LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Ngjarja e paralajmëruar/ Konflikti për pronat i merr jetën 34-vjeçarit në Has! Autori erdhi nga Anglia për ta vrarë, mbi 20 kallëzime në Polici

•  Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Pla të Hasit.•  Policia bën me dije se rreth orës 16:40 është marrë njoftim se 41-vjeçari Ylber Jaku, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri 34-vjeçarin Rushit Sallahu për motive pronësie. •  Gjithashtu në njoftimin e policisë thuhet se 41-vjeçari është arrestuar dhe i është sekuestruar arma e dyshuar e krimit. •  Sipas informacioneve autori, Ylber Jaku, 41-vjeç, dyshohet se e ka pritur viktimën disa metra nga shtëpia dhe sapo ka zbritur nga mjeti e ka qëlluar duke i marrë jetën. •  Gjithashtu policia bëm me dije se ngjarja ka lidhje me konfliktin e raportuar ditën e djeshme ku dy bashkëshortët përfunduan në spital pas përleshjes për shkak të sherrit për pronat, teksa kishin nisur hetimet për të dyja palët. •  Si autore e plagosjes së çiftit të bashkëshortëve u arrestuar vajza 21-vjeçare, motra e viktimës së sotme. •  Sipas dinamikës rezulton se A. Sallahu, pas konfliktit për pronësi, sulmoi çiftin e bshkëshortëve, që po mjekohen në spital dhe për motive hakmarrje dyshohet se sot i afërmi i të dëmtuarve ka sulmuar fatalisht me armë zjarri familjarin e autores së plagosjes së dyfishtë.•  Mësohet se familja Jaku ka bërë mbi 20 kallëzime ndër vite për konfliktin. • Kallëzimet janë bërë nga babai i autorit i cili u kërkonte institucioneve zgjidhjen e konfliktit.

13 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Vrasja në Has, konflikti nisi për shkak të rrugës që është hapur mes tokave, detaje

Ngjarja e paralajmëruar/ Konflikti për pronat i merr jetën
Foto nga vendi i ngjarjes

HAS- Të tjera detaje kanë dalë lidhur me vrasjen e ndodhur sot në fshatin Plan në Has nga ku mësohet se konflikti ka nisur për shkak të një rruge e cila ndante dy shtëpitë. Bëhet me dije se toka ka qenë më parë e ish-ndërmarrjes bujqësore dhe ka qenë pa certifikatë pronësie.

Gjithashtu mësohet se një nga nga familjet ka hapur edhe rrugë kalimi vite më parë. Sipas informacioneve, gjurma e rrugës ka qenë burim konfliktesh prej vitesh, pasi dy familjet pretendojnë se rruga ka prekur pronat e tyre. 

1 VITE ME PARE

Ngjarja në Has/ Motra e viktimës dhunoi prindërit e Ylber Jakut! Mbi 20 kallëzime në vite në polici për konfliktin, babai i autorit u kërkoi institucioneve zgjidhje

Ngjarja e paralajmëruar/ Konflikti për pronat i merr jetën
pamje nga vendngjarja

HAS- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja në fshatin plan të Hasit, ku viktimë mbeti Rushit Sallahu. Mësohet se familja Jaku ka bërë mbi 20 kallëzime ndër vite për konfliktin. Siç raportohet kallëzimet janë bërë nga babai i autorit i cili u kërkonte institucioneve zgjidhjen e konfliktit. Por me sa duket autoritetet nuk kanë ndërhyrë për të zgjidhur konfliktin. 

Përplasja mes familjeve Sallahu dhe Jaku ka pasur në thelb mosmarrëveshje për çështje pronësore, që kanë degjeneruar në dhunë fizike dhe përfunduan tragjikisht me humbjen e një jete. Sakaq Artjola Sallahu, motra 21-vjeçare e viktimës Rushit Sallahu, që u vra sot nga Ylber Jaku në fshatin Pla në qarkun e Kukësit, ka dhunuar fizikisht dy prindërit e autorit të krimit.

Si pasojë e dhunës, të dy të moshuarit janë shtruar në spitalin e Traumës, ku nëna e autorit Ylber Jaku ka thyerje të legenit. Për këtë konflikt, motra e viktimës është arrestuar një ditë më parë dhe ndodhet në burg. Gjatë ditës së sotme, autori Ylber Jaku 41-vjeç ka vizituar të moshuarit në spital dhe duke parë gjendjen e tyre të rëndë shëndetësore si pasojë e dhunës, ka vrarë në fshat vëllain e vajzës që dhunoi të moshuarit.

1 VITE ME PARE

Vrasja për pronat në Has/ Autori Ylber Jaku e kishte paralajmëruar krimin, ja çfarë shkruante në rrjetet sociale 41-vjeçari që sapo ishte kthyer nga Anglia (FOTO)

Ngjarja e paralajmëruar/ Konflikti për pronat i merr jetën
Ylber Jaku

HAS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Pla të Hasit, ku 41-vjeçari Ylber Jaku ekzekutoi me  armë zjarri 34-vjeçarin Rushit Sallahu. Por siç duket Ylber Jaku, autori i vrasjes e kishte paralajmëruar krimin.

Në rrjetin social Facebook, ai ka postuar foto me mbishkrime ku lajmëron drejtësi në emër të Allahut. Si një njeri që beson në fenë islame, Jaku thotë se kur injorohet drejtësia, ai duhet të bëjë drejtësi.

Ngjarja e paralajmëruar/ Konflikti për pronat i merr jetën

Gjithashtu Ylber Jaku jetonte në Angli, por pas konfliktit në të cilin ishin dhunuar prindërit e tij një ditë më parë, ka prerë biletën dhe më pas ka mbërritur në Has, aty ku edhe ka kryer vrasjen.

Ngjarja e paralajmëruar/ Konflikti për pronat i merr jetën

 

1 VITE ME PARE

FOTO/ Vrasja për motive pronësie në Has, ja kush është autori i dyshuar i ngjarjes

Ngjarja e paralajmëruar/ Konflikti për pronat i merr jetën
Ylber Jaku

HAS- Personi në foto është 41-vjeçari Ylber Jaku, i dyshuar për vrasjen e sotme me armë zjarri të 34-vjeçarit Rushit Sallahu në Has. Policia ka bërë me dije se rreth orës 16:40 është marrë njoftim se 41-vjeçari Ylber Jaku, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri 34-vjeçarin Rushit Sallahu për motive pronësie.

Gjithashtu në njoftimin e policisë thuhet se 41-vjeçari është arrestuar dhe i është sekuestruar arma e dyshuar e krimit. Sipas informacioenve, një ditë më parë ka ndodhur një sherr mes fisit Sallahu dhe fisit Jaku, ku anëtarët e familjeve janë zënë me shkopinj, ndërsa sot viktima 34-vjeç është gjetur i vrarë me armë zjarri.

1 VITE ME PARE

Konflikti për pronat dhe hakmarrja për plagosjen e çiftit të bashkëshortëve në Has/ Motra e viktimës goditi me shkop prindërit e autorit një ditë më parë

Ngjarja e paralajmëruar/ Konflikti për pronat i merr jetën
foto ilustruese

HAS- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen në Has, ku viktimë mbeti 34-vjeçari Reshit Sallahu. Sipas informacioneve autori, Ylber Jaku, 41-vjeç, dyshohet se e ka pritur viktimën disa metra nga shtëpia dhe sapo ka zbritur nga mjeti e ka qëlluar duke i marrë jetën. Gjithashtu policia bëm me dije se ngjarja ka lidhje me konfliktin e raportuar ditën e djeshme ku dy bashkëshortët përfunduan në spital pas përleshjes për shkak të sherrit për pronat, teksa kishin nisur hetimet për të dyja palët.

Si autore e plagosjes së çiftit të bashkëshortëve u arrestuar vajza 21-vjeçare. Por ditën e sotme (7 maj), në orën 16:40, Policia raporton se Ylber Jaku 41- vjeç, i afërm i bashkëshortëve të plagosur, ka qëlluar për vdekje me armë Reshit Sallahun, 34 vjeç, i cili është vëllai i vajzës së dyshuar që plagosi bashkëshortët pas sherrit.

Sipas dinamikës rezulton se A. Sallahi, pas konfliktit për pronësi, sulmoi çiftin e bshkëshortëve, që po mjekohen në spital dhe për motive hakmarrje dyshohet se sot i afërmi i të dëmtuarve ka sulmuar fatalisht me armë zjarri familjarin e autores së plagosjes së dyfishtë.

Po ashtu mësohet se familja Jaku ka bërë mbi 20 kallëzime ndër vite për konfliktin. Kallëzimet janë bërë nga babai i autorit i cili u kërkonte institucioneve zgjidhjen e konfliktit.

Policia dhe forca të shumta mbështetëse kanë shkuar në vendngjarje, duke kryer arrestimin e autorit dhe sekuestrimin e armës së krimit. Hetimet për krimin janë ende aktive dhe pritet të sqarohen rrethana të tjera. Si rezultat i veprimeve të shpejta  policore u bë kapja  dhe arrestimi i autorit të dyshuar. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit e dyshuar e përdorur nga autori.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë dje, për një konflikt për motive pronësie në fshatin Pla, bëjmë me dije se në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Has arrestuan në flagrancë shtetasen: A. S., 21 vjeçe, banuese në fshatin Pla, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se gjatë konfliktit për motive pronësie, kjo shtetase ka goditur me mjete të forta, shtetasit A. J., 65 vjeç dhe V. J., 60 vjeçe (bashkëshortë). Shtetasi A. J. mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasja V. J. vijon të jetë në kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme”, shkruhet në njoftimin e policisë të një dite më parë.

Njoftimi:

Rreth orës 16: 40, është marrë njoftim se në fshatin Pla, shtetasi Y. J., 41 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. S., 34 vjeç, dyshohet për motive pronësie. Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet Policisë, si dhe në mbështetje të Policisë lokale shkuan Forcat e Posaçme Shiqponja të DVP Kukës.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore u bë kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit e dyshuar e përdorur nga autori. Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

1 VITE ME PARE

Vrasja për motive pronësie në Has, ja PAMJET e automjetit ku u vra 34-vjeçari

Ngjarja e paralajmëruar/ Konflikti për pronat i merr jetën
Automjeti

HAS- Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Pla të Hasit. Ndërkohë fotoja e mësipërme tregon aujtomjetin ku dyshohet se u vra 34-vjeçari Rushit Sallahu.

Nga ana tjetër, Policia ka bërë me dije se rreth orës 16:40 është marrë njoftim se 41-vjeçari Ylber Jaku, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri 34-vjeçarin Rushit Sallahu për motive pronësie. Gjithashtu në njoftimin e policisë thuhet se 41-vjeçari është arrestuar dhe i është sekuestruar arma e dyshuar e krimit. 

Po ashtu sipas informacioenve, një ditë më parë ka ndodhur një sherr mes fisit Sallahu dhe fisit Jaku, ku anëtarët e familjeve janë zënë me shkopinj, ndërsa sot viktima 34-vjeç është gjetur i vrarë me armë zjarri.

Tashmë dyshohet se Ryshyt Sallahu ka goditur nënën e autorit një ditë më parë dhe për këtë arsye 41-vjeçari ka marrë hak. Mësohet se viktima është gjetur i vdekur në makinë e tij.

 

1 VITE ME PARE

Vrasja për motive pronësie në Has/ DINAMIKA: Një ditë më parë ndodhi një sherr fizik mes dy fiseve! Viktima gjendet i ekzekutuar në makinë

Ngjarja e paralajmëruar/ Konflikti për pronat i merr jetën
Foto ilustruese

HAS- Një vrasje me armë zjarri në fshatin Pla i ka marrë jetën sot 34-vjeçarit Rushit Sallahu. Autori i vrasjes sipas informacioneve është 41-vjeçari Ylber Jaku i cili është vënë në pranga. Bëhet me dije se Jakut i është sekuestruar dhe arma e zjarrit e dyshuar si e përdorur gjatë krimit.

Po ashtu sipas informacioenve, një ditë më parë ka ndodhur një sherr mes fisit Sallahu dhe fisit Jaku, ku anëtarët e familjeve janë zënë me shkopinj, ndërsa sot viktima 34-vjeç është gjetur i vrarë me armë zjarri.

Tashmë dyshohet se Ryshyt Sallahu ka goditur nënën e autorit një ditë më parë dhe për këtë arsye 41-vjeçari ka marrë hak. Mësohet se viktima është gjetur i vdekur në makinë e tij.

1 VITE ME PARE

Vrasja e 34-vjeçarit në Has/ Policia: Dyshohet për motive pronësie, u sekuestrua arma e zjarrit e përdorur nga autori

Ngjarja e paralajmëruar/ Konflikti për pronat i merr jetën
Foto ilustruese

HAS- Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Pla të Hasit. Policia bën me dije se rreth orës 16:40 është marrë njoftim se 41-vjeçari Ylber Jaku, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri 34-vjeçarin Rushit Sallahu për motive pronësie. Gjithashtu në njoftimin e policisë thuhet se 41-vjeçari është arrestuar dhe i është sekuestruar arma e dyshuar e krimit. 

Njoftimi:

Has/Informacion paraprak

Rreth orës 16: 40, është marrë njoftim se në fshatin Pla, shtetasi Y. J., 41 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. S., 34 vjeç, dyshohet për motive pronësie. Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet Policisë, si dhe në mbështetje të Policisë lokale shkuan Forcat e Posaçme Shiqponja të DVP Kukës.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore u bë kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit e dyshuar e përdorur nga autori. Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

1 VITE ME PARE

EMRI/ Vrasja në Has, identifikohet viktima

Ngjarja e paralajmëruar/ Konflikti për pronat i merr jetën
Foto ilustruese

HAS- Rushit Sallahu është viktima e ngjarjes së rëndë që u raportua sot nga Hasi. Ai ka humbur jetënë pas të shtënave me armë zjarri ndërsa raportohet se autori i ngjarjes është Ylber Jaku i cili është arrestuar nga policia. 

Sipas informacioneve,  vrasja ka ndodhur pas një sherri për motive pronësie. Ndërkohë, në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet Policisë, si dhe në mbështetje të Policisë lokale shkuan Forcat e Posaçme Shiqponja të DVP Kukës.

1 VITE ME PARE

EMRI/ Vrasja me automatik në Has, ja kush është autori i dyshuar i vënë në pranga

Ngjarja e paralajmëruar/ Konflikti për pronat i merr jetën
Foto ilustruese

HAS- Ylber Jaku është autori i vrasjes në Has. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive pronësie. Po ashtu bëhet me dije se viktima e vrasjes është një 34-vjeçar.

Ndërkohë, në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet Policisë, si dhe në mbështetje të Policisë lokale shkuan Forcat e Posaçme Shiqponja të DVP Kukës.

1 VITE ME PARE

Vrasja për motive pronësie në Has, autori i dyshuar në pranga

Ngjarja e paralajmëruar/ Konflikti për pronat i merr jetën
Foto ilustruese

HAS- Një vrasje dyshohet se ka ndodhur pasditen e sotme në Has. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive pronësie. Gjithashtu mësohet se autori i dyshuar kësaj vrasje është arrestuar.

1 VITE ME PARE

Vrasja në Has, shkak dyshohet për motive pronësie

Ngjarja e paralajmëruar/ Konflikti për pronat i merr jetën
foto ilustruese

HAS- Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në Has. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive pronësie.

Gjithashtu bëhet e ditur se autori i dyshuar i kësaj vrasje është arrestuar.

1 VITE ME PARE

Dyshime për vrasje në Has

Ngjarja e paralajmëruar/ Konflikti për pronat i merr jetën
Foto ilustruese

HAS- Pasditen e sotme është raportuar se ka dyshime për një vrasje të ndodhur Has. Sipas informacioneve paraprake dyshohet se një person është vrarë, ndërsa ende nuk dihen detajet e ngjarjes.

ylber jaku rushit sallahu

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj