përmes së cilës ai kërkoi masë të përkohshme të sigurisë dhe pezullim të vendimit të Këshillit Prokurorial (KPK) për shkarkimin e tij nga posti i ushtruesit të detyrës të Kryeprokurorit të Shtetit. Avokati i tij ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën e Apelit, raporton Betimi për Drejtësi.

Nga Gjykata Themelore konfirmuan për Radion Evropa e Lirë se më 4 dhjetor është marrë vendim për padinë e Kelmendit ndaj KPK-së dhe se i njëjti u është dërguar palëve.

Gjykata Themelore ka argumentuar se nuk janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së përkohshme, siç parashihet në Ligjin për konfliktet administrative. Po ashtu, kjo gjykatë ka konstatuar se pretendimet për dëm të reputacionit dhe atë profesional nuk janë mbështetur në fakte konkrete.

Ky institucion tha se pezullimi i vendimit të KPK-së për shkarkimin e Kelmendit, do të cenonte interesin publik, do të krijonte paqartësi institucionale si dhe do të ndërpriste proceset e rregullta vendimmarrëse në sistemin prokurorial.

Avokati i Kelmendit, Flakron Sylejmani i tha Betimit për Drejtësi se vendimi i Themelores ka të bëjë vetëm me kërkesën për masë të përkohshme dhe se ligjshmëria e vendimit për shkarkim nuk është vlerësuar.

Shkarkimi i Besim Kelmendit: Si erdhi deri te vendimi dhe a ishte i ligjshëm?
Më 25 nëntor, Themelorja konfirmoi se kishte pranuar padinë e dorëzuar nga Kelmendi që kontestonte vendimin e KPK-së të datës 20 nëntor.

Kelmendi në padi ka argumentuar se ky vendim është marrë pa kuorum dhe pa respektim të procedurave ligjore. KPK-ja, ndërkaq, i kishte kërkuar Themelores që të refuzonte kërkesën e Kelmendit për masë të përkohshme, duke argumentuar se posti i u.d. Kryeprokurorit nuk përbën mandat të garantuar ligjor dhe është funksion i përkohshëm dhe i zëvendësueshëm.

KPK-ja ka thënë se largimi i Kelmendit nga kjo pozitë nuk e ka cenuar statusin e tij profesional, pasi ai vazhdon të jetë prokuror i shtetit, pa humbur të drejtën e punësimit dhe pagës.

Vendimi për shkarkimin e Kelmendit ishte kontestuar nga organizatat joqeveritare që monitorojnë sistemin e drejtësisë, që kishin argumentuar se ai ishte një vendim i marrë në mungesë kuorumi në mbledhjen e KPK-së dhe se ishte një vendim “i paligjshëm, arbitrar dhe abuziv”.

Për vendimin ka reaguar edhe faktori ndërkombëtar. Ambasada amerikane në Prishtinë ka bërë thirrje që të respektohen ligjet dhe të ndiqen procedurat e duhura ligjore, ndërkaq Zyra e Bashkimit Evropian ka vlerësuar se shkarkimi i Kelmendit pengon reformat e nevojshme në KPK dhe shpërfill parimet e ligjit dhe minon përparimin e shtetit drejt bllokut evropian.

Reçaku
KPK-ja mori vendim për shkarkimin e Kelmendit një ditë pasi ai u paraqit në Prokurorinë Speciale të Kosovës si dëshmitar lidhur me punën e tij në gjykatë në kohën kur ka ndodhur masakra e Reçakut.

Kelmendi në një konferencë për media të mbajtur më 19 nëntor i mohoi raportimet se kishte bashkëpunuar me gjyqtaren serbe, Danica Marinkoviq, më 1999, e cila e kishte përsipër rastin e masakrës së Reçakut.

Atëbotë, Marinkoviq punonte si gjyqtare në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, dhe e kishte cilësuar masakrën si “ngjarje të trilluar".

Në atë masakër u vranë 45 civilë shqiptarë.

Kelmendi ka konfirmuar se është paraqitur në Prokurori si dëshmitar. Sipas tij, në atë periudhë ishte i punësuar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë si bashkëpunëtor profesional, duke theksuar se kryente punën e procesmbajtësit, andaj i mohoi akuzat se ishte asistent i Marinkoviqit.

Deklarimet e tij erdhën pas pretendimeve të medias lokale në Kosovë, Paparaci, se Kelmendi kishte qenë i përfshirë në trajtimin e rastit të Reçakut më 1999.

Sipas tij, Marinkoviq ishte gjyqtarja që “zhduku provat për masakrën e Reçakut”.

Pretendimet e atëhershme të gjyqtares serbe, Marinkoviq për masakrën e Reçakut, janë në linjë të njëjtë edhe me narrativin e tanishëm që kanë autoritetet serbe për këtë ngjarje.

William Walker, që gjatë vitit 1999 kishte shërbyer si shef i Misionit Verifikues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) kishte dokumentuar krimet e kryera në këtë fshat.

Pas masakrës së Reçakut, në mars të vitit 1999, NATO-ja i sulmoi caqet ushtarake policore në ish-Jugosllavi.

Pas 78-ditësh të sulmeve, bombardimet janë ndërprerë më 10 qershor 1999, me miratimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, kishte mundësuar edhe kthimin në shtëpitë e tyre të më shumë se 800.000 refugjatëve, personave të zhvendosur brenda dhe jashtë Kosovës.

Në luftën e zhvilluar në Kosovë më 1998/99, janë vrarë mbi 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur.

Afër 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë./ REL

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës