Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Instituti i Gjeoshkencave me anë të një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur se qarqet më të rrezikuara nga zjarret për 5 ditët në vijim janë: Lezha, Durrësi. Tirana, Fieri dhe Berati por që kërcënimi nga zjarret mbetet evident në të gjthë vendin.
TIRANË- Shqipëria nuk po gjen qetësi prej ditësh për shkak të zjarreve masive që janë shtrirë në gjithë territorin e vendit. Rritja e temperaturave ka rikthyer sërish alarmet për zjarre që në disa raste të ndihmuara dhe nga era e fortë dhe terreni i vështirë kanë shkrumbuar mijëra ha pyje.
Zjarri në Krastë, Krujë
Mëngjesin e sotëm flakët u riaktivizuan sërish në Krastë të Kruijës, ndikuar nga terreni i vështirë që e bën thuajse të pamundur ndërhyrjen e forcave zjarrëfikëse zjarri shkrumboi sipërfaqe të konsiderueshme me pisha dhe shkurre. Vatra e zjarrit vijon të jetë aktive dhe forcat e ndërhyrjes po bëjnë të pamunduren për ti neutralizuar.
Hetimet e para bëjnë që policia dhe zjarrëfiksit të dyshojnë se kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllishme, ashtu si në fillim të muajit korrik ku zjarret pasi vijuan për disa ditë shkrumbuan rreth 100 ha sipërfaqe. Ajo që e bën të rëndë fakti është se piromanët nuk u arrestuan pasi Policia nuk bëri të mundur identifikimin e tyre.
Zjarri në Mirditë
Po gjatë këtyre ditëve u njoftua se një vatër zjarri u shfaq në një sipërfaqe të pyllzuar në zonën e Oroshit në Mirditë. Fatmirësisht u vu nën kontroll dhe nuk pati përhapje masive që të rrezikonte dhe kuroren e pemëve që janë karateriske për zonën që shtrihet në brinjë të rrugës së Kombit.
Zjarri mbi Liqenin e Komanit, Berishë e Sipërme
Një vatër zjarri u shfaq të dielen në Berishë të Sipërme që ndodhet mbi Liqenin e Komanit. Flakët rrezikonin të shkrumbonin një plantacion me gështenja që do ishte dhe një goditje e rëndë për ekonominë e zonës dhe padiskutim një dëm mjedisor i konsiderueshëm për vlerat që kanë gështenjat për zonën.
Zjarri në Kepin e Rodonit
Gjatë ditës së djeshme u raportua për disa vatra zjarri në Kepin e Rodonit e cila ishte dhe më problematikja nga vatrat ku u dogj një sipërfaqe toke me bimësi të ulët dhe shkurre. Ende nuk dihen shkaqet e ndezjes së vatrës, ndërkohë që ndërhyrja e autoriteteve zjarrfikëse ishte e pa mundur për shkak se nuk ka rrugë automobilistike. Për shuarjen e zjarrit shkuan vetëm punonjës të zjarrfikëses të cilët punuan me mjete rrethanore.
Zjarri në Himarë
Një vatër zjarri u ndez pasditen e djeshme në kodrat e Himarës. Zjarri i ndihmuar dhe nga era e fortë u përhap me shpejtësi të madhe duke rrezikuar dhe disa banesa. Policia nuk ka bërë asnjë njoftim zyrtar nëse kemi të bëjmë më zjarrvënie të qëllimshme apo zjarri u shkaktua nga temperaturat e larta që kanë mbërthyer vendin
Zjarri në Plug të Lushnjës
Zjarri më i fundit është regjistruar ditën e sotme rreth orës 14:34 në Plug të Lushnjës, i cili i ndihmuar dhe nga erërat e forta u përhap me shpejtësi duke rrezikuar dhe disa stane me bagëti. Zjarrfiksit janë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Instituti i Gjeoshkencave me anë të një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur se qarqet më të rrezikuara nga zjarret për 5 ditët në vijim janë: Lezha, Durrësi. Tirana, Fieri dhe Berati por që kërcënimi nga zjarret mbetet evident në të gjthë vendin.
Në kushtet e mungesës së kapaciteteve për ndërhyrje nga ajri, Agjencia e Mbrojtjes Civile dhe Ministria e Mbrojtjes u kanë kërkuar bashkive për më shumë angazhim për t'u përballur me situatat që mund të krijohen. Zjarret që kanë përfshirë vendin kanë njerr në pah dhe mungesën e helikopterëve Cougar të ushtrisë të cilët sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes prej javësh ndodhën në rimont jashtë vendit.
Foto ilustruese LUSHNJE- Një zjarr masiv ka përfshirë fshatin Plug dhe Grabian të Lushnjës mesditën e sotme. Ndihmuar dhe nga...
Foto ilustruese TIRANË- Një tjetër automjet është gjetur i djegur pas atentatit të djeshëm në zonën e Fush&eum...
TIRANË- Në një foto së bashku. Kjo është një foto kur tri viktimat e atentatit në Fushë Krujë, Brilant Marti...
Policia Gjermane GJERMANI- Një 48-vjeçar shqiptar është dënuar në Gjermani me 36 muaj pas një kontrolli policor n...
I riu gjet i vetvarur në Burgun e DurrësitI, Avokati i Popullit: Kryem menjëherë inspektimet, po hetohet ngjarja 18 Korri...
trupi i gjendur ne Itali ITALI- Një trup i pajetë është gjendur në periferi të kryeqytetin italian gjatë nat&e...
Trifon Murataj dhe droga DURRES- Trifon Murataj, pronari i kompanisë "BanaKing", duhet të jetë habitur shumë pasditen e 16 korrikut, ku...
Besmir Hoxha TIRANË- Personi që shihni në foton e mëposhtme është Besmir Hoxha, një prej viktimave të masakrë...
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha është thirrur sërish në prokurori për të dhënë dëshmin&eum...
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka dhënë detaje dhe ka sqaruar ngatërresën e kryer me emrat dje në m...