10 Mars 2024, 12:33
Nga S.N
Foto Ilustrim
TIRANË-Dy persona janë arrestuar pasi ushtronin aktivitetin e paligjshmë të vënies së basteve sportive nëpërmjet celularëve. Operacioni policor i koduar “Games” u realizua nga komisariati i policisë Nr.6.
Personat e arrestuar janë një 31-vjeçar me inicialet E.S dhe një 22-vjeçar me inicialet E.V, të dy banues në Tiranë. Këtë veprimtari 2 personat e kryenin në 2 lokale në zonën e Unazës së Re. Gjatë operacionit u sekuestruan celularët në të cilat u gjetën faqe bastesh sportive.
Njoftimi i Policisë:
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar "Games". Ushtronin veprimtarinë e paligjshme të vënies së basteve sportive, nëpërmjet celularëve, vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen, në cilësinë e provës materiale, celularët që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, pas një pune të mirëfilltë hetimore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Games".
Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit E. S., 31 vjeç, dhe E. V., 22 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në dy lokale në Unazë të Re, u konstatuan këta shtetas, në celularët e të cilëve, shërbimet e Policisë gjetën faqe dhe linqe që shërbenin për vënien e basteve sportive. Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, celularët që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
baste sportive tirane policia
Aktualitet
10 Mars 2024, 12:23
r.ll
luciano deraj
VLORË- Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për 35-vjeçarin Luçia...
Aktualitet
10 Mars 2024, 11:34
r.ll
mikea zeka
ITALI-Janë identifikuar viktima dhe autori i përplasjes së përgjakshme mes bandave shqiptare që ndodhi mbrëmjen e ...
Aktualitet
10 Mars 2024, 11:23
r.ll
bujar spahia
TIRANË- Nesër do të nisë muaji i shenjtë i Ramazanit, ku besimtarët myslimanë do të agjërojnë...
Aktualitet
10 Mars 2024, 11:21
r.ll
mberritja ne rinas
TIRANË- Janë eskstraduar nga Shqipëria dhe Gjermani dy shqiptarë të cilët janë dënuar për d...
Aktualitet
10 Mars 2024, 11:01
r.ll
pamje nga aksidenti
TIRANË- Policia ka reaguar për aksidentin e ndodhur ditën e sotme në rrugën " Ferit Xhajko" në Tiran&eum...
Aktualitet
10 Mars 2024, 10:49
r.ll
foto ilustruese
SPANJË- Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar në Spanjë pasi ishte i dënuar me burg për kul...
Aktualitet
10 Mars 2024, 10:18
r.ll
foto ilustruese
ITALI- Përplasja mes bandave shqiptare në një lokali në qendër të Frosinones në Itali solli vdekjen e nj...
Aktualitet
10 Mars 2024, 09:56
r.ll
foto ilustruese
LUSHNJE- Në kuadër të operacionit policor "Sundimi i ligjit", janë zbuluar në Lushnje dy lokale ku viheshin baste ...
Aktualitet
10 Mars 2024, 09:45
r.ll
leonard mnela
TIRANË- Më pak se 40 euro ka paguar Leonard Mnela, personazhi i botës së krimit që për 21 vite mashtroi Shqip&e...
Aktualitet
10 Mars 2024, 09:39
r.ll
pamje nga aksidenti
TIRANË- Një aksident raportohet se ka ndodhur para pak minutash në rrugën "Ferit Xhajko" Tiranë.
Në a...