LIVE UPDATES
Aktualitet

“Ta mor thikën, në klasë e kam…” Nxënësit gjuajnë me gurë grupin e xhirimit të emisionit

9 Dhjetor 2024, 20:56 Nga DOSJA

“Ta mor thikën, në klasë e kam…”


TIRANË- Në Shkurt 2024 emisioni “Stop” bëri një vëzhgim në disa shkolla 9-vjeçare të kryeqytetit për shitjen e ushqimeve të pasigurta në kangjellat e shkollës. Pas 10 muajsh kthehemi, për të parë, se çfarë ka ndryshuar dhe shohim, se nuk është marrë asnjë masë. Në Shtator 2023, ish-ministrat Taulant Balla dhe Evis Kushi premtuan zgjerimin e perimetrit të sigurisë për shkollat, por këto masa mbetën vetëm në letër. 

Nga vëzhgimi i sotëm, rezulton se nxënësit lejohen të dalin nga shkollat, ose shitës ambulantë lejohen të shesin ushqim përmes kangjellave. Mes shumë shkollave, që emisioni “Stop” pa ishte edhe “Gjon Buzuku”, ku nxënësit dilnin nga kangjellat të pashqetësuar nga prania e mësuesve apo rojes së institucionit.


Ekspertët Ndriçim Mehmeti kryetari i Punonjësve Socialë dhe Mirgit Vataj flasin për sigurinë në shkollë, ruajtjen e perimetrit, ushqimet brenda ambienteve të arsimit dhe se çfarë masash duhet të merren.

“Këtë vit shkollor ne na doli drejtori i Policisë së Tiranës, na doli shefja e AKU-së së Tiranës, drejtori i policisë bashkiake të Tiranës dhe thanë se ne do të marrim masa, të cilat nuk kanë të bëjnë vetëm me perimetër sigurie, që është shkelur perimetri i sigurisë që bashkë e kemi thënë disa herë. Për të cilën duhet të raportojë oficeri i sigurisë, mësuesi kujdestar dhe drejtori e kështu me radhë dhe duhet të jetë një punonjës i AKU-së që nuk duket asgjëkundi. Këtu dihet të bëhet zbatimi i ligjit dhe secili të bëjë punën e vet për atë që paguhet. Kjo është në të mirë të prindërve, në të mirë të fëmijëve, kjo është në të mirë të shkollës dhe të komunitetit,” tha eksperti Ndriçim Mehmeti.

“Është vërtet një situatë shqetësuese sa i përket shitjes apo tregtimit të pijeve energjike apo me sheqer të shtuar dhe ajo çka është për të ardhur keq është se akoma nuk kemi një efektivitet në monitorimin dhe në evidentimin e gjithë këtyre rasteve. Ky është një moment shumë i rëndësishëm, duke filluar që nga shkolla, pjesa e ndërgjegjësimit të fëmijëve. Oficerët e shkollave të fëmijëve duhet të jenë shumë të vëmendshëm, pra nëse shikojnë që brenda shkollave brenda perimetrit apo në afërsi të perimetrit të shkollave ka tregtarë ambulantë, apo dyqane dhe markete, të cilët tregtojnë duhet t’i raportojnë, pra duhet të jenë në fokusin e tyre dhe çështja e pijeve energjike,” u shpreh Mirgit Vataj.

Por në një situatë të paprecedentë, nxënësit e “Gjon Buzukut”, pasi u kapën në gabim, sulmuan grupin tonë të xhirimit gjatë kohës, kur duhet të ishin nën përgjegjësinë e rojës, mësuesve kujdestarë, drejtoreshës dhe një oficeri sigurie.

Gazetarja: Kush gjuajti?

Nxënësit: Bionde vagabonde e ke radhën sonte.

Gazetarja: Më trego pak, çfarë ke aty brenda!

Nxënësi: Ik andej!

Gazetarja: Më trego pak, çfarë ke aty brenda!

Nxënësi: Hiqe kamerën, se…!

Gazetarja: Çfarë se?

Nxënësi: Hiqe kamerën, se ta futa shpullë!

Nxënësi tjetër: Ik të q…r…!

Nxënësi tjetër: Atë racën…!

(Hedhin kapsolla)


Nxënësi tjetër: Oj budallaqe, ik andej mos na çaj k…!

Nxënësi tjetër: A ta mor thikën?! Ta morr thikën, më vdektë motra! Me rob shpie e kam në klasë./Tvklan.al

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim