LIVE UPDATES
Aktualitet

Pasoja në ekonomi, të ndalim pandeminë e emigrimit!

Prodhimi i Brendshëm Bruto u rrit me 3.46%, pothuajse në të njëjtat nivele me tremujorin e mëparshëm. Konsumi final i popullatës shënoi zgjerim prej vetëm 2%, që ishte niveli më i ulët që nga koha e pandemisë. Shpjegimi i parë për këtë rezultat të dobët ishte informaliteti në turizëm.

9 Mars 2024, 07:17 Nga M.B
Pasoja në ekonomi, të ndalim pandeminë e emigrimit!
Foto ilustruese

TIRANA- Me Shqipërinë që u bë një destinacion i preferuar turistik dhe mirëpriti gati 5 milionë të huaj vetëm në korrik-shtator, pritshmëritë ishin të larta për ekonominë në tremujorin e tretë të vitit të kaluar. Rezultatet ishin paksa zhgënjyese. Prodhimi i Brendshëm Bruto u rrit me 3.46%, pothuajse në të njëjtat nivele me tremujorin e mëparshëm. Konsumi final i popullatës shënoi zgjerim prej vetëm 2%, që ishte niveli më i ulët që nga koha e pandemisë. Shpjegimi i parë për këtë rezultat të dobët ishte informaliteti në turizëm.

Faktori i dytë që ndikoi ishte rënia e konsumit vendas, si rrjedhojë e fluksit të lartë të emigracionit të viteve të fundit. Imagjinoni që ikja e shtetasve vendas ka qenë aq e lartë, saqë nuk është arritur të amortizohet nga një fluks rekord turistësh! Pas përfundimit të pandemisë shëndetësore filloi një tjetër pandemi, ajo e emigrimit. Tendenca, në fakt, nuk është e re. Që pas vitit 1990, mijëra vetë u larguan në kërkim të një jete më të mirë. Vala e parë e emigrimit nuk u ndie aq shumë në ekonomi për disa faktorë.

Së pari, vendi kishte një popullsi të re. Mosha mesore e vendit (që e ndan popullsinë në dy gjysma të barabarta) në atë periudhë ishte 24 vjeç. Vendi ishte i varfër dhe emigrimi ndikoi pozitivisht. Remitancat që sollën të ikurit u bënë një burim i rëndësishëm i konsumit, së bashku me investimet dhe njohuritë që sollën të kthyerit. Më se 30 vjet më pas, Shqipëria nuk është ajo e fillimit të ’90. Shumë gjëra kanë ndryshuar për mirë, si për imazhin, ashtu dhe për cilësinë e jetesës e nivelin ekonomik. Por, shqiptarët sërish duan të ikin. Pas një vrulli të fortë në vitin 2022, kur kërkesat për azil ishin më të lartat që nga 2016-a, rimet u dukën se u ndalën pak në 2023.

Kjo zgjati shumë pak. Kërkesat për azil, treguesi i parë i ikjes, u rritën sërish në muajt e fundit të 2023, sipas Eurostat. Një tjetër tregues i fundit, ai i dhënies së shtetësive, bën të ditur se numri i tyre u rrit me 55% në 2022, duke arritur nivelin më të lartë që nga 2017-a. Në total, në 20 vitet e fundit, janë dhënë rreth 600 mijë shtetësi për shqiptarët në një nga vendet e BE-së, shifër që është sa 22% që deklarohet që jeton në vend (Rezultatet e Censit në qershor do të japin shifrën e saktë të popullsisë së mbetur).

Kjo valë e re emigrimi po rezulton shumë e dëmshme për ekonominë. Vendi është “plakur” dhe nuk e ka më atë energjinë e fillim ’90-s. Emigracioni, ndryshimi i stilit të jetesës dhe rënia e lindjeve kanë bërë që mosha mesore po arrin në 39 vjeç. Eurostat bëri të ditur së fundmi se Shqipëria, ndonëse ende relativisht e re në raport me vendet e zhvilluara, po plaket dy herë më shpejt sesa Europa. Kombet e Bashkuara parashikojnë që në vitin 2100, Shqipëria pritet të ketë popullsinë më të plakur në botë.

Bizneset i kanë harruar të gjitha telashet e tjera dhe nuk ankohen më për tatimet e doganat, por për mungesën e punonjësve. Nuk ka sektor të ekonomisë që të mos jetë i prekur, jo vetëm në gjetjen e fuqisë punëtore, por dhe te konsumi. Bizneset po frenojnë planet e tyre për zgjerim apo investime. Operatorët e turizmit, që sërish presin një lulëzim të të huajve edhe këtë vit, nuk e dinë se si do të arrijnë të akomodojnë kërkesat e turistëve. Bujqësia kishte rritje negative në tremujorin e tretë, pasi nuk po mbeten më njerëz të punojnë tokat apo të ruajnë bagëtinë dhe prodhimet e importit po mbysin tregun.

Rritja e produktivitetit, domosdoshmëri, tashmë që po ndryshon struktura e ekonomisë dhe kostoja e fuqisë punëtore, nuk është më avantazh, do të jetë e pamundur të arrihet pa një treg dinamik pune. Qeveria është më e qetë dhe akoma që emigracioni është kthyer në një shqetësim serioz, pasi kjo është një tendencë normale në të gjithë botën. E vërtetë, kudo ikin, proces që nuk e ndal dot, por ritmi me të cilin po ikin është shumë i lartë për madhësinë e ekonomisë vendase dhe pritet të shkaktojë zhbalancime të mëdha në të ardhmen në tregun e punës, nga tendencat e konsumit deri te skemat e pensioneve.

A mund të ndalen flukset e larta të emigracionit?! BERZH tha së fundmi se qeverisja e dobët është një shtytës kryesor i emigrimit. Së dyti, vetë modeli ekonomik ka promovuar punët e paguara pak. Për fat të mirë kjo e fundit po ndryshon si nevojë e vetë tregut. Bizneset kanë filluar të reflektojnë, në drejtim të pagave, praktikave të motivimit, etj. Ky është një proces afatgjatë dhe do të kërkojë kohë që të arrijë një ekuilibër të ri. Bizneset, si gjithnjë, do të ecin me ritme më të shpejta. Qeveria, së pari, duhet ta pranojë që kjo pandemi mund të bëhet vdekjeprurëse për ekonominë dhe të fillojë të kërkojë sa më shpejt për kurat. /Monitor

emigracion shqiperi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet