Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Emergjencat Civile kanë bërë me dije se në 24 orët e fundit janë raportuar 24 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 21 prej tyre.
TIRANË- Tre vatra zjarri vijojnë të mbeten aktive në vend. Emergjencat Civile kanë bërë me dije se në 24 orët e fundit janë raportuar 24 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 21 prej tyre. Konkretisht vatrat aktive vijojnë në fshatin Mal Bardhë, bashkia Kurbin. Në fshatin Sojnik dhe Tunjë, bashkia Gramsh si edhe në fshatin Niçë, bashkia Pogradec, ndërsa theksohet se të gjitha vatrat aktive zhvillohen jashtë zonave të banuara.
SITUATA E ZJARREVE NË VEND 11.08.2022
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ne AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 14 vatra zjarri. Nga të cilat janë izoluar dhe shuar vatrat në:
në lagjen Mehaj, bashkia Malësi e Madhe;
në fshatin Dushkarak, bashkia Selenicë;
në fshatin Lekaj, bashkia Rrogozhinë;
në fshatin Progjni, bashkia Gjirokastër;
në fshatin Blerimaj, bashkia Kavajë;
në fshatin Molisht, bashkia Berat;
në fshatin Pishë Poro, bashkia Fier;
në fshatin Novosel, bashkia Vlorë;
në fshatin Vilëz, bashkia Shkodër;
në fshatin Shetaj, bashkia Durrës;
Në operacion për shuarjen e vatrave gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 246 forca Operacionale, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare dhe janë angazhuar 30 mjete zjarrfikëse.
Aktualisht janë aktive vatrat në:
1. Në fshatin Mal Bardhë, bashkia Kurbin, ditën e djeshme janë angazhuar forcat e pushtetit vendor dhe 50 vullnetarë. Vijon puna edhe ditën e sotme nga forca dhe kapacitete e pushtetit vendor
2. Në fshatin Sojnik dhe Tunjë, bashkia Gramsh, ku vijon angazhimi i strukturave të bashkisë për izolimin e vatrës.
3. Në fshatin Niçë, bashkia Pogradec, për të cilin po punohet nga shërbimi zjarrfikës për shuarjen përfundimtare.
Të gjitha vatrat aktive zhvillohen jashtë zonave të banuara. Ju bëjmë thirrje qytetarëve të denoncojnë pranë strukturave të policisë së shtetit çdo rast të dyshuar për zjarrvënje të qëllimshme si dhe të të tregojnë kujdes të shtuar në këto ditë me temperatura të larta në përdorimin e mjeteve ndezëse dhe çdo aktivitet tjetër në lidhje me zjarret. Kujtojmë se zjarr vënia e qëllimshme dënohet sipas ligjit. Të gjitha forcat dhe kapacitetet e sistemit të Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri të plotë për përgjigjen ndaj situatave të shkaktuara nga zjarri apo dhe çdo emergjence tjetër.
DURRËS- Një vajzë 31-vjeçare është zhdukur në Durrës. Policia njofton se ka qenë nëna e 31-vjeçares...
FIER- Disa orë më vonë, polumbarët kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të 14-vjeçarit, i cili u zhduk d...
Mirela Kumbaro TIRANË- Në fillim të këtij muaji Jonada Avdia, një vajzë shtatëvjeꞔare, që jetonte në Angli me ...
martese BRITANI- Qindra njerëz që përdorin martesa false për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar nuk janë...
KORÇË- Policia e Korçës ka vënë në pranga 35-vjeçarin Pavlin Çupi, banues në fshatin Rrilë...
Aksidenti ITALI- Një shqiptar ka shpëtuar për mrekulli pas një aksidenti që mund të kishte rezultuar fatal për të p...
Pistoleta e kaput ITALI- Dy të rinj shqiptarë janë futur në telashe pasi tentuan të arratiseshin me makinë gjatë një...
Foto ilustruese ELBASAN- Një ngjarje e rëndë është raportuar në orët e vona të natës në Elbasan ku n...
moti TIRANË- Ditën e sotme në vendin tonë do të ketë ndikim të rrymave ajrore të paqëndrueshme në mesdit&...
Zjarr SHQIPËRI- Në Shqipëri, vatra të shumta zjarri vijojnë të shfaqen përditë në zona të ndryshme të...