23 Prill 2026, 12:40
Nga I.A
Rexhep Qosja
KOSOVË- Akademiku Rexhep Qosja është ndarë nga jeta ditën e sotme. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij me anë të një postimi në rrjetet sociale. Familjarët theksojnë se kanë plotësuar dëshirën e akademikut, për ta varrosur me atë pa ceremoni pritje.
Por kush ishte Rexhep Qosja?
Ka kryer studimet e larta në degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin e Prishtinës. Është specializuar në shkencën e letërsisë në Universitetin e Beogradit. Është doktoruar me temën “Asdreni - jeta dhe vepra e tij”.
Ka qenë profesor i estetikës dhe drejtues i studimeve të shkallës së tretë për filologji në Fakultetin Filologjik të Prishtinës. Ka qenë kryeredaktor i revistës letrare “Jeta e re” dhe për 11 vjet drejtor i Institutit Albanologjik të Prishtinës. Ka qenë kryetar i Lëvizjes së Bashkuar Demokratike të Kosovës, anëtar i delegacionit të Kosovës në Konferencën Ndërkombëtare për Kosovën në Rambuje dhe anëtar i Kryesisë së këtij delegacioni. Ka qenë anëtar i Këshillit Administrativ dhe i Këshillit të Përgjithshëm të Kosovës ndërkohë që kryeadministrator i Kosovës ishte Bernard Kushner.
Qosja është marrë me prozë tregime e romane, dramaturgji, histori të letërsisë, kritikë, eseistikë, publicistikë dhe polemikë. Veprat “Vdekja më vjen prej syve të tillë”, “Sfinga e gjallë”, “Beselam pse më flijojnë”, “Bardha”, “Çështja shqiptare – historia dhe politika” dhe “Populli i ndaluar” janë përkthyer në disa gjuhë të huaja. Drama të tij janë shfaqur në teatrot e Kosovës, të Shqipërisë, në disa qendra në ish-Jugosllavi dhe në Europë.
Shkrimet e tij publicistike të botuara në shtypin kroat e slloven kundër politikës serbe ndaj shqiptarëve, duke filluar nga viti 1981, shënojnë fillimin e dejugosllavizimit të mendimit politik shqiptar në Kosovë. Është anëtar i Akademisë së Shkencave e të Arteve të Kosovës prej themelimit të saj dhe anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Në vitin 1998 u nderua me titullin e lartë “Nderi i Kombit” i Republikës së Shqipërisë.
Është shpallur “Qytetar Nderi” i qyteteve Vlorë, Gjirokastër, Tepelenë. Në vitin 2012 Instituti Albanologjik i Prishtinës botoi serinë e veprave të tij në 29 vëllime./Dosja.al
rexhep qosja
Aktualitet
23 Prill 2026, 12:30
I.A
Rexhep Qosja
TIRANË- Akademiku Rexhep Qosja është ndarë nga jeta ditën e sotme. Lajmin e kanë bërë të ditur fa...
Aktualitet
23 Prill 2026, 12:23
I.A
Mateo Llupi
FIER- Trupi i 21-vjeçarit shqiptar, Mateo Llupi, i cili humbi jetën tragjikisht më 14 prill në Helsingborg të Suedis...
Aktualitet
23 Prill 2026, 12:19
D.S
KUKËS- Drejtori i Policisë së Kukësit ka dhënë dorëheqjen. Mësohet se bëhet fjalë për Loard Sallak...
Aktualitet
23 Prill 2026, 12:03
D.S
KORÇË- Janë zbardhur detaje nga konflikti i nisur për një lojë me letra e cila përfundoi me plagosjen e 17-vje&ccedi...
Aktualitet
23 Prill 2026, 11:53
D.S
AMP
TIRANË- Eduart Merkaj është larguar zyrtarisht nga drejtimi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), duke i...
Aktualitet
23 Prill 2026, 11:45
D.S
nuredin dumani
TIRANË- Sot në Gjykatën e Posaçme po mbahet seanca e radhës për çështjen “Plumbi i A...
Aktualitet
23 Prill 2026, 11:08
D.S
policia e shkodres
SHKODËR- Policia ka zbuluar një rast mashtrimi, ku një 63-vjeçare gënjyer nga një bankier në ...
Aktualitet
23 Prill 2026, 10:50
I.A
Fatih Konuksever
ELBASAN- Një denoncim shqetësues ka mbërritur në redaksinë e “Piranjat”, ku raportohet për nj&eu...
Aktualitet
23 Prill 2026, 10:29
D.S
KORÇË- Policia e Korçës ka arrestuar autorin e plagosjes me thikë të 17-vjeçarit mbrëmjen e shkuar në ...
Aktualitet
23 Prill 2026, 09:58
D.S
Sipas vendimit të arsyetuar të Gjykatës Kushtetuese, mbyllja e platformës TikTok nga ana e qeverisë së kryeministrit Edi Rama is...