LIVE UPDATES
Aktualitet

Fermerja që sfidon vështirësitë në mbarshtimin e lopëve

Në një kohë të vështirë për blegtorinë në vend, kur numri i bagëtive ka ardhur duke u reduktuar në 5 vitet e fundit, Blerina Cela në fshatin Samaticë, 25 km larg qytetit të Beratit, prej 14 vitesh ka ardhur duke e zgjeruar fermën e lopëve, pronë e familjes së saj.

8 Mars 2024, 20:12 Nga M.B
Fermerja që sfidon vështirësitë në mbarshtimin e
Blerina Çela

BERAT- Në Shqipëri, roli i grave në blegtori është i lartë, edhe pse ato ndeshen në këtë sektor me vështirësi të shumta. Blerina Çela një fermere në fshatin Samaticë të Beratit, në krah të bashkëshortit, i ka sfiduar këto vështirësi duke mbajtur në këmbë një fermë me 40 krerë lopë në një kohë kur në 5 vitet e fundit numri i tyre në vend ka rënë me 36%. Ajo ja dedikon këtë përparim punës dhe pasionit të saj të pandërprerë.

Në një kohë të vështirë për blegtorinë në vend, kur numri i bagëtive ka ardhur duke u reduktuar në 5 vitet e fundit, Blerina Cela në fshatin Samaticë, 25 km larg qytetit të Beratit, prej 14 vitesh ka ardhur duke e zgjeruar fermën e lopëve, pronë e familjes së saj. Pas kthimit nga emigracioni bashkë me bashkëshortin vendosën të mbarështojnë lopë, duke i dhënë kuptim jetës së tyre në fshatin e vogël prej 1500 banorësh. Ka qenë dhe është një rrugë e vështirë, por Blerinën e shtyn para pasioni dhe forca për të mos u ndalur. Mes vështirësive të shumta, ka arritur të rrisë numrin e krerëve të lopëve nga 3 në 40 dhe sot prodhon mbi 500 litra qumësht në ditë, 10 herë më shumë se kur nisi punën.

“Në fillim ishte e vështirë, me shumë sakrificia. Në fakt nuk ja vlente, por vetëm kërkesa jonë. Kemi qenë shumë kërkues që të ecnim para. Kur dilnim që shisnim qumështin me kova për një fabrikë këtu pranë po të çonte njeri tjetër 3 litra më shumë se unë e kisha problem. Do marrim dhe një lopë, edhe një tjetër, që kemi arritur deri këtu”, u shpreh për Zërin e Amerikës Blerina Çela, fermere.

Në krah të bashkëshortit të saj Dashamirit, Blerina e rrit nga pak çdo ditë fermën. Ka patur dhe momente kur duhej thirrur në ndihmë durimi dhe besimi. Kur gjithçka dukej se ndalonte së funksionuari. Kur bashkëshortit i është dashur të bëjë një punë tjetër për të mbajtur stallën në këmbë.

“Ka patur momente që Dashamiri të ardhurat që ka punuar me sakrificë në emigracion, i kemi shpenzuar vetëm për të mbajtur stallën në këmbë. Kjo punë është thjesht pasion im dhe i bashkëshortit, sepse është punë e vështirë. Të do gjithë vitin pa pushim nga mëngjesi në darkë. Mund të të kërkojë dhe në mesnatë. Duhet ta kesh pasion”, vijoi Blerina Çela, fermere.

Ka patur gjithnjë supin e bashkëshortit për t’u mbështëtur, por dhe është një sup mbështetës i fortë për të.

“Gruaja duhet të sakrifikojë. Se kur shkon gruaja bën celebrimin në ditën që shpall martesën thotë që janë të drejtat të barabarta. Ndërsa sot unë shoh shumë gra të përkëdhelura që thonë - përse duhet ta bëj unë punën e burrit. Po nëse mundesh përse të mos e bësh”, vijoi Blerina Çela, fermere.

E gjithë dita e saj në shërbim të lopëve, e ka bërë Blerinën që të kuptojë dhe ndjejë kur diçka me to nuk shkon mirë. Thotë se u jep shumë dashuri dhe arrin t’i lexojë në çdo kohë se çfarë duan.

“Po të hyj në stallë në mëngjes do ta kuptoj se cila lopë nuk është mirë. E kuptoj direkt, dhe e di që e ka një problem. Si çdo njeri që ja lexon në fytyrë kur ka një mërzitje apo një stres apo dhe kur është i buzëqeshur. Kështu janë dhe lopët. Në momentin që janë të stresuara kuptohen”, thotë Blerina Çela, fermere.

Në të gjithë zonën përqark fshatit Samaticë në Berat, fuqia e grave i ka dhënë jetë bujqësisë dhe blegtorisë thotë Blerina për Zërin e Amerikës. Janë të gjitha gratë në punë.

"Unë kam 40 krerë, njëra ka 10, tjetra ka 9. Të gjitha punojnë. Zona këtu ka dhe sera ku punësohen gratë. Besoj se gratë janë më të forta se burrat, ja dalin. Se gruaja është ajo që duhet dhe në shtëpi dhe në kontrollin e familjes, por dhe në punën e burrit”, thotë Blerina Çela, fermere.

Në vitin e 15-të të punës në fermën e lopëve Blerina Çela hedh e sigurt nga një hap cdo ditë. Aktualisht po punon për të rritur standardet e mjeljes së qumështit, dhe për të shtuar numrin e krerëve, në një kohë kur sektori i blegtorisë në vend nuk është në ditët e veta më të mira. Në 5 vitet e fundit numri i krerëve të lopëve ka rënë me 36% dhe ka mbërritur në 298 mijë krerë, dhe për pasojë ka sjellë dhe rënien e prodhimit të qumështit. Ministria e Bujqësisë po përmirëson disa skema subvencionimi për blegtorinë, me qëllim për të frenuar këtë rënie.

“Shpresoj të jenë vendime të mira, që dhe ne të na japë kurajo të punojmë akoma më shumë. Ne jemi të rinj, mund të ecim më tej me zgjerimin e fermës. Përse të marrim qumësht nga jashtë, kur ne kemi prodhimin vendas”, thotë Blerina Çela, fermere.

Blerina është nënë e tre fëmijëve, më e madhja vajza 17 vjeç dhe më i vogli 3. Nuk ka një kufi të qartë midis dy dashurive, fermës së lopëve dhe familjes së saj. Por një gjë e di shumë mirë, që këto dashuri e kanë mbajtur të fortë në këmbë.

“Nuk dorëzohesh në momentin që sheh fëmijët që i plotësohen dëshirat. Të vjen keq. Unë nuk e imagjinoj dot që të shitet ferma dhe ta shoh stallën bosh. Nuk e imagjinoj dot”, vijoi Blerina Çela, fermere.

Nuk dorëzohet Blerina, sepse suksesi i ka dhënë fuqi për të ecur para. E gjithë biseda me të, kishte tone optimizmi. Nuk është në gjuhën e saj ankesa, për gjërat që nuk kanë shkuar mirë. Së shpejti pritet që ferma e familjes të shtohet edhe me 15 krerë lopë. Po i pret si bekim dhe si shprehje e asaj që mundi shpërblehet herët a vonë./ VOA

blegtori berat

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet