10 Mars 2024, 12:23
Nga r.ll
luciano deraj
VLORË- Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për 35-vjeçarin Luçiano Deraj, i cili u arrestua tre ditë më parë, pasi iu gjet arsenal armësh dhe municionesh në banesën e tij në Babicë. Seanca gjyqësore ndaj Derajt u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa mësohet se 35-vjeçari e ka kyçur gojën para togave të zeza. Ai nuk ka dhënë asnjë informacion nëse kishte lidhje me ndonjë grup kriminal ose nga i kishte siguruar armët.
Një ditë pas arrestimit të tij u publikuan edhe fotot e banesës ku u kapën armët dhe municionet, ku shihej se shtëpia monitorohej në çdo cep nga kamerat. 35-vjeçari jetonte në banesë bashkë me njerkën, babain edhe gjyshërit.
Këta të fundit u shprehën se u tronditën kur panë aq shumë polici në banesë për kontroll. Në banesë u gjetën disa lloje armatimesh, snajper, pistoleta, qindra fishekë, 7 kallëpe lëndë eksplozivi plastik, silenciatorë për armët, 4 dylbi optike, 2 palë dylbi, radiomarrëse me valët e Drejtorisë së Policisë Vlorë, targa dhe çelësa makinash, maska, fenelina dhe veshje të ndryshme. Baza e armatimeve dyshohet se është përdorur apo do të përdoreshin për ngjarje të rënda kriminale. Kjo është sasia më e madhe e armatimit e kapur në Vlorë kohët e fundit.
Ka dyshime se një snajper i sekuestruar është ai që u përdor për vrasjen e Gëzim Sinomatit. Armët janë dërguar në Laboratorin e Policisë Shkencore për ekspertizë balistike për ekzaminim pasi dyshohet se disa prej tyre të jenë përdorur në disa ngjarje kriminale të kohëve të fundit.
luciano deraj
Aktualitet
10 Mars 2024, 11:34
r.ll
mikea zeka
ITALI-Janë identifikuar viktima dhe autori i përplasjes së përgjakshme mes bandave shqiptare që ndodhi mbrëmjen e ...
Aktualitet
10 Mars 2024, 11:23
r.ll
bujar spahia
TIRANË- Nesër do të nisë muaji i shenjtë i Ramazanit, ku besimtarët myslimanë do të agjërojnë...
Aktualitet
10 Mars 2024, 11:21
r.ll
mberritja ne rinas
TIRANË- Janë eskstraduar nga Shqipëria dhe Gjermani dy shqiptarë të cilët janë dënuar për d...
Aktualitet
10 Mars 2024, 11:01
r.ll
pamje nga aksidenti
TIRANË- Policia ka reaguar për aksidentin e ndodhur ditën e sotme në rrugën " Ferit Xhajko" në Tiran&eum...
Aktualitet
10 Mars 2024, 10:49
r.ll
foto ilustruese
SPANJË- Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar në Spanjë pasi ishte i dënuar me burg për kul...
Aktualitet
10 Mars 2024, 10:18
r.ll
foto ilustruese
ITALI- Përplasja mes bandave shqiptare në një lokali në qendër të Frosinones në Itali solli vdekjen e nj...
Aktualitet
10 Mars 2024, 09:56
r.ll
foto ilustruese
LUSHNJE- Në kuadër të operacionit policor "Sundimi i ligjit", janë zbuluar në Lushnje dy lokale ku viheshin baste ...
Aktualitet
10 Mars 2024, 09:45
r.ll
leonard mnela
TIRANË- Më pak se 40 euro ka paguar Leonard Mnela, personazhi i botës së krimit që për 21 vite mashtroi Shqip&e...
Aktualitet
10 Mars 2024, 09:39
r.ll
pamje nga aksidenti
TIRANË- Një aksident raportohet se ka ndodhur para pak minutash në rrugën "Ferit Xhajko" Tiranë.
Në a...
Aktualitet
10 Mars 2024, 09:21
r.ll
makina e agron pukes
TIRANË- Gjykata ka caktuar burg pa afat për 54-vjeçarin, Agron Puka i cili mbeti i plagosur në atentatin e ndodh...