27 Janar 2025, 15:41
Nga Dosja
AMP
POGRADEC - Tre punonjës të policisë kufitare në Pogradec janë pezulluar nga detyra, pasi akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash. Sipas AMP, nga detyra është pezulluar N/Komisar, I.T, Specialist Shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Pogradec, inspektor K. L., me detyrë Trupë Shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Pogradec dhe inspektor F. I., me detyrë Trupë Shërbimi në po të njëjtin stacion policor. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore njofton se 3 punonjësit e policisë janë pezulluar pasi kanë favorizuar dy persona të kryejnë peshkim të paligjshëm në liqenin e Ohrit.
Njoftimi:
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë) ka zbatuar urdhrin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre ose funksioni publik”, ndaj 3 punonjësve të policisë, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumentave” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
➡️ N/Komisar I. T., me detyrë Specialist Shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Pogradec, në DVKM Korçë;
➡️ Inspektor K. L., me detyrë Trupë Shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Pogradec, në DVKM Korçë;
➡️ Inspektor F. I., me detyrë Trupë Shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Pogradec, në DVKM Korçë
Vendimi i gjykatës, erdhi mbi bazën e materialeve të referuara nga Drejtoria Rajonale e AMP-së Korçë, pas dyshimeve të arsyeshme se këta punonjës policie, edhe pse kanë konstatuar më datë 28.12.2024 shtetasit E.P. dhe L.E. duke kryer peshkim të ndaluar në liqenin e Ohrit, me veprime dhe mosveprime, kanë favorizuar aktivitetin e kundraligjshëm të këtyre shtetasve, me dyshime përfitimi.
amp
Aktualitet
27 Janar 2025, 15:31
M.B
Katedralja
TIRANA- Kisha ortodokse në Shqipëri po bën përgatitjet për nderimet ndaj kryepeshkopin e ndjerë, Anastas Janu...
Aktualitet
27 Janar 2025, 15:20
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Inspektorati Policor i Kosovës tha se aksidenti me fatalitet në Çubrel të Skenderajt, dyshohet se ndodhi p&eu...
Aktualitet
27 Janar 2025, 14:58
N.F
Foto
TIRANË- Vitet e fundit, pagat e mësuesve të përshtatura me inflacionin kanë rënë në shumë vende eropiane...
Aktualitet
27 Janar 2025, 14:05
N.F
Foto ilustruese
LUSHNJE- Dy persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Lushnje. Mësohet se arrestimi i tyre ka ardhur ...
Aktualitet
27 Janar 2025, 13:56
r.ll
ramazan mataj
SHKODËR- Armela Hasaj, e motra e Arjon dhe Klisman Hasajt, autorëve të arrestuar për vrasjen e Ramazan Mataj në fill...
Aktualitet
27 Janar 2025, 13:46
r.ll
ramazan mataj
SHKODËR- Armela Hasaj, e motra e Arjon dhe Klisman Hasajt, autorëve të arrestuar për vrasjen e Ramazan Mataj në fill...
Aktualitet
27 Janar 2025, 13:23
r.ll
kryeministri dhe kryepeshkopi i greqise
GREQI- Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis dhe Kryepeshkopi i Athinës dhe i gjithë Greq...
Aktualitet
27 Janar 2025, 12:50
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Një 60-vjeçar është gjetur i pajetë në një gurore në fshatin Pashkashes në Tira...
Aktualitet
27 Janar 2025, 12:15
N.F
Kryepeshkopi Anastas Janullatos
SHKODËR- Kisha ortodokse në Shkodër ka reaguar ditën e sotme në lidhje me ndarjen nga jeta të...
Aktualitet
27 Janar 2025, 11:54
N.F
Seanca
PRISHTINË- Seanca fillestare për katër të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt është shtyrë për 31 ...