LIVE UPDATES
Aktualitet

Si qëndron e vërteta pas konflikteve në Sarandë?/ "Paguan 30 mijë euro për të më djegur anijen", dëshmia e Andrea Qirjakos: Tre persona më goditën në…

Biznesmeni rrëfeu më tej se ai mësoi mbi identitetin e personit të plagosur që më pas kishte humbur jetën në spital, vetëm të nesërmen dhe menjëherë pasi mësoi se viktima ishte Armandi Nelaj, ai krijoi dyshimin se ngjarja nuk ishte një aksident në det, por lidhej me sulmet e vazhdueshme që po i bëheshin biznesit të tij të trageteve.

5 Shkurt 2025, 20:40 Nga r.ll
Si qëndron e vërteta pas konflikteve në Sarandë?/
andrea qirjako

TIRANË- Por sa i vërtetë ishte Erdion Muho në thëniet e tij dhe sa përputheshin këto dëshmi me gjetjet e mëtejshme të grupit hetues?!

A po tregonte ai të vërtetën lidhur mbi kamerat e hequra nga farmacia e bashkëshortes së tij, vetëm disa orë pasi kishte ndodhur aksidenti tragjik pranë portit ku humbja e jetës së mikut të tij biznesmenit Armandi Nelaj, kishte nxjerrë zbuluar skenarin për hedhjen në erë të një prej trageteve të linjës Sarandë Korfuz, me pronarët e së cilës vetë ai ishte në konflikt.

Çfarë thanë vetë pronarët e kompanisë ‘Finikas Line’, në lidhje me këtë konflikt dhe çfarë mundi të zbulojë grupi hetues në celularin e Erdion Muhos, gjatë ekspertimit të aparatit, nga ku del se në këtë celular ka biseda mbi kompanië e lundrimit ‘Finikas’ shpk.

Një nga këto biseda është edhe me kapitenin e portit Foti Kona, nga ku vihet re se Erdion Muho ka një vlerësim negativ për këtë subjekt.

“Me kapitenin e portit s’e kam fare idenë. Ai ka bërë denoncime. Ka pasur konflikte të njëpasnjëshme, por ky nuk ka qenë problemi ynë. Ne kemi pasur 7 anije që lëviznin çdo një orë, ata kanë pasur 2 anije dhe nuk mund të na rivalizonin. Vjet unë jam penalizuar 70 mijë euro pasi më duhet t’i zhvendosja pasagjerët në një tjetër anije, që të kapnin orarin e avionit në Korfuz”, tha Andrea Qirjako.

Po për t’iu kthyer dëshmive, me interes janë edhe ato të vëllezërve Qirjako, pronarë të kompanisë ‘Finikas’ SHPK, të cilët jo vetëm pohuan marrëdhënien e nderë që kishin me ata që deri dje kishin qenë ortakët e tyre në biznesin e lundrimit, por edhe sulmet fizike që ata mendonin se po u vinin kohë pas kohe nga konkurenca me ata që tashmë ishin rivalët e tyre në këtë biznes.

“Atë mbrëmje kam qenë në Portin e Sarandës, po shikonim ndeshjen Spanjë-Shqipëri. Duke mbaruar pjesa e parë, dëgjoj një shpërthim të fortë te porti dhe pasi dola nga lokali për të parë se çfarë kishte ndodhur, shikoj dy të huaj që kërkonin ndihmë. Unë kam qenë i pari që kam shkuar bashkë me një polic që u afruam të shikonim kush ishte, por nuk dallohej mirë pasi personi kishte një goditje të fortë në fytyrë…”, tha Andrea Qirjako

Biznesmeni rrëfeu më tej se ai mësoi mbi identitetin e personit të plagosur që më pas kishte humbur jetën në spital, vetëm të nesërmen dhe menjëherë pasi mësoi se viktima ishte Armandi Nelaj, ai krijoi dyshimin se ngjarja nuk ishte një aksident në det, por lidhej me sulmet e vazhdueshme që po i bëheshin biznesit të tij të trageteve.

Kjo, pasi sipas tij Armandi Nelaj ishte mik me Erdion Muhon, dhe ai kishte informacione se të dy po thurnin plane për ta dëmtuar dhe duke sjellë në kujtesë lidhjen e këtij të fundit me Nelajn dhe lëvizjet e çuditshme që kishte parë në port ditët e fundit, ku këta dy personazhe ishin gjithmonë bashkë në shoqërinë edhe të ish-ortakut të tij grek Petro Papikinos, ai tha se vetëm atëherë mundi të bëjë lidhjen e këtyre personave me shpërthimin në det si edhe krijoi bindjen se objektivi i atentatit të dështuar me eskploziv mund të kishte qenë një nga tragetet e tij të ankoruar në një nga kalatat e portit të Sarandës, atë mbrëmje, bindje e cila e çoi të nesërmen e shpërthimit në dyert e komisariatit të policisë në qytet.

“Me Armandi Nelaj nuk është se kam ndonjë lidhje. E njoh, por si biznesmen të qytetit. Nuk kemi pasur konflikte, nuk më ka lidhur puna me këtë person. Biznesin Erdion Muho, e ka nisur me një hotel. Më pas mori një anije me një ortak grek. Dhe më pas u lidh me Petro Papikinos”, tha Andrea Qirjako

Biznesmeni Andrea Qirjako shpjegon më tej se arsyeja përse ai dyshonte se lënda eksplozive do të vihej pikërisht në një nga tragetet e tij, ishte konkurenca. Teksa ai foli me emra të përveçëm, mbi personat me të cilët kishte konflikte por tregoi edhe një kronologji të zgjeruar të këtij konflikti që kishte shkuar deri në përdorimin e armëve dhe të dhunës fizike.

“Një nga sulmet ka qenë edhe ai fizik ndaj meje. Gjatë natës kur po kthehesha në banesë në orën 12.00, tre persona në hyrje të pallatit më kanë goditur me sende të forta. Dyshimet janë edhe në këtë rast te konkurenca”, tregoi Qirjako.

Sipas biznesmenit Qirjako, këto grindje të ashtëquajtura të tilla, me kohën e kaluan shpejt cakun e një inati të mbartur midis atyre që deri dje kishin qenë ortakë në biznes, pasi në vazhdim siç edhe do të shikohet ato u kthyen në intriga deri edhe në inskenime të pamendueshme me qëllim për të fundosur me çdo kusht dhe me çfarëdo lloj mënyre tashmë ata që në krahun tjetër ishin rivali i tyre në sipërmarrjen e lundrimit.

Siç mendohet të jetë edhe ky episod, ku sërish biznesmeni Qirjako thotë se pas këtij skenari fshihet ish-ortaku i tij në biznes, Petro Papikinos dhe bashkëortaku i tij aktual Erdion Muho.Ai i dy muajve para shpërthimit në portin e Sarandës, ku një nga anijet e pasagjerëve në pronësi të Petro Papikimos, mori flakë në të njëjtin port, dhe ky i fundit akuzoi ish-ortakët e tij, sikur ishin ata vendosësit e këtij zjarri, gjë që vëllezërit Qirjako e mohuan në polici.

Ndërkohë vetëm një javë para se të ndodhte atentati i dështuar me eksploziv ndaj anijes ‘Kristi’, Andrea Qirjako thotë se ndaj biznesit të tyre të lundrimit u ndërmor edhe një sulm tjetër. Këtë herë në portin e Pireut në Greqi, ku u tentua sipas tij nga ish-ortaku grek, që t’i vihej flaka një prej anijeve në pronësi të tyre që në këtë moment ndodhej në remont.

“Në momentin që ne kishim anijen tonë në remont në kantier në Pire, një muaj para se të ndodhte incidenti në Sarandë, te ne kanë ardhur disa miq tanë, të cilët na thanë se në anije do të vendosej flaka. 15 ditë më pas ka ndodhur goditja, shpëthimi me tritol.Sulmi ndaj anijes, ishte te ‘Finikas Speed’, që ishte një anije e re. Mua më kanë marrë në telefon në orën 9.00 të darkës, më thanë që duan t’i vendosin flakën anijes. Kam marrë vëllain në telefon, që të mbronim anijen. Ishte dhënë një shumë prej 30 mijë eurosh. Duke qenë se na njihnin, u tërhoqën”, tha Qirjako.

Të njëjtën dëshmi mbi sulmet që po u vinin bizneseve të tyre, dha edhe një nga vëllezërit e tjerë bashkëpronarë të kompanisë së lundrimit ‘Finikas’ Shpk. Madje ai thotë se atij i kishin ardhur informacione se Armandi Nelaj, po përpiqej të siguronte kundrejt pagesës njerëz të cilët do të vendosnin lëndën shpërthyese në tragetet në pronësi të tyre, kudo që ato të ndodheshin.

Vasillaq Qirjako, i cili tregoi se kishte marrë informacion për lëvizjet e Armandi Nelaj, edhe para ndodhisë në det, ku sipas tij ai shikohej gjithmonë në shoqërinë e Erdion Muhos.

“Në ambientet e brendshme të portit, te lokali, unë i kam parë vetë Armandin dhe Erdionin. Ajo që dua të them është se personi që më njoftoi për djegien e anijes time në Athinë, ka ardhur dhe më ka takuar në Korfuz, ku më tha se Armandi kishte nisur një gomone të vogël që të vinte eksplozivin në një nga anijet e mia dhe të kthehej prapë aty. Po për të mos rënë në sy të këtij veprimi ai kishte ngarkuar tre kamionë me zhavorr inerte që të dukej në punë”, tregoi Vasillaq Qirjako.

Ishin këto fakte që çuan grupin hetues në mendimin se Armandi Nelaj, jo vetëm nuk kishte humbur jetën si pasojë e shpërthimit të bombolës së oksigjenit me të cilën u zhyt atë natë në det, por ngjarja ishte edhe më e rëndë se kaq dhe kishte të bënte me konkurencën midis kompanive të lundrimit në linjën Sarandë Korfuz, ku viktima në këtë rast Armandi Nelaj, kishte si bashkëpunëtor ose pagator të tij në këtë operacion kriminal, biznesmenin Erdion Muho, pronar i tragetit ‘Saranda Express’, cili u arrestua vetëm disa kohë më pas nga policia.

Një histori e cila me sa duket u tradhtua nga një mesazh i ardhur aksidentalisht në telefonin e atentatorit, por që në të kundërt ndoshta nuk do e kishim mësuar kurrë dhe si e tillë ajo mund të ishte edhe sot një ndër episodet e radhës të pazbardhura, të asaj që njihet si konkurenca e pandershme, këtë herë në biznesin e trageteve.

“Dëmi më i madh në anije që unë mund të kisha, ishte që unë kisha dy të punësuar në atë moment, mekanikun dhe kapitenin. Kanë qenë në shërbim atë natë dhe nëse do të ndodhte diçka e tillë, mund të ishte shumë e rëndë. Për mua mund të ishte edhe fitim edhe humbje, sepse unë mund të merrja lekët nga siguracioni, por humbja më e madhe do të ishte e dy personave atë natë në shërbim në anije”, tha Andrea Qirjako./ "Në Shënjestër", BalkanWeb

andra qirjako shperthimi ne sarande

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet