Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Xhimi Hoxha është person me precedent penal të mëparshëm, për moskallëzim krimi.
KAPSHTICË- Dy person ajanë arrestuar ditën e sotme në Kapshticë. Mësohet se në pranga kanë rënë Xhimi Hoxha dhe Miklovan Veliu. Në mjetin që po udhëtonin këta, u gjetën 3 automatikë, 1 pistoletë, 5 krehra me fishekë dhe municion luftarak. Xhimi Hoxha është person me precedent penal të mëparshëm, për moskallëzim krimi.
Njoftimi i Policisë:
Kapshticë Policia Kufitare parandalon dhe godet një rast të tentativës për të trafikuar armë zjarri dhe municion, nga Shqipëria në drejtim të Greqisë. Vihen në pranga drejtuesi i automjetit, me të cilin do të trafikoheshin armët e zjarrit dhe municioni, si dhe një bashkëpunëtor i dyshuar i tij. Sekuestrohen 3 armë zjarri automatik, 1 pistoletë, krehra të armëve të zjarrit dhe një sasi municioni luftarak. Si rezultat i intensifikimit të kontrolleve me përzgjedhje, me qëllim parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme dhe krimeve të tjera kufitare, nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë u parandalua dhe u godit një rast i tentativës për të trafikuar armë zjarri, nga Shqipëria drejt Greqisë. Si rezultat i bashkëpunimit me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë, u arrestuan në flagrancë shtetasit: -Xh. H., 41 vjeç (i dënuar më parë për veprën penale "Moskallëzimi i krimit") dhe M. V., 40 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Në bazë të analizës së riskut shërbimet e Policisë Kufitare përzgjodhën për kontroll në vijë të dytë automjetin tip "Benz" me drejtues shtetasin Xh. H. dhe pasagjer 40-vjeçarin. Gjatë kontrollit me skaner u krijuan dyshime se në sediljen e prapme të automjetit ishin fshehur sende të kundërligjshme dhe për këtë arsye efektivët e policisë ushtruan kontroll më të detajuar ku gjetën 3 armë zjarri automatik, 1 pistoletë, 5 krehra me fishekë dhe një sasi municioni luftarak, të cilat së bashku me automjetin u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë penale të personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Manuel Sarrazin dhe Ditmir Bushati TIRANË- Tirana mikpriti ministerialin e ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, takim ky...
KLP TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit deklaroi të premten shkarkimin nga detyra të prokurorit Kujtim Luli dhe denoncoi nj&eum...
Foto Ilustruese TIRANË- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Tiranë-Elbasan. Mësohet se aksidenti ka ndodhur bre...
3-vjecari dhe mjeku Roland Xhaxho TIRANË-Prokuroria e Tiranës ka nisur sot hetimet për rastin e vdekjes së 3-vjeçarit, pas nd&eu...
Armet e konfiskuara KAPSHTICË-Policia në pikën kufitare të Kapshticës sekuestroi të premten një arsenal armësh. Si...
Foto ilustruese BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka bashkuar forcat me Mbretërinë e Bashkuar dhe Shqipërinë për të shtrirë luf...
Mateo Sinanllari GREQI- Policia greke ka bërë publik identitetin e një shqiptari të arrestuar në 16 shtator për 16 vjedh...
Droga SHKODËR- Dy vëllezër janë shpallur në kërkim në Shkodër për kultivim kanabisi dhe armëmbajtje palej...
Ambulanca në vendngjarje, Mater Dei MALTË-Një 22-vjeçar shqiptar në Tarxien, Maltë është aksidentuar dit&eum...
Gjykata e Larte TIRANË- Gjykata e Lartë ka reaguar pas kërcënimeve me jete të dy prokuroreve të SPAK nga banda e La...