LIVE UPDATES
Aktualitet

Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: U raportuan 48 vatra zjarri, pesë ende aktive, FA dhe “Cougar” në terren

Ndërkohë po punohet për shuarjen dhe izolimin e flakëve në fshatrat Surroj, Tetaj, Bukëmirë, Baqel dhe Mnelë e Vogël.

27 Gusht 2024, 11:10 Nga DOSJA
Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: U raportuan 48 vatra zjarri,
foto ilustruese

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka publikuar të dhënat e fundit lidhur me situatën e zjarreve në vend. Sipas të dhënave brenda 24 orëve të fundit janë shuar 43 vatra nga 48, në qarqet Kukës, Dibër, Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier, Vlorë e Gjirokastër.

Mësohet se janë angazhuar 655 forca operacionale dhe 63 automjete, nga të cilët 109 trupa ushtarake dhe 13 mjete, 4 automjete zjarrfikëse si dhe helikopteri Cougar i Forcës Ajrore. Ndërkohë po punohet për shuarjen dhe izolimin e flakëve në fshatrat Surroj, Tetaj, Bukëmirë, Baqel dhe Mnelë e Vogël.

Njoftimi i plotë:

Gjatë 24 orëve të fundit në vend është bërë e mundur shuarja e 43 vatrave zjarri nga 48 të tilla. Në operacione janë angazhuar 655 forca operacionale dhe 63 automjete, nga të cilët 109 trupa ushtarake dhe 13 mjete, 4 automjete zjarrfikëse si dhe helikopteri Cougar i Forcës Ajrore. Zjarret janë shuar në qarqet Kukës, Dibër, Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier, Vlorë e Gjirokastër.

Aktualisht po punohet:

Në fshatin Surroj njësia administrative Surroj, bashkia Kukës. Zjarri vazhdon aktiv prej ditësh në një sipërfaqe pyjore. Në terren janë angazhuar 39 forca nga strukturat vendore të bashkisë dhe 17 efektivë nga Forcat e Armatosura. Situata është drejt normalizimit.

Në fshatin Tetaj, njësia administrative Lekbibaj, bashkia Tropojë. Në terren janë angazhuan 13 forca nga strukturat vendore të bashkisë Tropojë. Situata është e normalizuar, nuk ka rrezik për banesa.

Në fshatin Bukëmirë, njësia administrative Rrëshen, bashkia Mirditë. Zjarri u zhvillua në një sipërfaqe me shkurre dhe pemëtari. Në vendngjarje u angazhuan 40 forca nga strukturat vendore (MZSH, policia, bashkia, Shërbimi Pyjor, vullnetarë), të cilët arritën në mbrëmje vonë të normalizojnë situatën. Zjarri është i izoluar, po mbahet në monitorim për arsye të ndonjë riaktivizimi të mundshëm.

Në fshatin Baqel, njësia administrative Blinisht. Zjarri është zhvilluar në një sipërfaqe me bimësi të ulët dhe hamullore. Për shkak të intensitetit të erës, zjarri ka marrë përmasa duke u përhapur në një sipërfaqe të madhe që ka përfshirë fshatrat Baqel dhe Krajën të njësisë administrative Blinisht dhe Dajç të njësisë administrative Dajç. Në terren u angazhuan 105 forca operacionale të cilët kanë punuar dhe arritur të vënë nën kontroll vatrën e zjarrit në orën 20:00. Zjarri është i izoluar, po mbahet në monitorim për arsye të ndonjë riaktivizimi të mundëshëm. Si pasojë e zjarrit pati dëmtime në disa ndërtesa si dhe u përshkua një sipërfaqe prej 250 ha me shkurre, pemëtari dhe hamullore.

Në fshatin Mnelë e Vogël, njësia administrative Vig-Mnel, bashkia Vau-Dejës, është riaktivizuar vatra e zjarrit. Po punohet nga MZSH Vau-Dejës. Gjatë ditës në vendngjarje u angazhuan 41 forca operacionale. Si pasojë e erës, zjarri në orët e mbrëmjes mori përmasa duke u përhapur në një shtrirje prej 3 km. Në mbështetje të forcave në terren punuan 3 automjete zjarrfikëse nga FA. Mirënjohje për të gjitha strukturat operacionale që janë në terren për angazhimin e tyre maksimal dhe punën e palodhur!

zjarre zjarret ne vend

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez