LIVE UPDATES
Aktualitet

"Siguria"/ Salianji kërkon të raportojnë institucionet: A ka hetim nga AMP për vjedhjen e të dhënave nga TIMS-i?

Teksa në komision raportonte zv.ministri i Brendshëm Julian Hodaj, Salianji pyeti nëse kanë ndonjë përgjigje për një prej ngjarjeve më të rënda të raportuar nga ndërkombëtarët, por edhe mediat shqiptare siç është tentativa apo ndërhyrja në sistemin TIMS.

12 Shtator 2023, 11:59 Nga r.ll
"Siguria"/ Salianji kërkon të raportojnë institucionet:
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti demokrat Ervin Salianji,ka kërkuar që në seancën e sotme të Komisionit Parlamentar të Sigurisë të raportojnë drejtuesit e SHISH, Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit për vjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS .

Teksa në komision raportonte zv.ministri i Brendshëm Julian Hodaj, ai pyeti nëse kanë ndonjë përgjigje për një prej ngjarjeve më të rënda të raportuar nga ndërkombëtarët, por edhe mediat shqiptare siç është tentativa apo ndërhyrja në sistemin TIMS.

“Institucionet që duhet të japin llogari para parlamentit, që janë nën monitorimin e këtij komisioni të japin llogari siç e parashikon kushtetuta dhe ligji. Këtu kam parasysh rrëshqitjen e kryetares së Shërbimit Informativ Shtetëror, e cila nuk raportoi siç parashikohet në Kushtetutë dhe ligj. Kam parasysh që ministri i Brendshëm dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë pavarësisht kërkesave të bëra konform rregullores së Kuvendit nuk morën pjesë për çështjet e kërkuara nga deputetët e opozitës dhe në një rast dhe me dakordësinë e deputetëve të maxhorancës dhe besoj që duhet të rikthehemi aty ku e kemi lënë për të rikthyer në shina të ligjshmërisë raportimin e këtyre institucioneve para Kuvendit. Së dyti, është me shumë shqetësim për të gjithë opinionin publik ashtu si për partnerët ndërkombëtarë dhe ndaj duhet të vinin këtu për të diskutuar dhe ne do të bëjmë kërkesë si fillim dhe pastaj edhe komision për më tej, është shqetësim thelbësor që në mbledhjen e parë të këtij komisioni ne të diskutojmë dhe nëse nga Ministria e Brendshme, përfaqësuesit e saj kanë ndonjë përgjigje për një prej ngjarjeve më të rënda të raportuar nga ndërkombëtarët, por edhe mediat shqiptare siç është tentativa apo ndërhyrja në sistemin TIMS për të fshirë gjurmë, apo për të marrë të dhëna, për t’i transferuar apo devijuar ato”, tha Salianji.

Deputeti tha se mbledhja duhet të niste për këtë çështje thelbësore qoftë për sigurinë e qytetarëve shqiptarë, qoftë për mbrojtjen e të dhënave personale, qoftë për ruajtjen e të dhënave të cilave mund të jenë objekt i punës hetimore të SPAK apo institucioneve të drejtësisë. Më tej Salianji ngriti shqetësimin e punësimit të personave me precedentë penalë për të njëjtën vepër penale në Policinë e Shtetit.

“Duke qenë se nuk kemi pasur mundësi të kemi pasur në komision, drejtorin e Policisë, drejtorin e AMP apo ministrin e Brendshëm pavarësisht dy kërkesave të bëra nga deputetët në përputhje me rregulloren, kam dy pyetje që është shqetësimi kryesor që ka të bëjë me sigurinë në vend për përfaqësuesin e Ministrisë së Brendshme dhe një shqetësim të shprehur nga ambasada e SHBA-ve për vjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS; kemi ndonjë informacion nëse ka hetim nga AMP-ja, nëse janë gjetur përgjegjësit, deri në çfarë niveli është ndërhyrja në këtë sistem, a keni ju dhe a ka përgjegjës në atë ministri, njerëz që janë proceduar më parë për vepra të ngjashme penale, janë emëruar në sektorët kyç që kanë të bëjnë me këtë drejtori në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Lexova një investigim mediatik dje, bëhet fjalë për 8 persona të proceduar po për këtë vepër penale dhe të 8 janë marrë nga pozicione të tjera dhe janë çuar në Policinë e Shtetit. A kemi të bëjmë me vepër penale apo krim të organizuar? A ka hetim nga AMP, a ka marrë masa Policia e Shtetit për t’i larguar, pezulluar apo mbikëqyrur këta drejtues të lartë të policisë së Shtetit të akuzuar?”, deklaroi Salianji.

ervin salianji komisioni i sigurise

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj