Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Bllokimi i tyre ka ardhur pasi janë kryer kontrolle të 525 mjetesh lundruese. Mjetet e bllokuara janë 22 jet ski, 5 skafe, 6 gomone dhe 2 varka metalike me motor uji të instaluar.
TIRANË-Policia ka bërë me dije se gjatë monitorimit të sigurisë detare janë bllokuar 35 mjete lundruese nga Komani në Ksamil. Bllokimi i tyre ka ardhur pasi janë kryer kontrolle të 525 mjetesh lundruese. Mjetet e bllokuara janë 22 jet ski, 5 skafe, 6 gomone dhe 2 varka metalike me motor uji të instaluar. 14 mjete lundruese janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve.
Më tej bëhet me dije se janë shpëtuar 19 persona në det. Policia apelon për respektimin e rregullave për përdorimin e mjeteve lundruese, që të mos shkelin perimetrin e sigurisë, të lundrojnë vetëm në zonat e lejuara dhe të jenë të pajisur me mjetet e shpëtimit.
Njoftimi:
SIGURIA DETARE/ Vijon monitorimi intensiv nga Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë detare. Si rezultat i monitorimeve dhe kontrolleve të kryera nga Komani në Ksamil, gjatë javës janë kontrolluar 525 mjete lundruese, nga të cilat 35 janë bllokuar për shkelje të ndryshme.
Konkretisht 22 jet ski, 5 skafe, 6 gomone dhe 2 varka metalike me motor uji të instaluar. 14 prej mjeteve lundruese janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me masë administrative prej 100.000 lekësh secili. Gjithashtu, janë shpëtuar në det 19 shtetas (shqiptarë dhe të huaj), dhe 6 mjete lundruese falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare nga Ksamili në Koman.
Nga Policia Kufitare e Sarandës, në bashkëpunim me homologët grekë, është lokalizuar dhe bllokuar jashtë zonës së perimetrit të sigurisë në plazhin e Pemës së Thatë Ksamil-Sarandë, një gomone e vjedhur në zonën e quajtur Lefkadha, Greqi. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Policia Kufitare apelon për respektimin me rigorozitet të rregullave të përdorimit të mjeteve lundruese: Mos shkelni perimetrin e sigurisë; lundroni vetëm në zonat e lejuara dhe pajisuni me mjetet e nevojshme të shpëtimit.
Policia e Shtetit fton qytetarët dhe pushuesit të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të lundrimit apo të perimetrit të sigurisë në numrin pa pagesë 112, duke i garantuar reagim të menjëhershëm dhe masa konkrete ndaj çdo shkelësi.
Gjykata KORÇË- Në gjykatën e Korçës do të mbahet seanca për caktimin e masës së sigurisë pë...
Operacioni SPANJË- Autoritetet spanjolle kanë zhvilluar një operacion antidrogë ku është goditur një bandë shqiptar...
Foto DURRËS- Një 25-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Durrës. Mësohet se i riu ësht&...
Arma TIRANË- Një 32-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Tiranë. Mësohet se arrestimi i tij ...
Prinderit e Martin Canit TIRANË- Familja e 14-vjeçarit, Martin Cani që humbi jetën tragjikisht pak muaj më parë ka reaguar ...
Foto BERAT- Një aksident i rëndë është regjistrua në orët e para të mëngjesit të sotëm në Berat...
Aksidenti LEVAN- Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në autostradën Levan-Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në af&e...
Foto TIRANË- Ministria e Mbrojtes ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 34 vatra zjarri. M&e...
Foto GËRMENJ- Zjarri në Parkun Natyror të Gërmenjit mësohet se është zgjeruar ndërsa vatrat e tjera që kan&eum...
Foto LUSHNJE- Një 38-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Lushnje. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ka pë...