LIVE UPDATES
Aktualitet

Të dhënat: Turizëm pozitiv në nëntor, të huajt në hotele u rritën me 49.1%

INSTAT publikoi të dhënat për muajin e 11 të vitit ku rezulton se jo rezidentët në hotele janë rritur me 49.1% në raport me të njëjtin muaj të vitit paraardhës.

20 Janar 2025, 14:09 Nga M.B
Të dhënat: Turizëm pozitiv në nëntor, të huajt
Foto ilustruese

TIRANA- Shifrat e një ecurie të mirë të turizmit në muajin nëntor, që janë konfirmuar paraprakisht nga raportimi i lëvizjes së shtetasve, duket se tashmë mbështeten edhe nga shifrat e raportuara nga strukturat akomoduese. INSTAT publikoi të dhënat për muajin e 11 të vitit ku rezulton se jo rezidentët në hotele janë rritur me 49.1% në raport me të njëjtin muaj të vitit paraardhës.

Konkretisht, numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 30,8%, në krahasim me Nëntor 2023. Numri i vizitorëve rezidentë është rritur me 2,8%, kurse numri i vizitorëve jo rezidentë është rritur me 52,1%. Po kështu numri i net qëndrimeve gjithsej është rritur me 35,8%, në krahasim me Nëntor 2023. Numri i net qëndrimeve nga rezidentët është rritur me 3,3%, numri i net-qëndrimeve nga jo rezidentët është rritur me 54,7%.

“Gjatë muajit Nëntor 2024, është shënuar rritje e numrit të vizitorëve gjithsej me 30,8%, krahasuar me Nëntor 2023. Numri i vizitorëve jo rezidentë të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritje me 56,7%. Në Zonat Jobregdetare ky tregues është rritur me 53,4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve jorezidentë në “Hotele dhe akomodime të ngjashme”, ka shënuar rritje me 49,1%.

Në muajin Nëntor 2024, numri më i lartë i vizitorëve rezulton: sipas rajoneve në “Rajonin Qendër“ (54,8%);  sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Jo-bregdetare” (65,3%);  sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (94,8%)” thuhet në publikimin e INSTAT. INSTAT raportoi se gjatë muajit Nëntor 2024, numri i net qëndrimeve gjithsej është rritur me 35,8%, në krahasim me muajin Nëntor 2023.

“Numri i net qëndrimeve të vizitorëve jo rezidentë të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritje me 47,6%. Në Zonat Jobregdetare ky tregues është rritur me 54,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i net-qëndrimeve të vizitorëve jo rezidentë të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme,” ka shënuar rritje me 50,5%” thuhet në publikim.

Në muajin Nëntor 2024. numri më i lartë i net qëndrimeve është realizuar:  sipas rajoneve në “Rajonin Qendër“ (56.7%); sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Jobregdetare” (63.7%);  sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (95.1%).

Norma neto e shfrytëzimit

Gjatë këtij muaji. norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 19,5%. kundrejt 12,7% që ishte në muajin Nëntor 2023. Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 19,8%. kundrejt 16,2% që ishte në muajin Nëntor 2023./ Monitor

turizmi

Sondazh

Poll

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë