LIVE UPDATES
Aktualitet

Shqipëria, sërish e humbur në garën e pagave! Rajoni i kishte 30-50% më të larta edhe në 2025-n

Strategjia e qeverisë për të nxitur rritjen e pagës mesatare përmes administratës publike nuk duket të ketë funksionuar, teksa rajoni po ecën më shpejt në përmirësimin e të ardhurave nga punësimit të qytetarëve të tyre.

9 Prill 2026, 08:21 Nga D.S

Shqipëria, sërish e humbur në garën e pagave! Rajoni i

Prej të paktën tre vitesh, Shqipëria po e humb me sukses garën rajonale për rritjen e pagave duke i mbetur të “mburret” vetëm me rritjen ekonomike, që realisht ka ardhur më shumë nga administrata publike e taksat neto, sesa nga sektorët realë (më përjashtim të ndërtimit e pasurive të paluajtshme që janë flamurtar!).

Strategjia e qeverisë për të nxitur rritjen e pagës mesatare përmes administratës publike nuk duket të ketë funksionuar, teksa rajoni po ecën më shpejt në përmirësimin e të ardhurave nga punësimit të qytetarëve të tyre.

Edhe në 2025-n, paga mesatare mujore bruto, që marrin punonjësit Serbi, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi e Bosnjë Hercegovinë ishte 30-50% më e lartë sesa e atyre shqiptarë, sipas të dhënave që u përpunuan nga “Monitor”, bazuar në statistikat e vendeve përkatëse. Përjashtim bën vetëm Kosova, që ka ende një pagë më të ulët sesa Shqipëria, ndonëse ajo nuk i ka publikuar ende të dhënat për vitin 2025.

Sipas INSTAT, në vitin 2025, paga mesatare mujore bruto në Shqipëri arriti në 84 mijë lekë, me një rritje prej 10.3% në krahasim me mesataren e 2024-s. E konvertuar në euro, paga mesatare mujore në 2025-n ishte rreth 860 euro. Me gjithë “ndihmën”, që i ka dhënë kursi, paga në vend mbetet më e ulëta në rajon, përjashtuar Kosovën.

Paga më e lartë në rajon në 2025-n ishte në Serbi, me rreth 151 mijë dinarë serbë, ose 1290 euro bruto në muaj, sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave të Serbisë. Serbia ka marrë kryesimin e rajonit, nga e treta që ishte një vit më parë, pasi ka shënuar rritjen më të madhe me 21.7%. Pagat në Serbi janë 430 euro më të larta se në Shqipëri, ose 50% më shumë.

Në vend të dytë ka zbritur Bosnjë Hercegocina, që ishte e para në 2024-n. Paga mesatare mujore bruto që morën qytetarët e këtij vendi në 2025-n ishte 2437 marka, ose 1245 euro, me rritje 13.2%, sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave të Bosnjë-Hercegovinës. Një i punësuar boshnjak merr mesatarisht 345 euro më tepër në muaj sesa ai shqiptar, ose 45% më shumë.

Në Mal të Zi, paga mesatare mujore bruto arriti në 1206 euro, me rritje 11.4%, sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave i këtij shteti. Punonjësit në Mal të Zi marrin mesatarisht 346 euro më tepër se ata shqiptarë, ose 40% më shumë.

Maqedonia e Veriut i pagoi punonjësit mesatarisht 68 mijë dinarë bruto në 2025-n, ose rreth 1100 euro, me rritje prej 10%, më e ulëta në gjithë rajonin dhe me shumë pak diferencë me Shqipërinë (+10.3%). Megjithatë, një i punësuar maqedonas merr bruto 240 euro më tepër se ai shqiptar, ose 28% më shumë.

Instituti i Statistikave të Kosovës i publikon me vonesë të dhënat e pagave. Të dhënat e fundit të disponueshme janë për vitin 2024, ku paga mesatare mujore bruto ishte 639 euro, më e ulëta në rajon.

Ndonëse Shqipëria ka shfaqur shifra të qëndrueshme makroekonomike dhe një rritje ekonomike të kënaqshme në letër, kjo rritje nuk ka ardhur nga shtimi i produktivitetit dhe as nga sektorë që krijojnë vlerë të shtuar të qëndrueshme në afat të gjatë. Ajo është mbështetur kryesisht te zgjerimi i pagave në administratën publike, si dhe te ndërtimi e pasuritë e paluajtshme, që japin efekt të menjëhershëm në tregues, por jo domosdoshmërisht rrisin konkurrueshmërinë e ekonomisë dhe as i japin vlerë të shuar asaj.

Rezultati është një model i brishtë, ku qytetarët përballen me ushqimet më të shtrenjta në rajon, ndërsa vijojnë të kenë ndër të ardhurat më të ulëta, duke i shtyrë jo pak shqiptarë të bëjnë turizëm rajonal për blerje, si për naftën që është intensifikuar së fundmi, ashtu dhe për ushqime e produkte të tjera.

Kjo do të thotë më pak konsum brenda vendit, më pak xhiro për bizneset vendase dhe të ardhura të munguara për buxhetin nga taksat, duke e futur vendin në një rreth vicioz ku rritja ekonomike nuk përkthehet në mirëqenie më të lartë për qytetarët. Përkundrazi, ajo thellon hendekun mes treguesve pozitivë në letër dhe realitetit të përditshëm të familjeve, që paguajnë më shtrenjtë për mallrat bazë, por vazhdojnë të kenë fuqi blerëse të kufizuar.

Në një ekonomi ku konsumi po zhvendoset jashtë kufijve për shkak të çmimeve të larta dhe të ardhurave të ulëta, humbjet nuk janë vetëm për biznesin vendas, por për gjithë zinxhirin ekonomik, nga tregtia te të ardhurat fiskale dhe mundësia për të krijuar vende pune më cilësore në të ardhmen, dhe me paga më të larta, çka na bën të humbur në garën rajonale./Monitor.al

pagat instat

Sondazh

Poll

Rama nga Fieri: Vlonjatët nuk i bien gjatë, duan investime të mëdha

Rama nga Fieri: Vlonjatët nuk i bien gjatë, duan investime të mëdha

"Do sjellim në Fier një universitet mjekësie!"/ Rama-protestuesve: Atyre të rinjve të bulevardit...

Rama për protestën: Ambientalistët pseudo ia hodhën në kurriz edhe PS-së

Protestuesi: Pas shitjes së Shën Naumit, Edi Rama guxon të shesë Sazanin

“Nga Londra në New York, sheshet janë mbushur me shqiptarë”/ Protestuesi: Qeveria më e korruptuar

Aktivisti: Po organizohen avionë ‘charter’ nga Anglia me 450 shqiptarë, për t’iu bashkuar protestës

Dita e dhjetë e protestës/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Dita e 10 protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Edi Rama dorëhiqu

Rrjolli rrethohet me tela me gjemba, banorët thërrasin protestë të shtunën

Rama: Me BE-në po punojmë për një ligj të ri për investimet

“Irani u hodh menjëherë në këtë histori”/ Rama: Kompania investuese në Zvërnec është një...

“Sazani është tokë publike”/ Rama: Nuk kanë kërkuar ta blejnë ishullin, por as nuk do e shisnim

Rama për protestat: Çështjet e temave mjedisore janë kryesore për aktorët dashakeqë

Rama në bashkëbisedimin me gazetarët e huaj: Faktet janë të mërzitshme, gënjeshtrat joshëse

Rama për projektin në Zvërnec: Kur projekti të vijë do e bëjmë publik me krenari

Rama debaton me gazetaren e huaj: Nuk më intereson çfarë keni dëgjuar në rrugë, po flisni me mua

Gazetarja i kërkon kryeministrit një autograf: Sigurohu që bashkëshorti ta kuptojë, duket e dyshimtë

“Më thonin që jam i Soros, ndërsa tani me Kushner”, Rama: Shqiptarët më kanë zgjedhur...

Rama: Na duhet të gjejmë mënyra për t’u siguruar që natyra dhe zhvillimi të bashkëjetojnë

Rama: Flamingot u kthyen pas moratoriumit! Askush nuk mund të më japë leksione për mjedisin!

“Projekti është diçka për të cilën po punohet, nuk është anuluar”/Rama përplaset me gazetaren romune

“Zvërneci dhe ishulli dy projekte të ndryshme”, Rama: Ka një kompani e shprehje interesi

KE paralajmëron qeverinë për Zvërnecin: Shmangni veprimet që cenojnë zonat e mbrojtura

Projekti në Zvërnec, Rama me gazetarët e huaj: E di shumë mirë shijen e gjakut kur protestat...

E frikshme! Gjarpëri i "zë derën" e biznesit qytetarit në Bulqizë

Rama: Mbi 60% e nxënësve që mbarojnë arsimin profesional punësohen menjëherë

Rama: Gënjeshtër që investitorët sjellin punëtorë të huaj me paga të ulëta!

Rama: Pagat në bregdetin shqiptar nuk janë më të ulëta se në Greqi e Kroaci

Rama kapet sërish me influenceret: Punojnë në instagram

Berisha për mediat: Shqipëria në krizë, zgjedhjet janë kthyer në farsë, nevojitet qeveri kujdestare

Reshjet e dendura shkaktojnë dëme të mëdha në Radomirë të Kalasë së Dodës!

Berisha tone dramatike në konferencën e EPP: Shqipëria në sallën e Urgjencës

Policia jep detaje nga aksioni në Vlorë: 6 të arrestuar, mes tyre një në kërkim ndërkombëtar

“Edi Rama është diktator”/ Qytetari: Nuk ka rrugë të mesme, Shqipëria është e shqiptarëve!

“Shqipëri e Re”/ Protestuesit pushtojnë Tiranën, marshim në rrugët e kryeqytetit: Dorëhiqu!

Erion Braçe u fshihet protestuesve në Bllok, pas telefonatës i “vëzhgon” nga shkallët e pallatit

"Bashkohuni me ne"/ Protestuesit ftojnë kalimtarët t'i bashkohen marshimit

Dita e 9 e protestës/ Qytetarët zbresin në sheshin “Skënderbej”, nis grumbullimi i tyre

Moti i keq dhe reshje intensive në Maliq/ Masa dheu dhe gurësh shkëputen nga mali

Vrasja e 27-vjeçarit në Kamëz, Drejtori i Policisë Tiranë: Kontrollet nga forcat RENEA

Vrasja e 26-vjeçarit në Kamëz, pamjet nga vendi i ngjarjes

Gogu prezanton projektligjin për amnistinë: 380 të dënuar përfitojnë lirim të menjëhershëm

Qytetarët bllokojnë të gjitha akset kryesore të Tiranës, ndalen te Parlamenti: Rama jep dorëheqjen

“Nga kryetar bashkie, e kryeministër s’e bërë dot”/ Qytetari: Të hedhim poshtë sistemin, PS e PD!

“Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës”, Fatos Lubonja në protestë: Ta pastrojmë Atdheun nga ‘tumori’

Turistët në Gjirokastër i japin zë protestës, cohen nga kafja, bashkohen dhe filmojnë

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Të rinjtë i “vënë flakën” gomones, simbol i emigracionit

“Flamingot, jo rastësisht në ngjyrën e PS”/ Protesta, Rama: Blogerët janë në Palasë, moralistët...

“PS shpëtimtare, jo tradhtare e Shqipërisë”, Rama: Kur morëm detyrën, flamingot vriteshin me çifte

Rama për protestuesit: Kush do e përfaqësojë Shqipërinë në BE nëse ne ikim