LIVE UPDATES
Aktualitet

Si ndodhi vrasja e Bujar Çelës? Nuredin Dumani: U vendos kur u vra shoku im i fëmijërisë, nuk kisha fjetur që prej asaj dite! Ia dija lëvizjet e tij dhe ku pinte kafe çdo ditë

Dumani ka treguar se ia dinte lëvizjet dhe se ku e pinte kafen çdo ditë. Këto informacione, Dumani tha se ia siguronte Elio Bitri.  

25 Shkurt 2025, 12:20 Nga r.ll
Si ndodhi vrasja e Bujar Çelës? Nuredin Dumani: U vendos kur u vra
çela, dumani

TIRANË- I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka dëshmuar në gjyqin e sotëm në Gjykatën e Posaçme lidhur me vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës. Dumani ka rrëfyer se vrasja e Çelës ishte vendosur ditën kur i kanë vrarë shokun e fëmijërisë, Klevis Kapllanin. Dumani ka treguar se ia dinte lëvizjet dhe se ku e pinte kafen çdo ditë. Këto informacione, Dumani tha se ia siguronte Elio Bitri.  

Dumani: Ishte vendosur me herët. Ato ditë po shikonim ku rrinte Dine Çami. Si duket ai i kishte marrë masat. U vendos kur u vra shoku im i fëmijërisë, Klevis Kapllani, më 15 shtator, në mos gaboj. Vendosja mjetet e punës te shtëpia e tij, pasi e njihja mirë zonën. Më njoftoi Enver Diva se e kishin vrarë Kapllanin. Dola nga shtëpia e Arjan Spahiut dhe kam shkuar aty afër me Enverin dhe Xhixhën. Kaluam afër. E pamë makinën të qëlluar me plumba. Ikëm deri në Rrogozhinë dhe kur u kthyem mora Alibeajn dhe i thamë se do e vrisja Bujar Çelën.

Me 16 në darkë, mos gaboj, shtator, u bëmë gati morëm 2 makinat që kishim në disponim, të dyja të vjedhura. Pritëm jashtë atë natë. Unë nuk kisha fjetur fare, që kur u vra Klevisi. Unë i dija lëvizjet e Bujarit. Nga Elio e dija se ku pinte kafe çdo ditë. Unë nuk i shkova te shtëpia, por afër qëndroi Enver Diva dhe Besian Xhixha. Unë nuk doja të afrohesha në zonë. U duk sikur ranë në sy dhe lëvizëm drejt Cërrikut. Unë u thashë “ore ai do dali për kafe”. U kthyem dhe pasi furnizova mjetin me karburant shkuam dhe e gjetëm atje tek kafja.

Bujar Çela u vra më 17 shtator të vitit 2020, ndërsa edhe në seancën e 16 janarit të këtij viti, Dumani tha se shkak ishte bërë vrasja e mikut të tij Klevis Kapllani, i cili u ekzekutua më 15 shtator. Vrasja e Kapllanit dyshohet se ishte kryer inga Talo Çela dhe vëllezërit Manhasa. Për këtë shkak Dumani ka vendosur të hakmerret ndaj Talos duke i vrarë vëllain. 

Në seancën e  16 janarit të këtij viti Dumani ishte shprehur se bashkë me Enver Divën dhe Besmir Xhixhën pasi kishin marrë informacion nga Eljo Bitri, ishin nisur drejt shtëpisë së Bujar Çelës, por nuk kanë mundur ta kryejnë aty ekzekutimin, sepse u pikasën nga një person që nuk e njihte, dhe u larguan. Por nga informacionet që kishte e dinte se Bujari e pinte kafen në një lokal ku ndalonin autobusët që niseshin për Greqi, dhe sapo e ka parë drejt tij është nisur Enver Diva, i cili ka qëlluar mbi Bujarin, por ai është ende gjallë. Në këtë moment afrohet Dumani i cili nxjerr pistoletën të cilën ja kishte bërë vetë dhuratë Talo Çela, por ajo nuk i ka shkrepur, prandaj ai ka kërkuar që Besmir Xhixha të zbriste nga makina dhe të qëllonte mbi Bujarin me një pistoletë 9 mm. Pas vrasjes ata janë larguar në drejtim të Fushë-Krujës ku kanë djegur makinën që kishin përdorur për të kryer vrasjen, ndërsa armët i kishin hedhur në një kanal në Plepa në Durrës.

Nuredin Dumani, një nga emrat më të përfolur në botën e krimit, u vu në pranga  mbrëmjen e 29 Marsit të vitit 2022 në Fier, pak pasi kishte marrë mjekim për plagosje në shpinë nga tre mjekë në një shtëpi private. Pas burgosjes, Dumani u bë bashkëpunëtor i drejtësisë dhe dëshmitë e tij kanë zbuluar disa nga ngjarjet më të rënda kriminale në vendin tonë.

Ndërkohë Talo Çela, po ashtu një eksponent i njohur kriminal në vendin tonë vijon të jetë në kërkim nga autoritetet.

bujar çela nuredin dumani

Sondazh

Poll

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara