LIVE UPDATES
Aktualitet

SPAK operacion të përbashkët me autoritetet franceze kundër mashtrimeve kompjuterike, ndalohet një shqiptar

Sipas njoftimit të SPAK, dje më 22 prill 2026, në bashkëpunim me autoritetet franceze u ushtruan kontrolle në një qendër thirrjesh dhe në katër banesa në Tiranë.

23 Prill 2026, 14:18 Nga D.S

SPAK operacion të përbashkët me autoritetet franceze kundër

SPAK

TIRANË-  Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me autoritetet franceze ka zhvilluar një operacion kundër call center-ave, dhe është ndalur edhe një shtetasi shqiptar, si pjesë e kësaj skeme. Sipas njoftimit të SPAK, dje u ushtruan kontrolle në një qendër thirrjesh dhe në katër banesa në Tiranë.

Pas shkëmbimit të informacionit përmes Eurojust, autoritetet franceze referuan të dhëna mbi mashtrimin e disa qytetarëve francezë përmes investimeve të rreme në kriptomonedha.  Dëmi i dokumentuar për katër shtetas francezë arrin në 845,400 euro, ndërsa për nëntë persona të tjerë të identifikuar, dëmi kap vlerën e rreth 1.1 milionë eurove për periudhën shkurt–maj 2023.

Skema e mashtrimit realizohej përmes platformës “UNIVERSAL TRADE”, ku qytetarët  kontaktoheshin nga persona me identitete të rreme franceze dhe orientoheshin të investonin në kriptomonedha.

Njoftimi i SPAK:

"Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në bashkëpunim me oficerët e Policisë Gjyqësore të Divizionit Financiar dhe Dixhital të Kërkimeve të Xhandarmërisë së Pau (Francë) zhvilluan më 22.4.2026, kontrolle në një qendër thirrjesh dhe në katër banesa në Tiranë, lidhur me një hetim të përbashkët për veprën penale të “Mashtrimit Kompjuterik”.

Nga shkëMbimi spontan i informacionit, i dërguar nga Eurojust, seksioni i kërkimeve të xhandarmërisë në Pau i ka përcjellë Prokurorisë së Posaçme të dhënat mbi hetimin për mashtrimin e disa qytetarëve franceze për investime në kriptomonedha. Mbi bazën e këtij informacioni është regjistruar procedimi penal nr. 39/20255 për veprat penale “Mashtrim kompjuterik”, i kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerje e veprave nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 28/4, 143/b, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Sipas të dhënave hetimore, Prokuroria e Pau po zhvillon hetime paraprake për mashtrim përmes investimeve në kriptomonedha, të kryera në kuadër të një grupi të organizuar, përmes shoqërisë “UNIVERSAL TRADE” (https://universaltrade.io), si dhe për pastrim parash në rrethana rënduese, pas disa kallëzimeve të paraqitura nga katër shtetas francezë.

Dëmi i shkaktuar katër shtetasve francezë është në vlerën e 845,400 euro, ndërsa ndaj 9 kallëzuesve të tjerë, tashmë të identifikuar, dëmi ka arritur shifrën e 1.1 milionë eurove për periudhën shkurt 2023 – maj 2023.

Viktimat kontaktoheshin nga agjentë me identitete të rreme franceze, të cilët i udhëzonin qyetarët francezë të investonin në kriptomonedha, përmes platformës https://universaltrade.io.

Hetimi i përbashkët ka mundësuar gjurmimin e fondeve të transferuara në kriptovaluta nga viktimat, duke çuar në identifikimin e mbajtësve të portofoleve, mes të cilëve edhe disa shtetas shqiptarë. Sipas dyshimeve të arsyeshme, të bazuara në prova, këta shtetas kanë hapur portofole kriptovalutash me qëllim transferimin e fondeve drejt autorëve të mashtrimit.

Shtetasit e identifikuar janë:

A. B.,
E. Sh.,
B. Z.,
F. B.,
G.P.,
Pas kontrolleve dhe marrjes në pyetje të shtetasve A. B., E. Sh. dhe B.Z., rezulton se shtetasi G.P. ka qenë personi kryesor i përfshirë në hapjen e portofoleve të kriptovalutave, i cili ka bërë edhe transferimin e fondeve të viktimave. Në këto kushte, urdhri i ndalimit i lëshuar nga prokurori i posaçëm është ekzekutuar nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Si rezultat i këtij operacioni ndërkombëtar dhe kontrolleve të ushtruara, janë sekuestruar; njësi kompjuterike, pajisje elektronike memorizuese, telefona celularë, katër portofole “cold wallet”, një automjet luksoz, dokumente të ndryshme të lidhura me viktimat dhe personat e përfshirë, vula të subjekteve ekonomike, dokumente identifikimi të dyshuara si të falsifikuara, pajisje për numërimin automatik të parave, si dhe shuma monetare në dollarë amerikanë, dollarë kanadezë, euro, paund dhe lekë, me një vlerë totale rreth 5,000,000 lekë.

Lidhur me personat dhe subjektet e përfshira në këtë veprimtari kriminale, vijon analiza e hollësishme e të dhënave hetimore me qëllim dokumentimin e plotë të përgjegjësisë penale.

Kontrollet e kryera më 22.4.2026 u zhvilluan në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe mbështetjen e Policisë së Shtetit.

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.",njofton SPAK./Dosja.al

spak

Sondazh

Poll

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht

Nis zbatimi i amnistisë penale/ Lënë qelinë 541 të dënuar në të gjithë vendin

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Novoselë, rrezikohen disa banesa

Marta Kos: Shqipëria po motivon edhe vendet e tjera kandidate

A do hapen kapituj të tjerë?/ Rama: Jam shumë optimist, deri tani jemi në drejtimin e duhur

Marta Kos: Shqipëria ecën përpara drejt objektivit ambicioz deri në fund të 2027