LIVE UPDATES
Aktualitet

Stoku i dosjeve / Qytetarët nxehen me zvarritjet, i drejtohen Gjykatës së Lartë për gjykim të shpejtë

Njëri nga paditësit kujton se është në moshë të thyer.

10 Dhjetor 2022, 14:51 Nga k.m.
Stoku i dosjeve / Qytetarët nxehen me zvarritjet, i drejtohen Gjykatës
Gjykata e Lartë

Gjykatat janë bllokuar nga stoku i dosjeve dhe qytetarëve u ka humbur durimi. Disa prej tyre janë bërë juristë dhe kanë informacionin e duhur se çdo zvarritje dhe vonesë është shkelje kushtetuese e të drejtave të tyre. Në 21 raste ata i janë drejtuar gjykatës së lartë me këto padi që merr në shqyrtim problemet e shkaktuara nga stoku dhe nga vendet vakante.

Gazetasi.al studioi të gjitha këto raste të bëra publike dhe rezulton se që të gjithë ata kërkojnë përshpejtim, edhe atëherë kur gjykata vetë vlerëson se shkaqet kanë rënë dhe aktualiteti nuk është më prezent.

Njëri nga paditësit kujton se është në moshë të thyer.

Ai thotë: Mos gjykimi i kësaj çështje kaq të lehtë është një proces i parregullt ligjor dhe sidomos për mua që jam në moshë të thyer, 67 vjeç dhe me sëmundje patologjike. 

Sigurisht kjo vonesë nuk ka ardhur për fajin tim, ndoshta jo për fajin e gjykatës, por ka ardhur nga vetë shteti, duke mos plotësuar vendet vakante që kanë qenë bosh nëpër gjykata.

Çështja e qytetarit B.I ekziston e pazgjidhur prej 2016 dhe qytetari ankohet për një vendim pushimi të prokurorisë së Kavajës. Por gjykata vendos pushimin e kërkesës për shkak të afateve që kanë kaluar. Nga ana tjetër padia e një qytetareje ngre alarmin sa i takon vettingut dhe vonesave që solli.

Ajo deklaron: Nga verifikimi i dosjes gjyqësore pranë sekretarisë, konstatoj se çështja është regjistruar në Gjykatën e Lartë më datë 10.05.2022 dhe është në fazën e studimit.  Aktualisht pranë kësaj Gjykate gjenden të regjistruara mbi 36.000 çështje gjyqësore, të viteve të ndryshme, në pritje për tu shqyrtuar.

Rezulton se nga këto çështje, mbi 12000 janë me natyrë administrative. Çështjet administrative shqyrtohen sipas kriterit të datës së regjistrimit. Aktualisht Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë po shqyrton çështjet e themelit, të regjistruara në vitin 2015, në dhomë këshillimi.

Krahas tyre, pavarësisht datës së regjistrimit, Kolegji Administrativ po shqyrton me përparësi, rekurset e veçanta ndaj vendimeve të ndërmjetme, të cilat sipas nenit 470 të KPC kanë një afat të posaçëm shqyrtimi, konkretisht 30 ditë, për shkak të urgjencës.

Po ashtu, me përparësi po shqyrtohen edhe rekurset, për të cilat miratohet kërkesa e palës për përshpejtim nga gjyqtari relator, pasi vlerësohet se plotësohen kriteret e përcaktuara në ligj. Duke iu rikthyer çështjes konkrete, të regjistruar pranë Gjykatës së Lartë në vitin 2022, rezulton se pala kërkuese i është drejtuar gjykatës administrative me padinë me objekt ‘Kallëzim i një punimi të ri të mundshëm. Detyrimi i të paditurve për të kthyer sendin ose të paguajë vlerën e plotë të pronës. Marrjen e masës së sigurimit të padisë, pezullimin e punimeve që kryen pala e paditur mbi pronën tonë’.

Rezulton se kjo padi është pushuar nga Gjykata Administrative e Apelit Tiranë. [...] Në këto kushte vlerësoj se nuk jemi përpara shkeljes së afatit të parashikuar nga neni 399/2 të Kodit të Procedurës Civile, pasi kjo çështje është regjistruar në Gjykatë të Lartë në datë 10.05.2022, pra ka kaluar vetëm 1 muaj nga regjistrimi i saj.

Gjithashtu, konstatohet se kjo lloj mosmarrëveshje për të cilën Gjykata Administrative e Apelit ka vendosur pushimin e çështjes, hyn në kategorinë e atyre çështjeve që merren me përparësi nga vetë Gjykata e Lartë, por gjithmonë duke ruajtur radhën dhe rendin kronologjik të regjistrimit të tyre si dhe aktualisht nga kjo kategori po shqyrtohet vitit 2017-2018. Në këto kushte, parashikohet se kjo çështje do të merret në shqyrtim brenda vitit 2022. Për sa më sipër, vlerësoj se duhet të vendoset rrëzimi i kërkesës, pasi çështja është regjistruar në datë 10.05.2022 në Gjykatë të Lartë dhe nuk kanë kaluar afatet për marrjen e saj në shqyrtim.”

Në dosje vlerësohet dhe i kujtohet paditëses se çfarë kanë thënë ndërkombëtarët për procesin.

“Komisioni i Venecias ka theksuar se reforma në drejtësi, procesi i verifikimit të gjyqtarëve/prokurorëve në Shqipëri, ishte e domosdoshme edhe nëse do të sillte pasoja të paparashikuara. Përveç aspekteve të padyshimta pozitive mbi cilësinë e gjyqësorit në planin afatgjatë, në një periudhë afatshkurtër procesi i verifikimit ndikon në numrin e gjyqtarëve aktiv në sistem duke shkaktuar problem të përkohshme praktike derisa të bëhet zëvendësimi i tyre”.

Gjykata i kujton qytetares se askujt nuk mund t’i kërkohet të bëjë të pamundurën kur ka kufizime në burimet njerëzore,sa kohë gjykata e lartë po merr masa akute për përballimin e çështjeve të prapambetura.

gjykata e larte

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj