"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Po ashtu, SPAK kërkoi përballë trupës së Gjykatës së Posaçme edhe përjashtimin për 5 vite nga e drejta për të ushtruar funksione publike.
TIRANË- SPAK ka dhënë pretencën për të akuzuar lidhur me abuzimin me tenderin e ujësjellësit në Lushnje. Sot, para trupës së GJKKO-së, hetuesit e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kanë kërkuar 3.4 vite burg për ish-kryetarin e Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe, të vënë nën akuzë për shpërdorim detyrë dhe shkelje të barazisë në tendera.
Po ashtu, SPAK kërkoi përballë trupës së Gjykatës së Posaçme edhe përjashtimin për 5 vite nga e drejta për të ushtruar funksione publike. Ndërkohë akuza kërkoi dënimin me 2 vite e 8 muaj burg për Gentjan Nushin dhe po ashtu përjashtimin e tij me 3 vite nga e drejta për të ushtruar funksione publike. Të pandehur në gjykatë përfunduan edhe 20 persona të tjerë, të cilët rezultuan në shkelje të ligji, e konkretisht ish-zyrtarë të Bashkisë anëtarë të Komisioneve për tenderin e pastrimit të kanalit vaditës, por edhe pronarët e kompanisë që kryen punimet.
19 prej të pandehurve kërkuan gjykimin e shkurtuar, ndërkohë 3 të tjerë i kërkuan gjykatës të vijojnë me gjykim të zakonshëm.
Më 6 korrik 2021 nga një operacion i SPAK ranë në pranga kryetari i Bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushe dhe 8 zyrtarë të tjerë të bashkisë. Po ashtu u arrestua dhe pronari i kompanisë, e cila u shpall fituese si dhe pronari i kompanisë që ka kryer punimet për rehabilitimin e kanalit ujitës në dy fshatrat. Arrestimi i tyre erdhi pas hetimeve të SPAK ku përfshiheshin përgjime, kontrolle të financave dhe transaksionet bankare të zyrtarëve. Në dëshmitë e tij pas arrestimit, ish-kryebashkiaku Tushe ka mohuar të jetë i përfshirë në aferat me tenderin e kanalit ujitës. Ai ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë autoritet mbi tenderin, as ai dhe as bashkia si institucion. Ndërsa ka kërkuar edhe lirimin e tij me pretendimin se ka probleme të shëndetit.
TIRANË- Artan Hoxha i krahason bandat në Shkodër, me organizimin e Policisë së Shtetit. Në fjalën e tij, në një i...
Sokol Ngresa TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme gjyqtarin Sokol Ngresi si anëtar të Gjykatës së Lart&eum...
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari investigative Artan Hoxha i ka kthyer përgjigje menjëherë përgënjeshtrimit që i bëri S...
Artan Hoxha TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka hedhur poshtë pretendimet e gazetari Ar...
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari investigative Artan Hoxha ka folur lidhur me vrasjet e ndodhura në Shkodër gjatë kohëve të fund...
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje në lidhje me vrasjet e bujshme të muajve dhe viteve të fundit n&eum...
Odeta Nishani TIRANË- Bujar Nishanit, ish-presidentit të Shqipërisë iu dha ditën e djeshme lamtumira e fundit. Familja, miqtë...
Anija TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka sekuestruar anijen 'Unistream' e cila u kap javë më...
Policia ne Itali ITALI- Policia italiane po ekzekuton 5 urdhërarreste në Katania të Italisë, ku mes të arrestuarve është...
Komisariati i Policisë Sarandë SADANDË- Një 17-vjeçare është zhdukur në Sarandë. Denoncimin e ka bër&eu...