LIVE UPDATES
Aktualitet

Kundërshtoi ardhjen e emigrantëve/ Bashkia Lezhë pushon padrejtësisht nga puna mamanë e aktivistes

Piranjat kanë sjellë rastin e specialistes së bibliotekës Lezhë, Lula Lleshi, e cila është pushuar padrejtësisht nga puna si pasojë e aktivizmit politik të vajzë së saj.

8 Mars 2024, 21:56 Nga h.k
Kundërshtoi ardhjen e emigrantëve/ Bashkia Lezhë pushon
Foto ilustruese

LEZHË-Për të fituar një vend pune në Shqipëri duhet të jesh patjetër anëtar i një partie politike, ndërsa për ta humbur atë, mjafton të ngresh zërin për çështje që cenojnë interesat e po kësaj partie.

Piranjat kanë sjellë rastin e specialistes së bibliotekës Lezhë, Lula Lleshi, e cila është pushuar padrejtësisht nga puna si pasojë e aktivizmit politik të vajzë së saj.

'Punoj prej 24 vitesh në bibliotekën e Lezhës si specialiste. Pas zgjedhjeve të 24 majit jam thirrur nga drejtori i Kulturës, Renaldo Xhanaj dhe më ka thënë të jap dorëheqjen, sepse ‘ju nuk keni votuar për ne’.

Pas publikimit që vajza ime e bëri në rrjetet sociale për këtë problem është përgjigjur kryetari dhe ka mohuar të ketë ndodhur kjo. Të nesërmen Renaldo më erdhi dhe më kërkoi ndjesë: ishte një keqkuptim, nuk të lëviz njeri nga puna dhe u përul sa ndjeva keqardhje. Pas ca kohësh, më kërkuan në bashki një takim dhe më thanë që do më çonin në njësinë Ungrej.

Donin të më çonin atje kur unë jam specializuar për bilbiotekonomi, ndërkohë që punoj prej vitesh këtu, banoj këtu dhe të më dërgojnë në një vend ku nuk ka transport, nuk ka bibliotekë atje. Njësia është 1 ore larg, transport jo dhe mua nuk më del as rroga për naftë. Kjo është diskriminuese që më dërgojnë mua, një specialiste biblioteke’.

Pra, nga 4 punonjëse u zgjodh pikërisht zonja Lula për t’u transferuar.

‘E kundërshtova. Për 2023 vërtet ka rënë nr i lexuesve për gjithë bibliotekën, por kjo sepse kemi qenë në rikosntruksion. Nga shtatori kemi qenë duke sistemuar, por kjo nuk është për fajin tim. Por edhe pse ka rënë, unë prapë kam nr më të madh të lexuesve në gjithë bibliotekën. Pas kësaj, ata vendosën të më hiqnin nga puna’.

Lidhur me këtë problem, përgjegjësi i bibliotekës duket i pafuqishëm për të mbrojtur punonjësen e tij më të vjetër.

‘Ne do bëjmë organizimin brenda stafit nëse bashkia bën shkurtimin e një punonjësi. Unë personalisht jam që asnjë punonjës të mos hiqet nga puna. Për mua po të jenë 4 apo dhe 5 punonjës është shumë mirë, se unë e kam bërë kërkesën për shtim stafi, por strukturën e punonjësve e cakton Bashkia dhe ne jemi në varësi të bashkisë Lezhë’.

Përballë kësaj situate, drejtori i Kulturës, Renaldo Xhani, nuk mban asnjë përgjegjësi.

‘Drejtohuni bashkisë dhe ju kthejmë përgjigje. Është marrë vendimi, sepse është shkurtuar një pozicion pune në organikë. Ka pasur rënie të sektorit të bibliotekës. Nuk ka të bëjë me aktivizëm politik’.

Ndërsa personaliteti më i rëndësishëm i asaj bashkie, kryetari Pjerin Ndreu përsërit refrenin: bëni kërkesë me shkrim, teksa largohet me makinë./Piranjat

bashkia lezhe

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet