LIVE UPDATES
Aktualitet

“Dëgjuam një shpërthim të fortë”/ “Zbardhen dëshmitë e turistëve për ngjarjen e rëndë të 24 qershorit, ja si i shpëtuan tragjedisë

Sipas dëshmive të mbledhura nga grupi hetues, të parët që ofruan një skicë më të qartë të asaj se çfarë kishte ndodhur atë mbrëmje në det, ishin dy turistë të huaj, të cilët po atë ditë kishin mbërritur me varkën e tyre në Sarandë.

5 Shkurt 2025, 20:28 Nga r.ll
“Dëgjuam një shpërthim të fortë”/
foto ilustruese

TIRANË- Para se të kalojmë te ngjarjet e asaj nate, pavarësisht disa tentativave në dukje të dështuara, ish-ortakët mesa duket nuk kishin ndërmend të tërhiqeshin nga skenari i tyre për të shkatërruar biznesin e lundrimit të vëllezërve Qirjako. Dhe këtë mund ta bënin vetëm me anë të demonstrimit të një akti force që do t’i trembte ata. Ose të paktën kështu kishin menduar ndërsa kishin thurur planin për hedhjen në erë të një prej trageteve të kompanisë ‘Finikas’ shpk, plan që kishin menduar ta vinin në funksion mbrëmjen e datës 24 Qershor 2024 dhe ku ai që do të thirrej në shërbim në këtë rast do të ishte një tjetër biznesmen, Armandi Nelaj, i njohur në qytetin e Sarandës për fushën e ndërtimit. Emri i tij ishte lakuar edhe më herët në një aferë tjetër që lidhej me tjetërsimin e një lulishte në afërsi të aksit Turizëm-Kanali i Çukës, për të cilën kishte qenë në gjykim nga drejtësia, por gjykimi u pushua për shkak të vdekjes.

“Atë mbrëmje kam qenë në Portin e Sarandës, po shikonim ndeshjen Spanjë-Shqipëri. Duke mbaruar pjesa e parë, dëgjoj një shpërthim të fortë te porti dhe pasi dola nga lokali për të parë se çfarë kishte ndodhur, shikoj dy të huaj që kërkonin ndihmë. Unë kam qenë i pari që kam shkuar bashkë me një polic që u afruam të shikonim kush ishte, por nuk dallohej mirë pasi personi kishte një goditje të fortë në fytyrë…” tha Andrea Qirjako.

Por për t’u kthyer te mbrëmja e 24 Qershorit, cilat ishin gjetjet e grupit hetues dhe si shkuan ata deri te identifikimi i trupit të zhytësit, që fillimisht u dyshua se kishte humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një bombole oksigjeni që mendohej se mbarte me vete. Kush ishin personat e fundit që folën me të pak çaste para se ai të plagosej rëndë dhe më pas të humbte jetën rrugës për në Spitalin e Sarandës? Dhe si arriti një ditë më pas vëllai i tij të identifikonte nëpërmjet fotove, trupin që ndodhej tashmë në morgun e spitalit?

Sipas dëshmive të mbledhura nga grupi hetues, të parët që ofruan një skicë më të qartë të asaj se çfarë kishte ndodhur atë mbrëmje në det, ishin dy turistë të huaj, të cilët po atë ditë kishin mbërritur me varkën e tyre në Sarandë. Duke shëtitur në qytet, ata kishin vendosur të vazhdonin udhëtimin me varkën personale. Rreth orëve të vona të natës, ata kishin parë me dylbi një zhytës, i cili po i vinte rrotull një varke, duke tërhequr pas vetes dy çanta të zeza.

“Unë dhe miku im Frederiku kemi një varkë personale. Më 24 Qershor 2024, rreth orës 13.00 ne kemi ardhur nga Ksamili dhe jemi ankoruar te zyra e emigracionit në Portin e Sarandës. Gjatë mbrëmjes ne kemi parë me dylbi, një person, i cili ishte duke veshur kostumin e tij të zhytjes dhe më pas u fut në det. Ky person kishte një maskë në fytyrë dhe po i vinte rrotull varkës. Duke qenë se ai po tërhiqte dy çanta të zeza, ne menduam se ai kishte nevojë për ndihmë dhe iu afruam. Por sapo u afruam ai na tha se çdo gjë ishte në rregull dhe ne u larguam,” tha Nicholas John.

Duket se fati në këtë rast ka qenë edhe me dy shtetasit e huaj, të cilët, po të kishin qëndruar edhe pak pranë varkës me zhytësin, mund të ishin kthyer edhe vetë viktima të një tragjedie në det. Kjo, pasi vetëm pak minuta pas largimit, ata dëgjuan një shpërthim të fuqishëm, që erdhi pikërisht nga vendi ku disa minuta më parë ata ishin ofruar për ndihmë. Kështu, të frikësuar, ata u kthyen për të parë se çfarë kishte ndodhur dhe gjetën varkën e shkatërruar plotësisht, së bashku me trupin e pavetëdijshëm të zhytësit, i cili kishte pësuar dëmtime të rënda.

“Vetëm pak minuta pasi ishim larguar, ne dëgjuam pas shpinës tonë një shpërthim të fortë. Menjëherë u kthyem për të parë se çfarë kishte ndodhur dhe në këtë moment konstatuam disa sende që po pluskonin në ujë. Ajo që pamë ishte një pamje jo e këndshme. Personi me rrobat e zhytësit kishte marrë dëmtime të rënda në kokë dhe në sup. Menjëherë ne e tërhoqëm në varkën tonë dhe e dërguam në port, ku aty në ndihmë na erdhën fillimisht punonjësit e portit,” tha Nicholas John.

Të pyetur se cila ishte gjendja emocionale e personit me të cilin fillimisht kishin komunikuar në det dhe nëse vunë re ndonjë detaj specifik në sjelljen e tij, dy turistët e huaj thanë se ai nuk kishte shprehur dëshirë për të komunikuar gjatë me ta. Madje sipas tyre ai u ishte përgjigjur me maskë nëpër gojë. Ndërkohë, lidhur mbi çantat që ai mbante me vete, ata i përshkruan si cilindrike dhe të lidhura me njëra-tjetrën.

Dhe ndërsa dy miqtë nuk mundën të shikonin shtëllungat e tymit të shpërthimit që lanë pas, duket se ky gjëmim u ndje edhe në pallatet pranë portit. Një ndër ata që pa flakët ishte edhe kapiteni i një anijeje.

“Më datë 24 Qershor 2024, rreth orës 23.25, unë isha duke parë ndeshjen në banesën time, e cila ndodhet përballë portit të qytetit, në një pallat, në katin e tretë, me pamje nga deti. Gjatë kësaj kohe unë kam dëgjuar një shpërthim shumë të fortë. Menjëherë kam dalë në ballkon dhe kam parë një gomone, që po shkonte drejt një flake të vogël në det. Ngjyra e flakës ishte e verdhë, në të kuqërremtë. Më pas kjo gomone u kthye dhe afrua tek Komisariati i Kufirit. Duke qenë se unë jam kapiteni i njërës prej anijeve të linjës Sarandë-Korfuz, zbrita menjëherë pasi mendova se mos kishte ndodhur ndonjë gjë tek anija. Kur zbrita, vendi ishte plot me punonjës policie,” tha Feliks Rusto./"Në Shënjestër", BalkanWeb

shperthimi ne sarande vllezerit qirjako armandi nelaj

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet