14 Qershor 2022, 13:02
Nga A.B
Kukes
KUKËS- Dhoma e Avokatëve të Kukësit ka bojkotuar seancat gjyqësore. Sot do të kryheshin rreth 20 procese gjyqësore, mirëpo janë bojkotuar për shkak të hartës së re gjyqësore.
Sekretarja e Dhomës së Avokatëve Aurora Guska ka deklaruar ky bojkot do të vazhdojë për 4 ditë me radhë ndërkohë me shkrirjen e gjykatës së Tropojës shtohen vonesat në proceset gjyqësore në gjykatën e apelit Shkodër ku kemi juridiksionin. Projekti i shkrirjes së 12 gjykatave të shkallëve të para në rrethe në kuadër të hartës së re gjyqësore, shkrin edhe Gjykatën e Tropojës. Sipas këtij projekti, banorët e bashkisë së Tropojës do të duhet të kërkojnë drejtësi pranë gjykatës së Kukësit, që ndodhet 100 kilometra larg.
Dhoma e Avokatisë ka nisur bojkotin e seancave gjyqësore për të gjitha shkallët e gjyqësorit deri ditën e premte, 17 qershor. Shkak është bërë Harta e re gjyqësore. Kryetari i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia kërkon nga Këshilli i Lartë Gjyqësor që të ketë një gjykatë apeli në Shkodër, një në Durrës ose Elbasan dhe një në Fier ose Vlorë. Bojkoti ka nisur nga të gjithë avokatët në vend. është paralajmëruar se nëse do të ketë kundërshtime nga ana e tyre, rrezikojnë heqjen e liçensës. Sipas hartës së re, vendi do të ketë 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin. Nga gjashtë gjykata administrative të shkallës së parë do të mbeten dy, një në Tiranë dhe një në Lushnjë. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë.
harta e re gjyqesore
Aktualitet
14 Qershor 2022, 12:58
k.m.
Foto ilustruese
Prej 7 vjetësh në vendin tonë funksionon profesioni i dedektivit privat. Deri tani janë licensuar prej 2 agjencive q&eu...
Aktualitet
14 Qershor 2022, 12:54
A.B
Avokatet
TIRANË- Sot bojkotuan punën. Avokatët kanë preferuar të qëndrojnë në kafene duke pritur një zgjidhje ...
Aktualitet
14 Qershor 2022, 12:47
k.m.
Kasandër Noga dhe Erion Hasanbelliu
AUSTRI- I bëri atentat dhe plagosi Erion Hasanbellin në Belgjikë, arrestohet pas tre ditësh Ka...
Aktualitet
14 Qershor 2022, 12:29
k.m.
PEQIN- Një e moshuar u gjet e pajetë ditën e djeshme në një kanal vaditës përballë një kantieri vaditës n&eu...
Aktualitet
14 Qershor 2022, 12:28
A.B
Kanabis
SHKODËR- Operacion anti-kanabis në Shkodër. Një sasi e madhe e bimëve narkotike është asgjësuar në zon...
Aktualitet
14 Qershor 2022, 12:22
k.m.
Kasandër Noga dhe Erion Hasanbelliu
BELGJIKË- Atentati në qendër të Brukselit ndaj shqiptarit Erion Hasanbelliu ka trazuar qet&eum...
Aktualitet
14 Qershor 2022, 12:14
d.a
foto ilustruese
GJERMANI- Më 9 qershor, zyrtarët e zyrës kryesore doganore në Potsdam arrestuan pesë punëtorë emigrant&e...
Aktualitet
14 Qershor 2022, 12:13
A.B
Nikolle Shullani
SHKODËR- Ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare kryetari i shoqatës së misionarëve të p...
Aktualitet
14 Qershor 2022, 12:03
A.B
Preke Gjoni
SHKODËR- Harta e re gjyqësore ka krijuar sorollatje te qytetarët. Prekë Gjoni është një i moshuar nga Koplik...
Aktualitet
14 Qershor 2022, 12:11
k.m.
BELGJIKË- Vdekja e ish-pilotit të Qatar Airways, Robby Claes vijon të mbetet ende një mister. Që prej majit, e deri më tani e dy...