Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ai i është drejtuar Fiksit për ndihmë dhe ajo që kërkon është të sigurojë një strehë të ngrohtë e sigurtë për fëmijët e tij. Të ardhurat që merr nga kempi janë shumë të pakta për të siguruar gjithë nevojat e familjes dhe ai shpjegon se ndonjëherë është ndihmuar nga bashkia me ndihma.
MAT-Familjes Ceka nga fshatin Zenisht i Bashkisë Mat e përbërë prej 4 vetash jeton në kushte ekstreme varfërie. Dy fëmijët e mitur të familjes 7 dhe 5 vjeç çdo natë flenë në tokë midis lagështirës, suvave të rëna të mureve dhe tavanit prej kallamishteje .
Kushtet e shtëpisë janë të pabanueshme, por familja Ceka gjithsesi jeton në të edhe pse në ditët me shi çfarë bie jashtë hyn brenda.
32 vjeçari tregon mes lotësh vuajtjet dhe varfërinë e skajshme në të cilën ai dhe familja e tij jetojnë. Vetë është invalid pasi në moshë të vogël ka kaluar temperaturë dhe kjo gjë ë ka shkaktuar prapambetje mendore, ku dhe merr një kemp prej 10305 lekësh. Z. Ceka nuk është i aftë për punë si pasojë e problemit shëndetësorë që ai ka, ndërsa bashkëshortja e tij duhet të kujdeset për dy fëmijët e saj, për vajzën 5 vjeç dhe djalin 7 vjeç. Dimri është edhe më i vështire për t’u kaluar në kushtet që është familja, por ngrohen sado pak me sobën e drurit. Për sigurimin e druve i ndihmojnë komshinjtë ose siç shprehet kryefamiljari pret pemët frutore për të ngrohur të miturit.
Ai i është drejtuar Fiksit për ndihmë dhe ajo që kërkon është të sigurojë një strehë të ngrohtë e sigurtë për fëmijët e tij. Të ardhurat që merr nga kempi janë shumë të pakta për të siguruar gjithë nevojat e familjes dhe ai shpjegon se ndonjëherë është ndihmuar nga bashkia me ndihma.
Jetesa për familjen nuk ka qenë e lehtë. Fillimisht ata kanë jetuar tek shtëpia e motrës së Z. Ceka dhe më pas tek vëllai, por që mundësia nuk ishte më. Kështu familja u shpërngul në shtëpinë përdhese të prindërve të Gentianit e cila është gati e pabanueshme.
Fiks Fare iu drejtua drejtorisë së Shërbimit Social pranë Bashkisë së Matit për të mësuar nëse kishte hapësira për ndihmë ndaj familjes Ceka.
Në përgjigjen e tij ky institucion sqaron se rasti i familjes së Z. Gentian Ceka njihet nga punonjësit e Njësisë Admimnistrative Lis dhe e heq përgjegjësinë nga vetja, duke shpjeguar se kjo familje ka marrë të gjitha ndihmat nga bashkia, aq sa i lejon ligji.
Sipas tyre kryefamiljari merr një pagesë prej 10305 lekësh si pagesë për aftësinë e kufizuar dhe një kompensim prej 1288 lekësh për rimbursimin e energjisë elektrike.Gjithashtu bashkëshortja dhe dy fëmijët janë trajtuar me ndihmë ekonomike nga fondi 6% i bashkisë nga muaji mars deri në shtator në shumën 3703 lekë.Kjo ndihme ekonomike u është ndërprerë sepse znj. Dafina nuk është paraqitur për të riaplikuar
Bashkia pranon se kjo familje është vizituar në banesë nga zyra e Ndihmës Ekonomike në Njësinë Administrative Lis ,madje u janë bërë edhe vlerësime për gjendjen social- ekonomike në të cilën jetojnë.
Për sa i përket gjetjes së një zgjidhjeje për strehimin e tyre, edhe pse e kanë verifikuar gjendjen në të cilën jeton kjo familje,si dhe sëmundjes së kryefamiljari, Shërbimi Social i Bashkisë së Matit, thotë se vetë kryefamiljari apo personat e tjerë madhore nuk janë paraqitur për të aplikuar për banesë sociale./ Marre Top Channel
Foto ilustruese GJERMANIA- Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar në Gjermani. Mediat e huaja raportojnë se si fill...
Foto ilustruese TIRANË-Mjeku kardio-kirurg Dervish Hasi u bë i njohur për publikun në fillimin e këtij viti jo për aftë...
Foto ilustruese MIRDITË-Katër muaj më parë publikuam rastin korruptiv të mjekut dhe ekspertit mjeko-ligjor në spitalin e Mir...
Foto ilustruese ITALI-Policia italiane ka vënë në pranga një shtetas shqiptar të shpallur në kërkim. 41-vjeçar p...
Foto ilustruese TIRANË-Jemi ndalur në njësinë numër 3, pallati 18 në Tiranë, pasi banorët thonë se pallati i ...
Foto ilustruese TIRANË-Denoncimi i radhës vjen për mungesën e medikamentit me rimbursim Ibrutinb 140mg kapsulë, që merret n&...
Armë POGRADEC- Lidhur me plagosjen e ndodhur sot në Pogradec janë arrestuar 2 persona. Mësohet se falë negociatave të b...
Foto ilustruese TIRANË-Vajza dhe gra qe kane menduar seriozisht vetëvrasjen, sepse një person i panjohur me te cilin mund te kenë komu...
Foto ilustruese Të pyeturve të Barometrit në opinionin që kanë për liderët e politikës u është kërk...
Foto ilustruese TIRANË-Javën e kaluar publikuam skandalin e varrezave të Tufinës. Muralja e fëmijëve ishte kthyer në nj...