LIVE UPDATES
Politike

Tabaku për VOA: Qeveria ka dështuar me korrupsionin, por beteja e opozitës duhet bërë në institucione

Megjithatë, sipas Tabakut, opozita duhet t'i zhvillojë betejat e veta brenda institucione apo mekanizmave parlamentare që ngrihen mbi këtë çështje, sikundër komisioni i posaçëm i ngritur vetëm me votat e shumicës socialiste.

6 Qershor 2024, 21:37 Nga B.Z
Tabaku për VOA: Qeveria ka dështuar me korrupsionin, por beteja e
Jorida Tabaku

TIRANË - Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku akuzoi shumicën socialiste në pushtet se ka dështuar me luftën kundër korrupsionit dhe se ka nxitur prej vitesh kulturën e korrupsionit, pa patur asnjëherë vullnetin politik për ta luftuar fenomenin. Megjithatë, sipas zonjës Tabaku, opozita duhet t'i zhvillojë betejat e veta brenda institucione apo mekanizmave parlamentare që ngrihen mbi këtë çështje, sikundër komisioni i posaçëm i ngritur vetëm me votat e shumicës socialiste. Gjatë intervistës me kolegen Menada Zaimi zonja Tabaku, flet mbi të ardhmen e opozitës, rolin e zotit Berisha në Partinë Demokratike, apo edhe vajzës së tij, Argita Malltezi.

Zëri i Amerikës: Zonja Tabaku, në disa raporte të fundit duket që çështja e korrupsionit është një nga problemet kryesore për shqiptarët. Ditët e fundit, shumica propozoi dhe votoi një komision që do të synojë një cikël të ri reformash për sundimin e ligjit, mirëqeverisjen dhe antikorrupsionin. Ju personalisht, por dhe pjesa dërrmuese e opozitës, e keni kundërshtuar këtë nismë. Në thelb, pse sipas jush, nuk duhet mbështetur?

Jorida Tabaku: Është e vërtetë që ne sot ndodhemi në një situatë të re. Ku fatkeqsisht korrupsioni është kthyer në një nga problemet kryesore. Sondazhet e fundit të publikuara edhe dje në Shqipëri tregojnë që nga fakti që ndërsa korrpsionin e konsideronin si pengesë dhe kërcënim, 25% e shqiptarëve, në vitin 2023 e kanë konsideruar 45% e shqiptarëve.

Kjo do të thotë që korrupsioni është shdërruar në endemik, i përhapur si një kulturë në sistem, i cili fatkeqsisht nuk është luftuar dot në 10 vite, përkundrazi, është ngritur në këtë sistem për të cilin unë po flas. Ekziston perceptimi dhe mendimi që me korrupsion ti ia del. Që puna e ndershme nuk vlerësohet aq sa aferat korruptive. Dhe kjo situatë ka kërkuar një vullnet politik për t’u luftuar. Një vullnet politik që fatkeqsisht ka dështuar që të ekzistojë, e që ka dështuar ta luftojë korrupsionin. Korrupsionin nuk e lufton opozita.

Unë në emër të opozitës kam bërë propozime pa fund për luftën ndaj korrupsionit. Paketa ligjore, iniciativa menjëherë pas komisionit hetimor të inceneratorëve, por ato të gjitha kanë shkuar në vesh të shurdhër.

Ndërkohë që sot mazhoranca është duke u përpjekur pikërisht, për ngritjen e këtij komisioni si një mënyrë për të marrë flamurin e një beteje që nuk e merr dot. Sepse në qoftë se ndodhemi në këtë situatë prej korrupsionit, ndodhemi prej mungesës së vullnetit politik, për ta luftuar korrupsionin, që ka ardhur nga ana e qeverisë.

Ndërkohë që kemi disa institucione që e dënojnë atë, mirë apo keq, duke punuar, nga ana tjetër i gjithë sistemi ka frymëzuar, nxitur kulturën korruptive, që sot ekziston në Shqipëri. Unë besoj që ky vullnet politik, ka munguar dhe nuk mund të bëhet dot me një komision për 5 apo 6 muaj.

Ne duhet ta kishim shpallur luftën ndaj korrupsionit prioritet kombëtar, këtu e disa vite më parë. Dhe nuk dua që kjo gjë të përdoret si një mjet elektoral.

Por thënë kjo unë gjithmonë besoj qe ne është më mirë të jemi pjesë, sesa të mos jemi. Unë kam kundërshtuar ngritjen e këtij komisioni për mënyrën sesi janë zhvilluar gjërat, por gjykoj që luftën ndaj korrupsionit nuk mund t’ua lëmë atyre që e kanë nxitur dhe e kanë sjellë korrupsionin deri në këtë nivel.

Zëri i Amerikës: Kur ju thoni që ne duhet të jemi pjesë e tij, do t’ia thoni këtë e kolegëve tuaj anëtarëve të tjerë të grupit parlamentar opozitar. Dhe a do të bëheni pjesë, sepse deri tani nuk ka ndodhur?

Jorida Tabaku: Komisioni nuk është ngritur akoma. Ndërkohë që flasim është duke u ngritur. Unë e kam diskutuar me kolegët e grupit parlamentar mendimin që unë kam për këtë çështje. Nuk kam pse t’i bëj ato deklarata publike. Kam insistuar për pjesmarrje në institucione gjithmonë. Kam nxitur gjithmonë që ne të kemi hapësira institucionale për të diskutuar. Shiko, unë qeverinë nuk e korrigjoj dot. Qeveria është kjo që është. Por ne duhet të bëjmë çdo gjë që është në dorën tonë për të nxitur, e që të na besojnë shqiptarët, që ne vërtet mund ta bëjmë ndryshe.

Zëri i Amerikës: Zonja Tabaku, opozita ka kundërshtuar dhe nuk është bërë pjesë, as e një komisioni tjetër të ngritur për çështjet e dezinformimit. Një çështje e ndjeshme e cila është bërë shqetësim, veçanërisht për ndërhyrjet e Rusisë apo dhë të Kinës. Ka patur së fundmi dhe një marrëveshje mes SHBA-ve dhe BE-së pikërisht për këtë. Po këtë komision, pse e refuzoni?

Jorida Tabaku: Nuk është se po e refuzojmë këtë komision. Në një demokraci funksionale si Amerika si Shqipëria, në fund të ditës respekti për institucionet na mban, hapësira që ka opozita, respektimi i institucionit të opozitës nga njëra anë, por nga ana tjetër njëkohësisht fakti që nuk ka pse të jetë një tirani e shumicës.

Nuk ka pse shumica të vendosë për çdo gjë. Nuk ka sot në parlamentin shqiptar një diskutim normal për hapësirat dhe një bashkëpunim në këtë drejtim. Unë gjykoj që çështja e dezinformimit po përdoret përsëri për qëllime elektorale. Ka një vizë shumë të hollë që e ndan atë edhe nga liria e medias, nga hapësirat që ka sot për mediat në Shqipëri, që kanë ardhur në përkeqsim. Që është nga treguesit e një demokracie që nuk funksionon. Shqipëria është gjithmonë në rënie sa i përket raporteve të reporterëve pa kufij. Mënyra se si komisioni u ngrit, se si u hartua dhe si u miratua, pa asnjë diskutim dhe nga ana tjetër, duke lënë edhe një hapësirë shumë të ngushtë për interpretim, nga pikëpamja e lirisë së medias, kishte nevojë për më shumë diskutime.

Kjo është një çështje shumë e rëndësishme, sikurse e thatë ju. Shtetet e Bashkuara të Amerikës nënshkruan një marrëveshje, Parlamenti Evropian ka pasur një mekanizëm, për të nxitur një debat për këtë çështje dhe nuk mund të përdoret për qëllime elektorale. Këtë çështje ne duhet ta marrim seriozisht dhe është një çështje që unë me të vërtet mendoj që ka nevojë të gjitha strukturat me një përfshirje sa më të gjerë. Qeveria shqiptare ka nënshkruar dhe një marrëveshje me sekretarin e Shtetit Blinken, për këtë, për sa i përket, mekanizmit global të dezinformimit, që drejtohet këtu në Departament të Shtetit. Duke patur parasysh elementin kryesor që është liria e medias.

Zëri i Amerikës: Zonja Tabaku, bojkotet e kanë penalizuar jo pak opozitën në të shkuarën. A nuk mendoni se një qëndrim i tillë refuzues, mund të jetë kundër-produktiv për ju? Sepse ju e shihni komisionin për reformën si një lëvizje elektorale, ndërkohë që me mospjesmarrjen tuaj, mund t’i krijoni mundësinë shumicës të thotë që jeni ju që pengonin të luftohet më tej korrupsioni…

Jorida Tabaku: Dëgjo se kush e ka ngritur korrupsionin në sistem, se kush e ka ngritur në piesdestal, lidhur me ekonominë dhe mënyrën sesi funksionon, çdo gjë është shumë e qartë. Unë besoj që edhe problemet që kemi sot me ekonominë, lidhen pikërisht me korrupsionin. Mënyra sesi ekonomia është zhvilluar, mungesa e meritokracisë, sistemi i përqendrimit të ekonomisë në pak duar, është një aferë korruptive në vetvete. Thënë kjo, unë nuk kam qenë ndonjëherë për mospjesmarrje. Nga kjo studio këtu, kam bërë thirrje për pjesmarrje sepse bojkoti nuk na ka ndihmuar. Është më mirë të jemi sesa të mos jemi, për të mos i lënë atyre flamurin për këtë çështje kaq të rëndësishme.

Por nga ana tjetër e përsëris edhe një herë, minimumi dhe respekti për institucionin që ka opozita, por njëkohësisht hapësirën parlamentare, unë besoj që janë gjëra të rëndësishme, që ne duhet të diskutojmë. Opozita nuk mund të merret si e mirëqenë nga njëra anë, por nga ana tjetër, edhe ne kemi nevojë për shumë punë, për të vazhduar dhe për t’i treguar njerëzve, sesi opozita do ta luftojë korrupsionin. Janë disa mekanizma që ekzistojnë. Ekziston sigurisht një hapësirë e gjerë ligjore për të ndryshuar, por në fund të ditës duhet ky vullnet i çeliktë, për ta bërë këtë.

Zëri i Amerikës: Po a mendoni zonja Tabaku se opozita po frymëzon votuesit e ardhshëm me kauzat e saj. Zgjedhjet do të jenë shumë shpejt. Opozita po bën protesta, para bashkisë, para parlametit.

Jorida Tabaku: Janë disa elementë të cilët ne i kemi provuar në vite. Kemi provuar protestën, kemi provuar angazhimin në parlament, kemi provuar edhe të flasim me njerëzit. Dhe ne kemi qenë më efektivë kur i kemi kombinuar këto të gjitha. Është shumë mirë që i gjithë inati, gjithë mllefi që kanë njerëzit të materializohet në protestë, për të treguar që me të vërtetë ka një shpirt proteste. Por, kjo duhet të ecë paralelisht me atë që thoni ju. Me krijimin e frymëzimit, me një alternativë, edhe ekonomike, por edhe politike. Një alternativë për të ndryshuar sistemin, që vjen edhe nga njerëzit, sigurisht që vjen me njerëzit. Edhe me një program, një diskutim me qytetarët duhet t’i bashkangjitet kësaj forme proteste. Unë mendoj që ne e kemi vendosur pozitën në pozitë më të vështirë, atëherë kur kemi patur forcën e fjalës dhe forcën e argumentit. Thënë kjo, besoj që është momenti që t’i alternojmë të gjitha elementët bashkë për të treguar së pari këtë inatin qytetar dhe këtë mllefin qytetar dhe së dyti për të treguar që opozita është ajo që do ta ndryshojë Shqipërinë. Dhe kjo ka nevojë sigurisht për një përpjekje më të gjerë nga njëra anë, por nga ana tjetër edhe një gjithëpërfshirje. Sot ne duhet patjetër që të tejkalojmë debatet dhe diskutimet që lidhen me çështje që nuk lidhen me qytetarët dhe të fokusohemi tek çështje që lidhen me njerëzit. Dhe e theksoj edhe njëherë, ekonomia është problemi dhe shqetësimi kryesor që ata kanë. Dhe në për këtë duhet të flasim sot. T’i ofrojmë zgjidhje për ekonominë dhe se si do ta ndryshojmë sistemin që sot fatkeqësisht e ka çuar Shqipërinë në atë vendin ku largohen dhe ikin këmbës. Nuk është aq vendi i parajsës që duam të gjithë të besojmë që është.

Zëri i Amerikës: Zonja Tabaku, javën e ardhshme pritet vendimi për të ashtuquajturën çështje të vulës së Partisë Demokratike. Cilat janë pritshmëritë tuaja? Sa oritet të ndikojë vendimi për këtë çështje në të ardhmen e opozitës e cila vijon të vuajë përcarjen?

Jorida Tabaku: Është e vërtetë që nuk është në momentin më të mirë nga pikëpamja e diskutimeve të brendshme, diskutime që kanë kohë që zgjasin në fakt. E kam thënë në këtë studio dhe vazhdoj ta përsëris. Në fund të ditës ne fjala na mban dhe qëndrueshmëria na mban. Çështja e Partisë Demokratike është një çështje që zgjidhet me vullnet politik. Çështje e cila kërkon që të gjithë aktorët, faktorët e opozitës, por dhe jo vetëm, më gjerë, të bashkohen në një diskurs, i cili ndihmon se si ne mund ta tejkalojmë këtë fazë që ne ndodhemi, që fatkeqësisht po zgjat pak më shumë se ç’duhet, dhe këtë ngërç në të cilin ne ndodhemi, për t’u fokusuar tek ajo ofertë që njerëzit presin nga ne. Unë besoj që opozita duhet patjetër të jetë e bashkuar në zgjedhjet e ardhshme. Duhet besoj që ka nevojë që të tejkalojmë secili prej nesh interesin personal, por edhe egon personale për të shkuar tek qytetarët me një ofertë të plotë, jo me një ofertë të copëzuar. Përndryshe ky sistem do të penalizojë opozitën, do të penalizojë njëkohësisht edhe votuesit, jo vetëm demokratët, por edhe qytetarët që refuzojnë me votë qeverinë, por që e kanë të pamundur të maksimizojnë rezultatin në qoftë se opozita do të jetë e ndarë.

Zëri i Amerikës: A shihni ju një të ardhme për PD-në me Berishën në krye, një politikan që është shpallur non-grata në SHBA dhe Britaninë e Madhe?

Jorida Tabaku: Edhe për këtë çështje, unë kam të njëjtin qëndrim që kam mbajtur në këto vite. Unë kam respekt dhe vlerësim për zotin Berisha që e kam shprehur edhe në raste të tjera dhe nuk do të kisha dashur që t’i kishte ndodhur kjo gjë. Nuk është një lajm i mirë, as për PD-në, as për zotin Berisha, as për Shqipërinë. Është një figurë që ka ndikuar shumë jo vetëm në Partinë Demokratike, por edhe në Shqipëri. Por do kisha shpresuar që beteja e tij personale të ndahej nga Partia Demokratike, për ta tejkaluar këtë moment. Dhe besoj që kemi shumë mundësi dhe kemi shumë hapësirë, kemi edhe kohë për zgjedhjet e ardhshme, për t’u fokusuar pikërisht tek ajo që ka rëndësi për njerëzit, tek zgjerimi i Partisë Demokratike, tek fryma që mund të krijojmë, por njëkohësisht edhe tek alternativa jonë./VOA

Zëri i Amerikës: Lidhur me Argita Malltezin, a e sheh shihni ju atë si kryetare të munshme të partisë, nisur nga fakti që kohët e fundit ajo ka marrë një rol më të spikatur në politikë?

Jorida Tabaku: Ne gjithë ditën flasim për zgjedhje të lira e të ndershme. Flasim për demokracinë. Flasim për meritokraci dhe unë besoj që këto janë vlerat që duhet të ketë dhe duhet të mbajë edhe Partia Demokratike, për të tejkaluar përtej individëve. Nuk ka rëndësi çfarë bën sot Jorida, Argita, Gazi, zoti Basha, apo kushdo. Për ne ka rëndësi që Partia Demokratike që është një aset kombëtar ta transmetojë këtë frymë dhe të lërë si legacy, të lërë si një ligjshmëri mbasi secili prej nesh të ketë ikur, pikërisht këtë frymë. Është krijuar me disa vlera besoj të rëndësishme, bazuar mbi vlerat europiane, vlerat amerikane dhe mbi këto duhet të vazhdojë. Ashtu siç besoj edhe për Shqipërinë, ashtu siç besoj për ekonominë, ne duhet patjetër që të lëmë frymë perëndimore. Shqipëria është Evropë. Partia Demokratike është evropiane. Çdo gjë tek ajo që bëjmë është evropiane, por ne duhet të jemi perëndimorë. Dhe kjo frymë vjen duke u bazuar tek vlerat që ka Perëndimi./VOA

jorida tabaku opozita

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez