LIVE UPDATES
Aktualitet

Stagnimi në integrim i atribuohet edhe Ballkanit, edhe BE-së

Në të njëjtën kohë, shumë politikanë dhe analistë kanë kthyer vëmendjen e tyre kah Ballkani Perëndimor, nga frika e ndikimit rus në një rajon të rrënuar tashmë nga paqëndrueshmëritë politike. Tensionet atje janë të vazhdueshme edhe rreth tri dekada pas shpërbërjes së Jugosllavisë.

10 Mars 2024, 15:55 Nga h.k
Stagnimi në integrim i atribuohet edhe Ballkanit, edhe BE-së
Foto ilustruese

UKRAINA-Pushtimi rus i Ukrainës ka rritur vendosmërinë e Evropës për të mbrojtur arkitekturën e saj të sigurisë dhe demokracinë.

Në të njëjtën kohë, shumë politikanë dhe analistë kanë kthyer vëmendjen e tyre kah Ballkani Perëndimor, nga frika e ndikimit rus në një rajon të rrënuar tashmë nga paqëndrueshmëritë politike. Tensionet atje janë të vazhdueshme edhe rreth tri dekada pas shpërbërjes së Jugosllavisë.

Rregullat për përdorimin e përmbajtjes sonë

Bosnje e Hercegovina dhe Kosova janë dy vende që veçohen si më të cenueshme nga disa analistë. E para, për shkak të tensioneve etnike dhe udhëheqësit pro-rus të serbëve, Millorad Dodik, i cili shpreh hapur ambiciet e tij për ndarje nga pjesa tjetër e vendit.

“Liria është ajo që na duhet. Nuk kemi nevojë për kolonizatorë; nuk kemi nevojë për mësues. Ky komb nuk e ka lejuar kurrë veten të jetojë i robëruar”, ka thënë Dodik në një tubim para mbështetësve të tij në Banjallukë.

Kosova, në anën tjetër, ka çështje të hapura me Serbinë - vendin që ruan lidhje të ngushta me Rusinë dhe është i vetmi në Ballkanin Perëndimor që nuk ka vendosur sanksione kundër saj, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë në një nga mbledhjet e fundit të Qeverisë së tij se Serbia me “metodat” e presidentit rus, Vladimir Putin, përbën rrezik për Kosovën.

Këtë javë, duke folur në një konferencë rajonale në Prishtinë, ka thënë se në dy vjetët e parë të qeverisjes së tij, Serbia ka dërguar katër herë ushtrinë e saj në kufi me Kosovën, ka sponsorizuar terrorizmin dhe ka shpërndarë lajme të rreme për të justifikuar veprimet e saj agresive.

Kurti ka thënë se Bashkimi Evropian dhe NATO-ja i janë përgjigjur drejt pushtimit rus të Ukrainës, duke futur Finlandën dhe Suedinë në aleancën ushtarake, dhe duke u dhënë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë.

“Kërcënimet e sigurisë në Ballkanin Perëndimor nga Serbia duhet të trajtohen me të njëjtën qasje, duke i dhënë Kosovës statusin e vendit kandidat për Bashkimin Evropian dhe anëtarësinë në Këshillin e Evropës”, ka thënë Kurti.

Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor - Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnje e Hercegovina - janë në faza të ndryshme të procesit të pranimit në BE.

Rruga është e gjatë - ato duhet t’i përafrojnë ligjet me ato të BE-së dhe të dëshmojnë se institucionet dhe ekonomitë e tyre i përmbushin normat demokratike.

Procesi ka shkuar shumë ngadalë, por pas pushtimit rus të Ukrainës, BE-ja ka ndarë një paketë prej 6 miliardë eurosh për t’i ndihmuar ato si në reforma, ashtu edhe për t’u larguar nga ndikimi rus.

Analistët nuk presin që gjërat të ndryshojnë brenda natës. Thonë se hezitimi për kohë të gjatë i BE-së për t’u zgjeruar - për herë të fundit në vitin 2013 me Kroacinë - ka koston e vet.

Vessela Tcherneva, nga Këshilli Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, thotë për programin Expose të Radios Evropa e Lirë se disa vende të rajonit kanë gjetur tashmë partnerë alternativë.

“Për shembull, Serbia luan lojën e të zgjedhurit midis BE-së në njërën anë dhe Rusisë dhe Kinës në anën tjetër. Ky trend është në rritje. Dhe, mendoj se politikëbërësit evropianë e kanë të qartë tashmë se paqëndrueshmëria në një rajon, i cili gjeografikisht nuk është vetëm pjesë e kontinentit, por në zemër të kontinentit, mund të jetë shumë, shumë e rrezikshme”, thotë Tcherneva.

Në fjalimin për gjendjen e BE-së, të mbajtur në shtator të vitit 2023, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se BE-ja duhet t’i përgjigjet “thirrjes së historisë” dhe të pranojë një numër të madh vendesh, përfshirë nga Ballkani Perëndimor. “E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Unionin tonë” ka thënë ajo.

Pak ditë para kësaj, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka thënë se BE-ja do të mund të pranojë vende të reja anëtare deri në vitin 2030, por se ato “nuk duhet të importojnë konflikte nga e kaluara”.

Për Dimitar Bechevin, profesor në Universitetin e Oksfordit, ky afat është tejet ambicioz. Duke folur për Exposenë, ai thotë se deri në fund të dekadës, ndoshta vetëm një vend - Mali i Zi - mund të bëhet pjesë e bllokut.

Për Kosovën, e cila është më së largu prej BE-së, ku vetëm ka aplikuar për anëtarësim, Bechev thotë se duhet të përqendrohet në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, përpara se të flasë për integrimin evropian. Rrugë të shkurtër, sipas tij, nuk ka.

“Për fat të keq, ajo që kemi parë për një vit apo një vit e gjysmë në Kosovë, është se si BE-ja ka trajtuar kriza të përsëritura. Në veri të Kosovës ka gjithmonë kriza, tensione, protesta... Kurti po i shton rreziqet tani me çështjen e valutës. Pra, politikëbërësit evropianë, por edhe Shtetet e Bashkuara, që janë po ashtu të përfshira në Kosovë, duhet të fikin zjarre, në vend se të mendojnë për një zgjidhje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë”, thotë Bechev.

Kosova dhe Serbia e kanë normalizimin e marrëdhënieve kusht për përparim në rrugën e integrimit evropian.

Bechev thotë se të gjithë liderët ballkanikë mund të angazhoheshin më shumë në zbatimin e reformave, por shton se BE-ja ka përgjegjësi, gjithashtu, për mungesën e suksesit në procesin e zgjerimit.

Sipas tij, Ballkani Perëndimor ka qenë gjithmonë në agjendë të BE-së, por jo top-agjendë, qoftë për shkak të hezitimit të disa liderëve për t’u zgjeruar, qoftë për shkak të problemeve të brendshme të BE-së.

Sidoqoftë, pas nisjes së luftës në Ukrainë, BE-ja ka marrë disa hapa për të konsoliduar pozicionin e saj dhe për të parandaluar përçarjet në kontinent.

Në Bosnje e Hercegovinë ka përforcuar misionin e saj paqeruajtës EUFOR, ashtu siç ka bërë edhe në Kosovë me misionin për sundimin e ligjit EULEX. Por, ajo nuk ka arritur ta bindë Serbinë që t’iu bashkohet sanksioneve kundër Rusisë.

Bechev thotë se, tash për tash, qëllim duhet të jetë mbajtja nën kontroll e ndikimit rus në Ballkan, sepse të hiqet qafe plotësisht, është e pamundur.

“Serbia, e cila është qendër e ndikimit të Rusisë në Ballkanin Perëndimor, do të jetë jashtë BE-së për një të ardhme të parashikueshme. E, derisa nuk prishet kjo lidhje, Rusia do t’i ketë gjithmonë disa karta për të luajtur në këtë pjesë të Evropës”, thotë Bechev.

Tcherneva, nga Këshilli Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, pajtohet, por shton se Bashkimi Evropian duhet të kërkojë mënyra për ta përshpejtuar integrimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, pa sugjeruar ndonjë alternativë për zgjerimin.

“...sepse, anëtarësimi në BE ka të bëjë me transparencën, me rregullat, me standardet, me sundimin e ligjit, ndërsa ndikimi rus kalon përmes kanaleve të korrupsionit, kanaleve të pandershme dhe kanaleve të mediave të kontrolluara”, thotë Tcherneva.

Në ueb-faqen e BE-së thuhet se blloku është “plotësisht i përkushtuar për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Ky është një objektiv i përbashkët strategjik, që bashkon të gjithë rajonin dhe BE-në”.

Në një postim në X më 29 shkurt, komisionari për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, ka shkruar se rajoni i Ballkanit Perëndimor, “duhet të avancojë me shpejtësi sa u përket reformave”.

Në raportin e fundit të organizatës Freedom House, që vlerëson fushën e të drejtave politike dhe lirive qytetare, të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor radhiten si pjesërisht të lira.

Sondazhe të ndryshme të opinionit tregojnë se mbështetja publike për anëtarësimin në BE është ndryshe-ndryshe në të gjithë rajonin - Kosova dhe Shqipëria zakonisht kanë rezultate më të larta, ndërsa Serbia më të ulëta.

Një sondazh i kryer nga Ipsos në Serbi, i publikuar në prill të vitit 2022, ka gjetur se 44 për qind e pjesëmarrësve kanë qenë kundër anëtarësimit të Serbisë në BE dhe 35 për qind pro. Kjo ka qenë hera e parë që në këtë vend kanë mbizotëruar pikëpamjet negative.

Po atë vit, një sondazh tjetër ka treguar se Mali i Zi është më i mirëprituri në BE, ndërsa Kosova më së paku.

Sot, kanë kaluar më shumë se dy dekada nga Samiti i Selanikut, ku vendeve të Ballkanit Perëndimor u është premtuar e ardhme evropiane.

Afati i 2030-ës që është përmendur nga Charles Michel, është mjaft afër për t’i joshur ato që të bëjnë sa më shumë investime politike për t’u përafruar me BE-në. Por, është ndoshta edhe zile zgjimi për vetë BE-në që “thirrja e historisë” të mos shndërrohet në një shans të humbur historik./REL

ballkani perendimor

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet