LIVE UPDATES
Aktualitet

Inceneratori i Tiranës lë pas një gropë me 47 milionë euro borxhe dhe parapagime

Bilanci i vitit 2023 i kompanisë Integrated Energy BV SPV tregon se para sekuestrimit, aksionerët tërhoqën nga kompania miliona euro në formën e “huave” apo “parapagesave” ndërsa lanë miliona të tjera detyrime të papaguara në Tatime dhe banka, të cilat rrezikojnë të rëndojnë më tej mbi xhepat e taksapaguesve.

5 Shkurt 2025, 20:12 Nga r.ll
Inceneratori i Tiranës lë pas një gropë me 47 milionë
logoja e kompanise "integrated energy" ne hyrje te landifillit te sharres

TIRANË- Në maj të vitit 2023, thuajse dy muaj përpara sekuestrimit të incineratorit të Tiranës, kryeministri Edi Rama i mbrojti projektet e incineratorëve si vepra të një rëndësie të veçantë.

“Ato janë vepra shumë të rëndësishme dhe unë jam shumë krenar që i kam bërë ato,” tha Rama në një intervistë për Euronews Albania, duke nënkuptuar se incineratorët po funksionin dhe po shpëtonin “popullata të tëra nga helmet”.

Por ndryshe nga ç’pretendon kryeministri, në incineratorin “fantazmë” të Tiranës gjithë sa ka mbetur mbrapa është një mal gjigand me plehra dhe një gropë e thellë financiare.

Kompania Integrated Energy BV SPV, e cila menaxhon landfillin e Sharrës, ka gjasa do t’u kushtojë taksapaguesve shqiptarë edhe së paku 47 milionë euro të tjera për shkak se, sipas të dhënave të bilancit të kompanisë, pronarët kanë tërhequr prej saj shuma të mëdha parash në formën e “parapagimeve” për punimet e supozuara të investimit apo në formën e huave nga kompania te aksionerët, ndërsa kanë lënë miliona euro të tjera detyrime të papaguara kundrejt Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe dy bankave.

Llogaritë e BIRN nga shënimet në bilancin e publikuar sugjerojnë se afërsisht gjysma e aktiveve të kompanisë ose 2.4 miliardë lekë përbëhen nga të drejta që me gjasa, janë të paarkëtueshme dhe këtyre u shtohen edhe detyrimet në masën 2.3 miliardë lekë, të cilat do të duhet të paguhen, për një kosto totale prej 4.7 miliardë lekë ose 47 milionë euro.

Fitime të majme

Inceneratori i Tiranës lë pas një gropë me 47 milionë
Landfilli i Sharrës në Tiranë. Foto: BIRN.

Kompania “Integrated Energy” BV SPV u sekuestrua në fund të korrikut 2023 nga Prokuroria e Posaçme dhe prej asaj kohe menaxhohet nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara. Sipas SPAK, kompania kontrollohej nga dy biznesmenët famëkeqë, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, të cilët gjenden në arrati.

SPAK akuzon gjithashtu 13 zyrtarë për veprat penale të korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës, mes së cilëve ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, ish-deputetin e PS, Alqi Bllako dhe ish- drejtorin e Bashkisë së Tiranës, Taulant Tusha.

Në korrik të vitit 2024, SPAK njoftoi lëshimin e tetë urdhër-arresteve të tjera për pastrimin e rreth 20 milionë eurove përmes faturave fiktive nga incineratori i Tiaranës, por asnjëri prej personave të dyshuar nuk u arrestua.

Të dhënat e bilancit të vitit 2023 tregojnë se falë tarifave dukshëm të majme të paguara nga bashkitë që depozitojnë mbetjet në landfillin e Sharrës si dhe nga kompanitë e ndërtimit, të cilat depozitojnë me detyrim dherat e gropave të hapura gjatë punimeve të ndërtimit, kompania duket se ka gjendje financiare të shëndoshë në pamje të parë.

Të ardhurat e saj në vitin 2023 ishin 1.56 miliardë lekë ose rreth 15 milionë euro, ndërsa fitimet neto ishin 610 milionë lekë ose 6.1 milionë euro. Me një normë fitimi prej gati 40% mbi të ardhurat, këto shifra sugjerojnë se bashkitë e qarkut po mbifaturohen për një shërbim që normalisht duhet të jetë shërbim publik jo për qëllime fitimi.

Kompania realizoi të ardhura nga pagesat e bëra për depozitim nga bashkitë Tiranë, Durrës, Vorë dhe Kavajë, nga depozitimi i dherave nga kompanitë e ndërtimit si dhe nga shitja e materialeve të riciklueshme. Të gjitha kategoritë e të ardhurave pësuan rënie gjatë vitit 2023 në krahasim me vitin 2022. Kështu, pagesat nga bashkitë ranë nga 1.2 në 1.16 miliardë lekë, të ardhurat nga depozitimi i dherave ranë nga 424 milionë në 257 milionë, ndërsa të ardhurat nga shitja e materialeve të riciklueshme ranë nga 42 milionë që ishin në vitin 2022, në 30 milionë në vitin 2023.

Fitimet në fakt kanë qenë të konsiderueshme dhe krejtësisht jashtë logjikës normale ekonomike që nga dita e parë e koncesionit. Kompania Intergrated Energy BV SPV u regjistrua në dhjetor të vitit 2017 dhe aksionerët rrezikuan gjithsej nga paratë e tyre 100 mijë lekë ose më pak se 1 mijë euro. Që në muajin e parë të punës, kompania siguroi të ardhura në masën 106 milionë lekësh dhe fitime neto në masën 157 milionë lekësh. Të ardhurat u rritën në 1.1 miliardë më 2018 dhe 2.7 miliardë më 2022, ndërsa aksionerët nuk rezulton të kenë depozituar ndonjë kapital përveç atij fillestarit.

Në total për periudhën 2017-2023, kompania realizoi të ardhura në masën 12.2 miliardë lekë dhe fitime neto në masën 2.7 miliardë lekë, të cilat, me kursin aktual të këmbimit, arrijnë në 120 milionë euro të ardhura dhe 27 milionë euro fitime.

Por kjo është vetëm pamja e parë.

Në shënimet e bilancit të depozituar në QKB bëhet e ditur se aksionerët dhe kompani të lidhura me to kanë tërhequr nga kompania e koncesionit mbi 15 milionë euro, duke i deklaruar si parapagime për punimet e supozuara që do të bëheshin në incinerator, ndërsa kanë lënë mbi 5.4 milionë euro të papaguara në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve si dhe afërsisht 9 milionë euro të tjera kredi nga dy banka, të cilat nuk janë shlyer dhe ndaj të cilave, tatimpaguesit ka gjasa do të duhet të shlyejnë jo vetëm principalin, por edhe kamatëvonesat.

Në bilanc shënohet se kompania Integrated Technology Service, e cila ishte nën pronësinë e Klodian Zotos, biznesmenit në arrati që nga prokurorët konsiderohet si një nga pronarët de facto të incineratorit, mori nga kompania e incineratorit në vitin 2021 gati 1.2 miliardë lekë “parapagime”, për punime të cilat, nuk u kryen. Fatura të tjera “parapagimesh” janë bërë edhe për kompanitë De Mare, Air Waste Water si dhe ndaj shoqërisë mëmë ndërsa një shumë prej 144 milionë lekësh është “marrë hua” nga ortakët.

Miliona euro borxhe në Tatime dhe banka

Inceneratori i Tiranës lë pas një gropë me 47 milionë
Landfilli i Sharrës në Tiranë | Foto : Besar Likmeta

Administratori shtetëror, i cili administron kompaninë për llogari të autoriteteve të drejtësisë, të cilat e kanë vendosur nën sekuestro preventive kompaninë që nga gushti i vitit 2023, dorëzoi së fudmi bilancin e vitit 2023 në Qendrën Kombëtare të Biznesit, rreth gjashtë muaj pas mbarimit të afatit ligjor.

Gjendja financiare e një kompanie shfaqet në dy tabela që njihen nga ekspertët si “aktivet” dhe “pasivet”. Te aktivet paraqitet situata e materialeve fizike dhe jofizike të kompanisë. Fjala vjen, nëse ajo ka mall apo prona, këto të gjitha vendosen te aktivet. Te aktivet vendosen edhe “të drejta të arkëtueshme”, pra para, të cilat, kompanisë i takojnë por që nuk janë shlyer ende nga kompanitë apo individët që i detyrohen këto shuma kompanisë. Në rastin e Integrated Energy BV SPV, asetet e kompanisë janë më masën 5 miliardë lekë ose 50 milionë euro. Problemi është se në këto asete bëjnë pjesë edhe 1 miliardë lekë të titulluara “Llogari të arkëtueshme tregtare dhe llogari të tjera të arkëtueshme” si dhe 1.4 miliardë lekë “Kërkesa në lidhje me kontratat e ndërtimit”. Këto 2.3 miliardë lekë teorikisht kompania do të mund t’i arkëtojë në të ardhmen, ose, nëse nuk arkëtohen, do të duhet të deklarohen borxh i keq i paarkëtueshëm dhe do të konsiderohen me vlerë zero.

Duke qenë se këto janë para që kompanitë e lidhura si Integrated Technology Services i kanë marrë para se pronarët të zhdukeshin, gjasat janë që këto para nuk do të mund të arkëtohen. Rrjedhimisht, administratorëve të kompanisë u mbetet që të merren me anën tjetër të bilancit, me pasivet.

Teorikisht, pasivet janë burimet financiare që kanë krijuar aktivet. Kapitali aksioner, i derdhur në themelimin e kompanisë apo i siguruar nga fitimet e pashpërndara kanë një kategori e pasiveve ndërsa kreditë bankare apo faturat e papaguara por që duhet të paguhen janë kategori të tjera të pasiveve. Në rastin e kësaj kompanie, ajo rezulton se ka detyrime të tilla totale në masën 5 miliardë lekë, nga të cilat, 2.7 miliardë janë fitimet e akumuluara dhe 2.33 miliardë janë detyrime që duhen paguar. Nga këto, dy banka që kanë dhënë kredi kërkojnë afërsisht 9 milionë euro ndërsa Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kërkon afërsisht 5.4 milionë euro për shkak të mospagesave të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar dhe të Tatimit mbi Fitimin nga ana e kompanisë. Kompani të tjera kërkojnë 5.7 milionë euro të tjera për gjëra të tilla si, punime të kontraktuara, të kryera dhe të papaguara.

Këto detyrime teorikisht do të duhej të kishin krijuar asete por në fakt ato kanë krijuar “të drejta të arkëtueshme”, të cilat, në rastin konkret duken të pagjasa për t’u arkëtuar. Në total, nga të 12.2 miliardë lekët e arkëtuara, kompania ka në llogaritë e saj bankare vetëm 268 milionë lekë ose afërsisht 2.7 milionë euro.

Në rast se Integrated Energy BV SPV do të kalojë nga statusi i Sekuestros Preventive në statusin e kompanisë së konfiskuar, tatimpaguesve do t’u duhet të paguajnë kreditë bankare, faturat e pashlyera dhe tatimet e papaguara, kosto këto që i shtohen 12.2 miliardë lekëve sakaq të shpenzuara për gropën e plehrave të Sharrës dhe 5 miliardë lekëve të tjera të shpenzuara për dy sipërmarrjet e tjera të kësaj natyre, incineratorit të Elbasanit dhe incineratorit të Fierit, me një faturë totale që i kalon të 200 milionë eurot dhe që me gjasa, do të njihet si një nga skemat mashtruese më të mëdha në historinë e Shqipërisë./Reporter.al

landifilli i sharres inceneratori i tiranes


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet