Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Një studim i fundit i organizatave mjedisore ndërkombëtare tregon se digat e ndërtuara në vitin 1987 në afërsi të burimit të Vjosës në territorin grek, kanë sjellë ndryshime drastike hidro- morfologjike si dhe ulje të numrit të specieve.
TIRANË- Një kërkim i ri shkencor, i kryer prej hulumtuesve të Universitetit të Burimeve Natyrore dhe Shkencave Humane në Vienë në bashkëpunim me Qendrën Helene për Kërkime Detare në Athinë, vë në dukje disa prej pasojave më të rënda ekologjike që ka sjellë një prej digave të vendosura në rrjedhën e burimit të lumit Vjosa (Aoos) në Greqi.
“Pa rrjedhën ekologjike prej digës së burimit të Aoos, lumi i egër i dikurshëm është reduktuar në një përrua të ngushtë vetëm 1.3 metër të gjerë. Kjo ka sjellë ndryshime drastike hidromorfologjike,” thuhet në studim.
Sipas Direktivave të Kuadrit Ujor të BE, rrjedha ekologjike nuk është thjesht një volum minimal ujor, por sasia e ujit e domosdoshme për ekosistemet e rrjedhës së poshtme për të ruajtur karakteristikat natyrore dhe për kryerjen e funksioneve jetike ekologjike.
Lumi i fundit i egër në Europë, Vjosa-Aoos, shtrihet përreth 260 km, duke filluar që prej burimit të tij në malet Pindos të Greqisë e duke vijuar në Parkun Kombëtar të Vjosës në Shqipëri, deri në grykëderdhjen e tij në Detin Adriatik.
Ndërtimi i digave në burimet e AOOS në Greqi në vitin 1987 e ndërpreu totalisht rrjedhën e poshtme të lumit, duke shkaktuar një kaskadë me impakte të rënda ekologjike.
Gjetjet e studimit tregojnë se reduktimi i rrjedhës së lirë ka sjellë gjithashtu uljen e numrit të specieve që janë pjesë e ekosistemit lumor, vazhdimësia e të cilave varet drejtpërdrejt nga vazhdimësia e rrjedhës së lumit.
“Mungesa e rrjedhës së lirë ka sjellë humbje drastike të habitatit dhe rënie në popullatën dhe diversitetin e peshqve, sidomos të troftës së Ballkanit,” citojnë më tej gjetjet, lidhur me impaktet që vihen re kryesisht gjatë muajve të thatë të verës.
Drejtori ekzekutiv i organizatës mjedisore, MedIna në Greqi, theksoi rolin jetik që ka lumi i egër Vjosa-Aoos në rajon.
“Aoos nuk është thjesht një lumë, është një arterie kryesore jetike, e cila lidh ekosistemet, komunitetet dhe trashëgiminë kulturore,” tha Alexis Katsaros nga MedIna.
Studimi i publikuar nga Riverwatch, EuroNatur dhe MedINA, thekson nevojën urgjente për të rikthyer rrjedhën ekologjike të lumit në digat e burimeve.
“Rikthimi i rrjedhës ekologjike të lumit Vjosa-Aoos duhet të jetë qëllimi kryesor i politikave publike të rajonit për një të ardhme të qëndrueshme,” u shpreh Katsaros nga instituti MedIna./Reporter.al
foto ilustruese HAGË- Agjencia e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Drejtësinë Penale, Eurojust ka dhën&eum...
Foto ilustruese ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 26-vjeçar në Savona të Italisë. Shqiptar...
Foto ilustruese KOSOVË- Policia e Kosovës mëngjesin e sotëm ka realizuar një operacion në Fushë Kosovë e Malishev&e...
Pamje nga vendi i ngjarjes VORË- Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në autostradën Durrës-Tiran&...
foto ilustruese TIRANË- Për të vlerësuar rritjen ekonomike, në mungesë të të dhënave zyrtare, shpesh ekonomist...
Foto ilustruese TIRANË- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka njoftuar se ditën e Enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Klodiana Lala TIRANA- Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë më shumë detaje lidhur me operacionin ndërkombëtar i qu...
Klodiana Lala TIRANA- Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë më shumë detaje lidhur me operacionin ndërkombëtar i qu...
Elvis Doçi TIRANË- Elvis Doçi i njohur si "Visi i Pojës" i cili është shpallur në kërkim si pjes&eum...
TIRANA- Një operacion i madh kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, pastrimit të parave dhe shpërdorimit të...