LIVE UPDATES
Aktualitet

Meta emëron Ngresin, Gjykata e Lartë bëhet me 13 anëtarë, hapet rruga për Kushtetuesen

Bashkë me Ngresin Gjykata e Lartë bëhet me 13 anëtarë nga 19 anëtarë që duhet të ketë në total.

3 Qershor 2022, 12:05 Nga DOSJA
Meta emëron Ngresin, Gjykata e Lartë bëhet me 13
Sokol Ngresa

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme gjyqtarin Sokol Ngresi si anëtar të Gjykatës së Lartë. Bashkë me Ngresin Gjykata e Lartë bëhet me 13 anëtarë nga 19 anëtarë që duhet të ketë në total.

Nga sot, Gjykata Kushtetuese rikthehet në funksionalitet për të shqyrtuar çështje në Kolegje të Bashkuara dhe për të përmbushur plotësisht misionin dhe autoritetin e saj sublim për çështje që kanë nevojë për kuptimin dhe unifikimin e zbatimit të ligjit, duke i siguruar kështu të gjithë sistemit gjyqësor zhvillimin/ndryshimin e praktikës gjyqësore, unifikimin e jurisprudencës, dhe një qëndrim uniform lidhur me çështje të ndryshme juridike në funksion të interesit publik, në respektim të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në dhënien e drejtësisë.

VENDIMI:

Presidenti i Republikës SH.T.Z Ilir Meta dekreton emërimin e z.Sokol Ngresi,  gjyqtar të Gjykatës së Lartë Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta në datën 31 maj 2022, ka administruar propozimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, për emërimin e zotit Sokol Ngresi si anëtari më i ri në Gjykatën së Lartë. Zoti Ngresi është përzgjedhur për t`u emëruar në këtë gjykatë për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës administrative përmes procedurës së ngritjes në detyrë nga radhët e gjyqësorit. Presidenti i Republikës pasi u njoh me vendimmarrjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe propozimin e përcjellë nga ky organ, së bashku me praktikën dokumentare të emërimit, me vullnetin e plotë që Gjykata e Lartë të plotësohet me të gjithë trupën e nevojshme të saj, ku me mijëra dosje e fate qytetarësh presin gjykimin prej vitesh; të nevojës jetike që ka vendi për një Gjykatë të Latë plotësisht funksionale; si dhe duke vlerësuar të mirëqenë verifikimin dhe vlerësimin prej KLGJ-së të kandidaturës së propozuar, Presidenti i Republikës ka vendosur të shprehet pa vonesë për pranimin e propozimit të KLGJ-së. Për këto arsye, në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 136 të Kushtetutës, nenit 48, pika 11 dhe 13 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, përmes Dekretit nr.13646, datë 02.6.2022, ka vendosur që:

•  Zoti SOKOL NGRESI të emërohet gjyqtar i Gjykatës së Lartë. Me këtë emërim të ri, Gjykata e Lartë bëhet me 13 (trembëdhjetë) gjyqtarë, nga 19 anëtarë që duhet të ketë. Nga sot Gjykata e Lartë gëzon kuorumin e nevojshëm (2/3 e anëtarëve) për t`u mbledhur dhe për të gjykuar në Kolegjet e Bashkuara. Gjykata e Lartë, pas 5-vitesh në pamundësi për ta ushtruar këtë funksion themelor të saj,  nga sot mundet të ndryshojë/unifikojë praktikën gjyqësore. Nga sot ajo rikthehet në funksionalitet për të shqyrtuar çështje në Kolegje të Bashkuara dhe për të përmbushur plotësisht misionin dhe autoritetin e saj sublim për çështje që kanë nevojë për kuptimin dhe unifikimin e zbatimit të ligjit, duke i siguruar kështu të gjithë sistemit gjyqësor zhvillimin/ndryshimin e praktikës gjyqësore, unifikimin e jurisprudencës, dhe një qëndrim uniform lidhur me çështje të ndryshme juridike në funksion të interesit publik, në respektim të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në dhënien e drejtësisë.

Ky mund të duket një hap i vogël përpara, por juristët dhe vet Gjykata e Lartë e kuptojnë shumë mirë se është nga më të rëndësishmit. Presidenti i Republikës, gjen rastin të ri përsërisë thirrjen publike, ndaj të gjithë institucioneve qeverisëse të sistemit të drejtësisë por dhe aktorëve të tjerë vendimmarrës se, Shqipëria ka nevojë jetike për një sistem drejtësie, jo vetëm të pavarur, por dhe plotësisht funksional e eficient. Qytetarët presin drejtësi, dhe e meritojnë atë që të jepet, brenda afateve të arsyeshme. Presidenti i Republikës, gjithashtu gjen rastin të ritheksojë se:  Pavarësia e sistemit të drejtësisë, sidomos për gjyqtarë të karrierës, duhet të garantohet në themel të saj. Vetëm kjo rrit besimin e gjithë shoqërisë tek sistemi i drejtësisë që duhet të sigurojë në vijimësi një staturë, që garanton pavarësi të gjyqtarëve dhe veprime të paanshme të shërbimit publik gjyqësor në tërësi. Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, si dhe gjithë institucionet e tjera shtetërore të përfshira apo në mbështetje të këtyre proceseve, duhet të angazhohen me të gjitha burimet dhe me vullnet për të bërë sa më shpejt funksionale me kapacitet të plotë Gjykatën e Lartë, Gjykatës Kushtetuese, dhe sistemin e ndjekjes penale. Për këtë, të gjithë institucionet e tjera shtetërore të përfshira apo në mbështetje të këtyre proceseve, duhet të ofrojnë dhe të mos bëhen pengesë për punën e organeve qeverisëse të sistemit, të ofrojnë gjithë informacionin e nevojshëm, në mënyrë serioze, duke vlerësuar rëndësinë që ka kjo çështje dhe jashtë çdo ndikimi. Asnjë institucion që mbështet procesin e verifikimit dhe vlerësimit të kandidatëve për Gjykatat më të rëndësishme në vend, nuk duhet të neglizhojë përmbushjen e detyrave dhe dhënien e informacionit për Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë, apo Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Përpos këtyre, vëmendja nuk duhet të humbasë, ndaj nevojës ekstreme që ka sistemi gjyqësor për  plotësimin e vakancave të mëdha të krijuara në Gjykatat e Apelit dhe Gjykatat e Rretheve Gjyqësore të Shkallës së Parë. 

Plotësimi i kësaj vakance në Gjykatën e Lartë ka zgjatur ekzaktësisht 2 vjet e 7 muaj, nga shtatori i vitit 2019 deri në prill të vitit 2022. Sipas Metës, kjo është një zvarritje dhe rrit rrezikun që aplikantët të ndihen në presion për të vazhduar kandidimin si anëtar të Gjykatës së Lartë. KLGJ ka shpjeguar më herët se ky proces merr kohë duke qenë se duhen zgjedhur e promovuar gjyqtarë që kanë kaluar Vettingun.

Sondazh

Poll

"Në 2030 jemi në BE"/ Rama: Më tregojnë mua këto honxhobonxho investimet strategjike

"Në 2030 jemi në BE"/ Rama: Më tregojnë mua këto honxhobonxho investimet strategjike

"Thirrja “Shqipëria e shqiptarëve” rraciste"/ Rama: Nëse do shisnim Shqipërinë

35-vjetori i PS në Vlorë, Rama: Investimi është bekim jo vetëm i Vlorës, por i gjithë Shqipërisë

Protestuesit marshojnë rrugëve pas protestës para kryeministrisë, godasin me shishe ekranin

Rama për gazetarin italian: Unë i gjunjëzohem vetëm Giorgia Melonit

“Po kur thonë 5 kushte”/ Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do i bëj të tjerat?

E reja bën thirrje kundër Ramës, punonjësit e sigurisë e largojnë me forcë

"Anulo projektin"/E reja shtatzënë në protestë:Jam këtu për vajzën time dhe të ardhmen ne Shqipërisë

Protestuesi shpërthen para kryeministrisë: Berisha dhe Rama të hapin veshët dhe të dëgjojnë

Protesta para Kryeministrisë, Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

Rama thirrje protestuesve: Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojnë

Rama në Vlorë: Fajtorin e gjen prokuroria dhe gjykata, qeveria e ka të ndaluar këtë punë

Rama- qytetarit në Vlorë: Gati jam të shaj gjykatën, por më prish punë me Europën

Tension në Vlorë/Punonjësit e sigurisë i grisin pankartën, qytetarja shpërthen në lot:Nuk bëra asgje

Rama në Zvërnec: Brunës i thash nuk dua njerëz nga Vlora, por s'kam frikë të përballem

"Prona nuk është kthyer"/Rama përplaset me banorin e Zvërnecit:Me kë po flet? Të mos bëjmë debat kot

Rama nga Vlora: Shqipëria shitet apo nuk shitet e vendosin pronarët, jo qeveritë apo protestuesit

Humb një fëmijë në mes të turmës, mobilizohen gjithë protestuesit për ta gjetur

Nesër njoftohen 2 protesta: Në 10:00 në Zvërnec, në 18:00 në Tiranë#dosja #protesta

Rama batuta me qytetarin: Edhe kjo me duhet që t'më dali nami se shoh njerëzit nga pantollonat

“Ajo që the me vrau"/ Banori i Zvërnecit i drejtohet Ramës: Kam 35 vite që luftoj

Kur do të anëtarësohet Shqipëria? Rama: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero