"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Studimi u përgatiti nga infeksionisti Edmond Puca në shërbimin e sëmundjeve Infektive, QSUT, Ridvana Mediu nga departamenti i Shkencave Mjekësore në Fakultetin e Mjekësisë dhe Ariol Rama nga Kolegji Logos.
TIRANË- Në studimin e parë të nivelit të antitrupave për Covid-19 të bërë në Shqipëri tregohet se pacientët e vaksinuar me dy doza të vaksinës Pfizer-Biontech kanë pësuar rënie të antitrupave. Të dhënat tregojnë se nuk ka një tregues të efekteve negative post-vaksinë.
Gjithashtu, është konstatuar se përgjigja imunitare është më e ulët tek individët më të mëdhenj se 50 vjeç, se sa të rinjtë. Studimi u përgatiti nga infeksionisti Edmond Puca në shërbimin e sëmundjeve Infektive, QSUT, Ridvana Mediu nga departamenti i Shkencave Mjekësore në Fakultetin e Mjekësisë dhe Ariol Rama nga Kolegji Logos.
“Të dhënat tona nuk zbulojnë asnjë ndryshim statistikisht domethënës të titrave të SARS-CoV-2 IgG midis pacientëve mbi dhe nën 55 vjeç pas vaksinimit. Gjinia ishte gjithashtu një faktor i rëndësishëm në përgjigjen imune të shkaktuar me vaksinim. Veçanërisht femrat kishin një përgjigje më të fortë imunitare dhe një rënie më të shpejtë të titrit të antitrupave në krahasim me meshkujt”, thuhet më tej në studim.
Studimi i botuar në revistën mjekësore " The Journal of Infection in Developing Countries", përfshinte 187 pacientë të përzgjedhur rastësisht. Ata kishin kryer ekzaminime laboratorike në Laboratorin e Dr. Limbach në Shqipëri.
Pacientët u ndanë në grupin e rasteve që përfshinte 119 pacientë me antitrupa pozitivë SARS-CoV-2 IgG, me dy doza. Në këtë grup mosha mesatare ishte 49-vjeç.
Ndërsa grupi i dytë përfshinte 68 pacientë që ishin negative për antitrupat SARS-CoV-2 IgG. Mosha mesatare në këtë grup ishte 43-vjeç. Të dy grupet, kishin moshë dhe gjini të ngjashme dhe nuk kishin probleme të tjera shëndetësore. Ekspertët kanë shkruar se është demonstruar edhe roli i estrogjenit tek gratë si një rregullator i rëndësishëm i uljes së enzimës 2 të konvertimit të angiotenzinë, e cila është një receptor i njohur i SARS-CoV-2.
Sipas të dhënave, shprehja e gjeneve të kromozomeve X dhe Y gjithashtu ndikon në përgjigje të ndryshme imunologjike ndaj vaksinimit./ Marrë nga GazetaSi
FIER- Babë e bir janë arrestuar ditën e sotme nga policia. Ilir Tafa dhe Gledis Tafa, babë e bir janë vënë në pranga p...
Harta e re e qarkullimit TIRANË- Kopshti i ri Zoologjik do të hapet nesër, duke ndryshuar edhe rrjedhën e qarkullimit në k&e...
Policia italiane ITALI- Disa ton drogë dhe 2 kallashnikovë u sekuestruan nga Guardia di Finanza e Katanias si pjesë e një hetimi p...
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka bëre me dije se se vrasjet në Shkodër janë të lidhura me njëra-...
Fatos Tushe TIRANË- SPAK ka dhënë pretencën për të akuzuar lidhur me abuzimin me tenderin e ujësjellësit në L...
TIRANË- Artan Hoxha i krahason bandat në Shkodër, me organizimin e Policisë së Shtetit. Në fjalën e tij, në një i...
Sokol Ngresa TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme gjyqtarin Sokol Ngresi si anëtar të Gjykatës së Lart&eum...
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari investigative Artan Hoxha i ka kthyer përgjigje menjëherë përgënjeshtrimit që i bëri S...
Artan Hoxha TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka hedhur poshtë pretendimet e gazetari Ar...
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari investigative Artan Hoxha ka folur lidhur me vrasjet e ndodhura në Shkodër gjatë kohëve të fund...