LIVE UPDATES
Aktualitet

Superskandali me evazionin fiskal, flet pronari i firmës “fantazmë”: S’kam lidhje fare as me rrush e as me fiq

Ai pohoi se ka qenë punëtor krahu që merrte nga 500 deri në 600 mijë Lek të vjetër në kompaninë në fjalë dhe se pronari real sipas tij e kishte bërë administrator për çështje taksash.

6 Korrik 2022, 17:32 Nga k.m.
Superskandali me evazionin fiskal, flet pronari i firmës
Ruzhdije Meta dhe Pëllumbi Hasani

TIRANË- Skandali i skemës së evazionit fiskal të kompanive të inceneratorëve me fatura fiktive vijon të thellohet ditë pas dite edhe më shumë. Pas denoncimit të bërë nga Lëvizja Socialiste për Integrim, gazeta “Panorama” kontaktoi me personat që figurojnë pronarë të kompanisë “Pëllumbi 2015”, ku sipas denoncimit të kryetares së LSI-së ka lëshuar rreth 430 mijë dollarë fatura fiktive me kompanitë e inceneratorëve.

Por, njësoj si edhe në rastin e dy të moshuarve, edhe këtu kemi të bëjmë me mashtrime. Arjan Habibi është një prej ortakëve të kompanisë “Pëllumbi 2015”, por gjatë intervistës për gazetën “Panorama” ai u shpreh se nuk ka asnjë dijeni për evazion fiskal. Ai pohoi se ka qenë punëtor krahu që merrte nga 500 deri në 600 mijë Lek të vjetër në kompaninë në fjalë dhe se pronari real sipas tij e kishte bërë administrator për çështje taksash.

Pas kësaj bisede gazeta “Panorama” kontaktoi me Pëllumb Hasanin, i cili sipas ekstraktit historik të shkarkuar nga QKB-ja rezulton administrator i firmës ndonëse me status të pezulluar. Hasani mohon që të ketë bërë evazion fiskal. Ai thotë se firma e tij merret me pllaka betoni, bordura, puseta dhe kapak pusetash dhe se çdo punë që ka bërë e ka kryer me fatura të rregullta.

Por, ai hedh akuza ndaj një tjetër personi të quajtur Aliko Agolli, i cili sipas përshkrimit të Pëllumb Hasanit është ekonomisti i firmës së tij. Hasani dyshon se evazionin fiskal e ka bërë Aliko Agolli pasi në 5 vitet e fundit ai e ka pasur vulën dhe të drejtën e firmës së kompanisë dhe të drejtën për lëvizjet bankare.

Z. Hasani, a jeni në dijeni se jeni pronarë i një kompanie që rezulton se ka kryer rreth 430 mijë dollarë evazion fiskal, sipas LSI-së?

Pëllumb Hasani: Aliko Agolli ka mbajtur të gjitha faturat, hyrjet dhe daljet e firmës. Ai ka bërë të gjitha veprimet me firmat e tjera me bankat dhe me të gjitha. Vulën e ka pasur ai dhe të drejtën e firmës.

Ju dyshoni se jua ka bërë Aliko Agolli këtë?

Pëllumb Hasani: Nëse ka një gjë të tillë, e ka bërë ai patjetër. Unë s’kam bërë asnjë veprim. Unë e kam marrë në telefon atë, e ka pasur zyrën te ish-Stadiumi Dinamo. Por tani, nuk ma ka hapur as mua telefonin. Unë e kam marrë disa herë në telefon, sepse kam çuar tuba e pllaka në Vlorë dhe më tha se jemi në proces gjyqësor. U bë 5 vite që kemi çuar 70 milionë Lek të vjetra në Vlorë. Unë e kam marrë për lekët e mia, sepse s’më kanë paguar për punën që kam bërë.

Aliko Agolli jua ka gjetur punën në Vlorë?

Pëllumb Hasani: Jo, jo ai ka mbajtur letrat e firmës, ka pasur të drejtën e përdorimit të firmës dhe vulës komplet. Ai ka mbajtur bllokun e faturave dhe lëvizjet bankare ai i ka bërë. I kam çuar disa herë mesazhe për të marrë ndonjë lek. Kemi punuar në Lungo Mare dhe në Allias 1 muaj po me këtë firmë që s’ka paguar lekë. Unë vet i kam të gjitha faturat e rregulla. Çfarë ka hyrë dhe çfarë ka dalë.

Pra, ju keni blerë zhavorr dhe keni prodhuar pllaka e bordura nuk është se keni blerë fruta e perime për të shitur beton?

Pëllumb Hasani: Jo, jo, skam lidhje fare as me perime as me rrush e as me fiq. Unë kam lidhje vetëm me betona, puseta, bordura, kapak pusetash. Skam lidhje fare me fruta e perime.

Po nga krimi ekonomik apo nga tatimet, ju kanë lajmëruar për evazion fiskal?

Pëllumb Hasani: Edhe kur kanë ardhur tatimet i kam dhënë numrin e Alikos dhe ka marrë vesh Aliko me ta dhe i ka treguar për siguracionin e punonjësve, për tatim fitimin e me çdo gjë është marrë Aliko me këtë punë.

A do të nisni ju proces gjyqësor, nëse ka vërtet një evazion fiskal?

Pëllumb Hasani: Unë në gjyq do e çoj vetëm për të marrë lekët e mia se më ka shkuar mbi 60 milionë Lek për të marrë për të tjerat nuk më intereson./ Marrë nga Panorama

ruzhdije meta pëllumbi hasani skandali me evazionin fiskal

Sondazh

Poll

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve