LIVE UPDATES
Aktualitet

Si po kthehet Afrika Perëndimore në një qendër kokaine, klanet shqiptare mbizotërojnë

Që nga viti 2019, grupet kriminale me origjinë nga Ballkani Perëndimor janë drejtuar gjithnjë e më shumë drejt Afrikës Perëndimore si një rrugë kyçe tranziti për trafikimin e kokainës. Ajo që fillimisht ishte një pikë e rastësishme trafiku –në vitin 2014 kur kokaina dërgohej me varka të vogla nga verilindja e Brazilit drejt Kepit të Gjelbër – është shndërruar në një qendër të kokainës për Evropën dhe më gjerë. Ky ndryshim në vazhdim ka kaluar kryesisht pa u vënë re.

2 Shtator 2025, 12:46 Nga Sasa Djordevic
Si po kthehet Afrika Perëndimore në një qendër kokaine,
Foto Ilustruese

Në shikim të parë, portet në zhvillim të Afrikës Perëndimore dhe nëntoka kriminale e Ballkanit Perëndimor duken si dy botë të ndryshme. Megjithatë, një vështrim më i afërt brenda një kontenieri me lëvozhga kakaoje – një nga eksportet kryesore të Afrikës Perëndimore – zbulon një ngarkesë tjetër: kokainën.

Që nga viti 2019, grupet kriminale me origjinë nga Ballkani Perëndimor janë drejtuar gjithnjë e më shumë drejt Afrikës Perëndimore si një rrugë kyçe tranziti për trafikimin e kokainës. Ajo që fillimisht ishte një pikë e rastësishme trafiku –në vitin 2014 kur kokaina dërgohej me varka të vogla nga verilindja e Brazilit drejt Kepit të Gjelbër – është shndërruar në një qendër të kokainës për Evropën dhe më gjerë. Ky ndryshim në vazhdim ka kaluar kryesisht pa u vënë re.

Një raport nga Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar, zbulon se grupet që flasin gjuhën sllave dhe shqipe – tradicionalisht të vendosura në pika kyçe të zinxhirit të furnizimit me kokainë [Amerika e Jugut dhe Evropa] – tani po zgjerojnë ndikimin e tyre duke shënjestruar bregdetet e cenueshëm të Afrikës Perëndimore.

Në vende si Senegali, Gambia, Guinea-Bisau, Kepi i Gjelbër dhe Sierra Leone, grupet e Ballkanit Perëndimor kanë ngritur infrastrukturë për të lehtësuar ruajtjen, ripaketimin dhe dërgimin e kokainës. Deti vazhdon të jetë rruga kryesore e trafikut, edhe pse këto grupe kanë filluar të eksplorojnë edhe rrugë alternative, përfshirë rrugët ajrore me avionë të vegjël.

Grupet nga Ballkani Perëndimor përdorin katër metoda kryesore trafiku përmes Afrikës Perëndimore.

Metoda e parë përfshin rrugët detare, ku ngarkesat e kokainës udhëtojnë drejtpërdrejt nga Amerika e Jugut, përmes Afrikës Perëndimore, në Evropë. Megjithatë, një përqindje e madhe e kokainës – përfshirë ngarkesa shumëtonëshe – mbërrin në Afrikën Perëndimore jashtë kontenierëve, me drogën të fshehur për shembull në trupat e anijeve.

Metoda e eksportit jo përmes kontenierëve kalon nëpër Gjirin e Guinesë, duke shmangur zbarkimin në tokë në Afrikën Perëndimore. Procesi përfshin gjithashtu importe dhe magazinim në Afrikën Perëndimore, të ndjekura nga eksporte drejt Evropës.

Metoda e katërt, ku ngarkesat futen në kontejnerë brenda Afrikës Perëndimore, shmang në mënyrë efektive kontrollet e shtuara ndaj eksporteve nga Amerika e Jugut drejt porteve evropiane.

Disa faktorë e kanë bërë Afrikën Perëndimore një destinacion tërheqës për grupet nga Ballkani Perëndimor: ajo ndodhet në një vend strategjik mes Brazilit – një eksportues i madh i kokainës – dhe tregjeve të mbipopulluara të Evropës; ndërkohë, shtimi i masave të zbatimit të ligjit ka rritur rreziqet e rrugëve direkte transatlantike nga Amerika e Jugut në Evropë – me kapjet e drogës në këto rrugë që u rritën nga 201.9 ton në vitin 2019 në një rekord prej 424.1 ton në vitin 2023. Ndërkohë, kontrolli i dobët në portet afrikane do të thotë se më pak se dy për qind e kontenierëve kontrollohen rregullisht.

Ndryshimet në Amerikën e Jugut po e shtyjnë gjithashtu këtë zhvendosje drejt Afrikës Perëndimore. Ndërsa autoritetet braziliane rritën kontrollet në porte të mëdha si Santos, trafikantët filluan të ridrejtojnë ngarkesat në ujërat më pak të monitoruara të Afrikës Perëndimore. Dhe grupet nga Ballkani Perëndimor – me struktura fleksibël, të decentralizuara dhe rrjete të besueshme logjistike – ishin në pozita ideale për t’u përshtatur.

Ndërmjetësit që ndërtuan një perandori kokaine

Gjuha e përbashkët dhe lidhjet kulturore shërbejnë si një bazë për bashkëpunim mes grupeve të Ballkanit Perëndimor. Dy rrjete kryesore dominojnë: njëri përbëhet nga grupet shqipfolëse dhe tjetri nga grupet sllavishtfolës – përfshirë serbët, kroatët, boshnjakët dhe malazezët.

Aktualisht, këto rrjete funksionojnë përmes strukturave të adaptueshme që lehtësojnë bashkëpunimin e gjerë. Zakonisht përbëhen nga grupe të vogla dhe të lidhura ngushtë me njëri-tjetrin, me anëtarësi elastike që zakonisht varion nga 10 deri në 20 individë.

Klanet Kavac dhe Skaljari janë dy grupet kryesore sllavisht-folëse që operojnë në Afrikën Perëndimore, së bashku me aleatët e tyre. Të bazuara në Mal të Zi, këto grupe ruajnë lidhje të gjera me organizata në Serbi, Kroaci, Slloveni dhe vende të tjera të Ballkanit.

Klani Kavac ka ngritur një rrjet në Afrikën Perëndimore, ndërsa klani Skaljari operon kryesisht përmes bashkëpunëtorëve nga Bosnje Hercegovina dhe Shqipëria, duke dëshmuar një prani më të gjerë ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, Afrika Perëndimore mbetet kryesisht një territor i panjohur për grupet shqiptare, me përjashtim të rrjetit të lidhur me Armando Pacanin.

Fillimisht, dërgesat e Pacanit shkonin direkt në portet evropiane përmes kontenierëve. Pas humbjeve të sasive të kokainës dhe urdhër-arresteve ndërkombëtare, rrjeti i tij kaloi në transportimin e ngarkesave shumëtonëshe nga verilindja e Brazilit drejt Afrikës Perëndimore me anije peshkimi, në mesin e vitit 2022. Rrjeti dyshohet se u mbështet te një ndërmjetës afrikan. Pacani dhe avokatët e tij mohojnë çdo përfshirje në aktivitete kriminale.

Struktura organizative e grupeve të përfshira në trafikimin e kokainës në Afrikën Perëndimore përfshin role të veçanta, zakonisht liderë, ndërmjetës dhe ekzekutorë.

Liderët negociojnë drejtpërdrejt me prodhuesit e kokainës në Amerikën e Jugut, lëshojnë urdhra për transportin dhe mbikëqyrin çështjet financiare, përfshirë shpenzimet dhe fitimet. Ndërmjetësit koordinojnë rrugët e kontrabandës, lidhen me kontaktet në Afrikën Perëndimore dhe menaxhojnë transferimet financiare, gjithmonë duke garantuar sigurinë operacionale. Ekzekutorët – zakonisht individë lokalë nga zonat ku zhvillohen operacionet – janë përgjegjës për mbledhjen dhe dorëzimin e drogës, sigurimin e ambienteve të magazinimit dhe mirëmbajtjen e shtëpive të sigurta.

Fuqia e vërtetë që qëndron pas operacioneve të kokainës nuk janë vetëm grupet kriminale, por edhe ndërmjetësit – qoftë në terren për një kohë të gjatë apo për periudha të kufizuara. Këta ndërmjetës kanë lidhje të rëndësishme në të gjithë Afrikën Perëndimore dhe janë të lidhur, drejtpërdrejt ose tërthorazi, me rrjete mbrojtjeje në rajon. Identifikimi i ndërmjetësve është shpesh i vështirë për shkak të përdorimit të identiteteve të falsifikuara dhe nivelit të lartë të mbrojtjes që arrijnë të sigurojnë.

Ndryshe nga “bosët” e dukshëm të epokave të mëparshme, ndërmjetësit e sotëm operojnë në hije dhe me një imazh të besueshëm që mohon përfshirjen direkte. Ata lëvizin shpejt, shmangin zbulimin dhe përdorin rrjetet e ndërmjetësve lokalë. Kjo krijon një model kriminal shumë të vështirë për t’u identifikuar, por edhe më të vështirë për t’u shkatërruar.

Një figurë që mishëron rolin e ndërmjetësit është Mario Krezic, një shtetas kroato-boshnjak i lidhur me disa rrjete kriminale në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Emri i tij shfaqet në disa akt-akuza në Serbi dhe Kroaci, dhe mesazhe të koduara të kapura nga platforma si Sky ECC dyshohet se e lidhin atë me ngarkesa të mëdha kokainë që kalojnë nëpër Afrikën Perëndimore.

Burime nga institucionet ligjzbatuese besojnë se Krezic operonte nga Freetawn, Sierra Leone, duke koordinuar logjistikën përtej Atlantikut. Ai akuzohet për organizimin e transferimeve nga anija në anije, mbikëqyrjen e importeve në zonat bregdetare, menaxhimin e magazinimit dhe futjen e drogës në kontenierë si dhe organizimin e dërgesave drejt porteve evropiane, veçanërisht në Antëerp.

Në këtë rol, Krezic dyshohet se ka shërbyer si pika kyçe e një zinxhiri global furnizimi, duke lidhur furnizuesit e Amerikës Latine, ndërmjetësit afrikanë dhe blerësit evropianë, ndërkohë që ndryshonte vazhdimisht partnerët lokalë për të shmangur zbulimin.

Rasti i tij pasqyron rolin gjithnjë e më të madh të ndërmjetësve si figura të shkathëta, me profil të ulët, që udhëheqin tregtinë e kokainës nga prapaskena. Krezic vazhdon të jetë në kërkim të autoriteteve të drejtësisë.

Grupet nga Ballkani Perëndimor po zgjerojnë praninë e tyre në Afrikën Perëndimore. Ato pritet të operojnë me më shumë pavarësi, duke u larguar nga varësia ndaj aleancave me organizata kriminale në Brazil dhe, në disa raste, në Itali. Këto grupe pritet të investojnë drejtpërdrejt në infrastrukturë dhe mbrojtje lokale.

Ngjashëm me tendencat e vërejtura në Amerikën e Jugut, ndikimi i tyre në rritje mund të çojë në shtim të korrupsionit, dhunë të përshkallëzuar dhe fragmentim në grupe më të vogla dhe më autonome.

Evropa ka reaguar ngadalë ndaj sfidës së trafikimit të drejtpërdrejtë të kokainës nga Amerika e Jugut dhe nuk duhet të përsërisë të njëjtin gabim me Afrikën Perëndimore. Aktualisht, bashkëpunimi mes Ballkanit Perëndimor, Afrikës Perëndimore dhe BE-së në fushën e zbatimit të ligjit është i fragmentarizuar. Nuk ekzistojnë rrjete të dedikuara për shkëmbimin e informacionit, ndërsa kapacitetet lokale në shtetet afrikane mbeten të pafinancuara.

Pasojat mund të jenë serioze.

Kokaina me destinacion Evropën mund të blihet gjithnjë e më shumë drejtpërdrejt nga magazinat në Afrikën Perëndimore. Në këtë skenar, Afrika Perëndimore nuk do të jetë më vetëm një zonë tranziti, por do të shndërrohet në një treg të kokainës. Edhe tregjet në zhvillim si Azia dhe Australia kanë filluar të raportojnë dërgesa që gjurmohen deri në Gjirin e Guinesë. Nëse kjo situatë nuk adresohet, ajo mund të përshpejtojë fragmentimin e rrjeteve të trafikimit të kokainës, të shkaktojë valë të reja dhune dhe të krijojë enklava kriminale të rrënjosura në të dy anët e Atlantikut.

Për të shmangur këtë skenar të keq, BE-ja dhe Ballkani Perëndimor duhet të investojnë në bashkëpunim afatgjatë ndërkontinental me partnerët afrikanë – jo vetëm përmes seminareve të financuara nga donatorët, por edhe përmes shkëmbimit kuptimplotë të informacionit të inteligjencës, operacioneve të përbashkëta detare dhe sanksioneve të koordinuara kundër ndërmjetësve kryesorë.

Inteligjenca financiare duhet të ecë në të njëjtin hap me luftën kundër drogës.

Gjurmimi i rrugës së parave të këtyre rrjeteve kërkon më shumë aftësi nga strukturat e zbatimit të ligjit. Objektiv strategjik duhet të jenë ndërmjetësit dhe zinxhirët e tyre të furnizimit. Shumë shpesh, kapjet e drogës festohen ndërkohë që arkitektët e vërtetë të trafikut mbeten të lirë.

Ndërprerja e logjistikës njerëzore të këtij tregu – jo vetëm kapja e drogës – është çelësi për të ndalur vrullin e tij./Reporter.al

klani kavac armando pacani

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje