5 Dhjetor 2025, 18:08
Nga M.L
Foto ilustruese
HOLANDË- Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, së bashku me prokuroren e posaçme Dorina Bejko, morën pjesë më 2–3 dhjetor në një takim të nivelit të lartë të prokurorëve nga katër vende të Ballkanit Perëndimor dhe 11 vende të Amerikës Latine, i zhvilluar në selinë e EUROJUST-it në Hagë.
Gjatë fjalës së tij, Altin Dumani theksoi rëndësinë e bashkëpunimit efektiv me agjencitë partnere dhe nevojën për shkëmbim të shpejtë dhe të saktë të informacionit, si element kyç për përballimin e sfidave ndërkombëtare në fushën e drejtësisë.
“SPAK ka kaluar nga një agjenci që kryesisht merrte informacion, në një institucion që furnizon partnerët ndërkombëtarë me të dhëna të verifikuara dhe operacionale, duke u shndërruar në një kontribues të vërtetë të sigurisë,” tha Dumani.
Në kuadër të takimit të nivelit të lartë të EUROJUST-it në Hagë, drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, zhvilloi takime bilaterale me homologët e Paraguajit, Perusë, Kilit, Brazilit, Kolumbisë, Republikës Domenikane dhe Ekuadorit.
Gjatë këtyre takimeve u nënshkruan gjithashtu pesë memorandume mirëkuptimi me prokuroritë e Brazilit, Kilit, Kolumbisë, Republikës Domenikane dhe Paraguajit. Qëllimi i këtyre marrëveshjeve është forcimi i bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar, me fokus të veçantë trafikun e lëndëve narkotike.
Aktivitetet u zhvilluan brenda kuadrit të një eventi tre-ditor, më i madhi ndonjëherë i organizuar nga EUROJUST me partnerë nga vendet e treta. Përveç vendeve të Bashkimit Europian, Ballkanit Perëndimor dhe Amerikës Latine, në këtë ngjarje morën pjesë edhe përfaqësues nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut.
Fokus i këtij eventi ishte forcimi i bashkëpunimit operacional mes këtyre rajoneve dhe Bashkimit Europian.
altin dumani
Aktualitet
5 Dhjetor 2025, 17:52
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Policia ka arrestuar një 41-vjeçar në Tiranë. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi kishte fshehur nj&e...
Aktualitet
5 Dhjetor 2025, 17:28
M.L
Erjon Boba
DURRËS- Familjarët e 15-vjeçarit Erjon Boba, i cili ndërroi jetë dje pas gjashtë ditësh në Spital...
Aktualitet
5 Dhjetor 2025, 17:05
M.L
Foto nga vendngjarja
TIRANA- Një trafik i rënduar është shënuar këtë të shtunë në aksin Tiranë&ndash...
Aktualitet
5 Dhjetor 2025, 16:49
M.L
Viktima, tabela e klasës
DURRËS- Nxënësit e klasës së 15-vjeçarit Erjon Boba, i cili humbi jetën tragjikisht...
Aktualitet
5 Dhjetor 2025, 16:30
M.L
Babai, viktima
KORÇA- Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur lirimin nga qelia të Edison dhe Roland Gurit, babait dhe xhaxhait të...
Aktualitet
5 Dhjetor 2025, 16:12
M.L
Erjon Boba
DURRËS- Personi që shihni në foton është Erjon Boba, 15‑vjeçari që u plagos disa ditë më parë...
Aktualitet
5 Dhjetor 2025, 16:10
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur vendi...
Aktualitet
5 Dhjetor 2025, 15:53
E.d
Foto ilustruse
POGRADEC- Një aksident rrugor ka ndodhur në Tushemisht të Pogradecit. Dy automjete janë përplasur me njëra-tje...
Aktualitet
5 Dhjetor 2025, 13:54
E.d
Foto ilustruse
GRAMSH- Familja e një punonjësi policie është përfshirë në një konflikt me disa persona të tjer...
Aktualitet
5 Dhjetor 2025, 13:39
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 25-vjeçar në Tiranë. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi ...