LIVE UPDATES
Aktualitet

"Pse këta persona janë lejuar të largohen"? Lala tregon ç'ndodhi në Durrës: Skandal i madh, u fut pajisja përgjuese e paligjshme nga italianët

Gazetarja shtoi se ngjarja është fshehur dhe nuk ka asnjë informacion zyrtar nga autoritetet, ndërkohë ende nuk dihet se çfarë është përgjuar. 

8 Dhjetor 2025, 21:06 Nga E. D
"Pse këta persona janë lejuar të largohen"? Lala
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje nga kapja e disa pajisjeve përgjuese të paligjshme që kanë hyrë në territorin shqiptar nga tre shtetas italianë, dy prej të cilëve zyrtarë të Guardia di Finanza. E ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Lala tha se shtetasit italianë janë lënë të largohen, por pajisja është mbajtur në Shqipëri dhe Prokuroria po heton. Gazetarja shtoi se ngjarja është fshehur dhe nuk ka asnjë informacion zyrtar nga autoritetet, ndërkohë ende nuk dihet se çfarë është përgjuar. 

"Ngjarje që nuk ka marrë vëmendjen në media, nuk e kuptoj pse. Bëhet fjalë për një skandal të madh që po konsumohet në territorin e Shqipërisë. Pajisjet janë pajisje të sofistikuara përgjimi, janë në ambjentet e Prokurorisë së Durrësit. Kam rënë në dijeni të shtunën, më është konfirmuar se disa persona kishin udhëtuar me traget të linjës Bari-Durrës, kishin mbërritur të premten në Portin e Durrësit. Në automjetin e tyre, sipas burimeve të besuara, janë tre shtetas italianë, kanë hyrë në Shqipëri, kanë qëndruar 12-13 orë, mendohet se kanë kryer përgjime të paligjshme, të paautorizuar, nuk ka patur skuadër të përbashkët, pasi kanë përfunduar punën këta shtetas janë ndaluar kur do të merrnin tragetin Durrës-Ankona. 

Janë prezantuar si punonjës të Guardia di Finanza. Dy prej tyre kanë rezultuar se ishin vërtetë të tillë. Nuk dihet a kanë autorizim nga eprorët e tyre. I treti, është person i kontaktuar dhe është marrë nga zyrtarët e Guardias për të përdorur pajijset. Janë marrë në pyetje, të tre janë lejuar të largohen drejt Italisë. Pajisjet janë të bllokuara dhe pritet ti nënshtrohen ekspertimit. Prokuroria ka caktuar një prokuror. Policia e ka referuar, nuk ka reagim zyrtar, në mënyrë të fshehtë e ka dërguar në prokurori për dy vepra, përgjimi i paligjshëm dhe futja e mallrave kontrabandë. Ne kemi patur historik në lidhje me pajisje përgjuese të dyshimta, nëse ju kujtohet ka qenë pajisja IMSI Catcher, që u dyshua e u përdor edhe në burgje. U arrestua një izraelit. Ka patur edhe dy raste të tjera që janë bllokuar në hyrje ose dalje.

Rasti konkret është shqetësues pasi dy persona janë të Guardia di Finanza, ata lëvizin për anëtarë të krimit të organizuar ose politikanë që mund të kenë lidhje me krimin e organizuar. Se kush është përgjuar, cili është itenerari, dhe çfarë ka ndodhur me rezultatet e përgjimit, këtë përgjigje duhet ta japë prokuroria. Autoritetet po heshtin, skandali bëhet edhe më i madh.  Pse këta persona janë lejuar të largohen? Mund të mbaheshin të pakten më bllokim pasaporte derisa të bëhej ekspertimi i pajisjeve", tha ndër të tjera Lala./Dosja.al 

klodiana lala

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez