LIVE UPDATES
Aktualitet

Vdekjet e paralajmëruara në burgje, ilaçe të skaduara, ushqim skandal dhe fjetje në tokë - Rastet

Burgjet, akumulojnë dhe administrojnë shtresa të ndryshme personash të dënuar dhe arrestuar, për vepra të ndryshme penale.

8 Prill 2026, 15:27 Nga Elton Qyno
Vdekjet e paralajmëruara në burgje, ilaçe të skaduara,
Foto ilustruse

Një situatë e pazakontë është duke ndodhur në sistemin e burgjeve në Shqipëri, ku brenda një kohe të shkurtër janë regjistruar dhjetëra vdekje dhe disa vetëvrasje.

Burgjet, akumulojnë dhe administrojnë shtresa të ndryshme personash të dënuar dhe arrestuar, për vepra të ndryshme penale. Por ajo që duhet të jetë më e rëndësishme është menaxhimi i këtij sistemi, duke filluar nga momenti i akomodimit të dënuarve, shërbimit shëndetësor-mjekësor, shërbimit ushqimor, më pas shërbimit social dhe deri tek luftimi i korrupsionit në burgje.

Duhet pranuar se kohët e fundit në sistemin e Burgjeve janë vërejtur një shtim i rasteve të vdekjeve dhe vetëvrasjeve në ambientet e IEVP-ve në Shqipëri. Ku burgu i Reçit në Shkodër është kampioni për kapjen e statistikave të larta të vdekjeve.

Për vite me radhë Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve e ka vuajtur pjesën e menaxhimit, kjo për shkak të mungesës së infrastrukturës, mbipopullimit dhe mungesës së shërbimeve të tjera dhe pajisjeve.

Gazetari Elton Qyno ka mësuar se brenda një periudhe 2 vjeçare brenda në burgje, kanë ndërruar jetë 16 persona për shkaqe të shëndetit dhe kryerjes së vetëvrasjeve.

Ndërkohë vetëm për dy muajt, Mars-Prill 2026, kanë ndërruar jetë 4 të dënuar.

Sektori i burgjeve, ka shumë vite pa pësuar një reformë të thellë me qëllim riformatimin e shërbimit dhe menaxhimit të jetesës së të dënuarve në ambientet e burgjeve.

Mungojnë politika rehabilitimi, politika të trajtimit shëndetësor dhe social si dhe politika investimi në godina, ku për shkak të mbipopullimit të burgjeve, janë mjaft raste ku të dënuarit dhe paraburgosurit flenë në dysheme.

Ndërkohë shërbimi shëndetësor-mjekësor është në kushtet e minimales në burgje, ndaj sipas ekspertëve vdekjet dhe vetëvrasjet, janë rritur ndjeshëm kohët e fundit.

Por përveç mungesës së theksuar të stafit mjekësor, ajo që është më e dhimbshme është konstatimi i faktit se medikamentet mjekësore që përdoren në burgje, janë të skaduara dhe nuk kanë asnjë kontroll dhe nuk japin asnjë efekt në përmirësimin e shëndetit të të dënuarve.

Një skandal i tillë u zbulua nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili gjatë një inspektimi në burgje konstatoi se të dënuarit konsumojnë ilaçe të skaduara, duke mos i dhënë asnjë efekt shëndetësor.

Vdekje të paralajmëruara nga inspektimet e KLSH, Avokati i Popullit dhe Shoqata të tjera ndërkombëtare të stacionuara në Shqipëri.

Për të marrë shërbime sociale dhe shëndetësore, shumë të dënuar që kanë mundësi, shfrytëzojnë format e korrupsionit mes punonjësve të administratës, me qëllim plotësimin e kushteve që atyre mos u mungojnë asgjë gjatë vuajtjes së dënimit.

Ndërkohë mes shumë problematikave është konstatuar dhe ushqimi që serviret nga burgjet për të dënuarit dhe arrestuarit. Shumë nga të dënuarit, e kanë quajtur ushqimin e servirur nga mensat e burgut si mizerabël dhe thuajse të pakonsumueshëm.

Ndaj një pjesë e madhe e të dënuarve, zgjedhin që ushqimin ta marrin nga shtëpia prej familjarëve të tyre dhe elita e të dënuarve ta marrin me katering nga restorante të ndryshme.

Sipas rasteve statistikore rezulton se brenda një periudhe 2 vjeçare në burgje kanë ndërruar jetë 16 persona të cilët vuanin nga probleme të zemrës, shëndetit mendor dhe rrugëve respiratore.

Kujtojmë se në datën 13 dhjetor 2024, i dënuari Gjevalin Lika, ka ndërruar jetë në ambientet e burgut të Shkodrës.

Gjithashtu në 21 janar 2025, në ambientet e burgut të Shkodrës është gjetur i pajetë i dënuari Sandër Dedaj nga Laçi, i ishte izoluar në burg për akuzën e “Plagosjes së rëndë me dashje”.

Në datën 9 Maj 2025, është gjetur i pajetë në tualetin e burgut të Fushë-Krujës, Qani Muça, i cili për shkaqe shëndetësore i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvarur në burg. Ai ishte arrestuar në 12 Gusht 2024 për akuzën e “Vrasjes së funksionarëve publikë” dhe Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit.

Po kështu në 25 Qershor 2025, i dënuari Allush Hysa, është gjetur i pajetë në ambjentet e burgut të Lezhës. Ai vuante dënimin për akuzën e “Plagosjes së rëndë me dashje”.

Lista vijon në rastin e 24 korrikut 2025, ku ka ndërruar jetë Besnik Koçiu, i cili prej datës 16 Korrik 2025, ishte izoluar në ambientet e burgut Nr.313 në Tiranë, i cili ishte arrestuar për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve”.

Gjithashtu në 23 shtator 2025, e paraburgosura Afërdita Hajdarkola nga Tropoja ka ndëruar jetë në ambjentet e Qëndrës Spitalore të Burgjeve.

Në 28 Tetor 2025 i paraburgosuri Ronald Saporito, që vuante dënimin në ambientet e burgut të Shkodrës, është gjetur i pajetë në ambientet e dhomës së tij. Saporito, po vuante dënimin në këtë burg për akuzën e “Vrasjes së kryer në marrëdhënie familjare”.

Njëherësh në 6 dhjetor 2025, në ambientet e reanimacionit qëndro në spitalin “Nënë Tereza” ka ndërruar jetë i dënuari me 25 vjet burgim, Shpëtim Çeliku. Ky i dënuar para se të shtrohej në spitalin qendror, vuante dënimin në ambientet e burgut të Reçit në Shkodër.

Plot 12 ditë pas kësaj ngjarje, më 13 dhjetor 2025, në ambientet e spitalit psikiatrik në Lezhë, ka ndërruar jetë i dënuari për “Dhunë në familje”, Sotir Shabani.

Ndërkohë në datën 20 janar 2026, në orët e para të mëngjesit pranë qendrës spitalore “Nënë Tereza”, ndërroi jetë i dënuari me 10 vite burgim, Mihal Mërkuri.

Mësohet pas 5 ditësh nga vdekje e Mihal Mërkurit, në 25 janar 2026 pranë ambienteve të IEVP Shkodër, ka ndërruar jetë shtetasi me kombësi Rumune por banues në Shkodër, Nicolae Ionnut Erion Deliver, ndaj të cilit në vitin 2024 ishte caktuar masa e sigurisë Arrest me burg për akuzën e “Vjedhjes me dhunë” dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Njëherësh në 20 Mars 2026, tek blloku i Sigurisë ka ndërruar jetë i arrestuari 41 vjeçar Bledi Panajoti. Blloku i sigurisë është në varësi të Policisë së Shtetit, dhe sipas vlerësimit Bledi Panajoti, ndërroi jetë për shkaqe natyrore.

Dhjetë ditë pas vdekjes së Bledi Panajotit, gjithashtu në 30 Mars 2026, në spitalin rajonal të Korçës ka ndërruar jetë i dënuari Hysni Repaj nga Shkodra. Ai vuante dënimin për vrasje me dashje.

Dhe 3 ditë më pas nga vdekja e Hysni Repaj, në datën 3 Prill 2026, i paraburgosuri, Medat Spahiu ka ndërruar jetë në reanimacionin qendror. Spahiu, ishte arrestuar në 14 Prill 2026, për akuzën e “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare të mbetura në tentativë”.

Kujtojmë se Madat Spahiu kishte vetëm 20 ditë që qëndronte në burg dhe pas kësaj ai ndërroi jetë.

I fundit është i dënuari Hajri Robi, i cili ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit të burgut në Tiranë. Robi, vuante dënimin në burgun e Lezhës,pasi ishte dënuar për “Dhunë në familje”./Syri.net

burg viktima shqipëri

Sondazh

Poll

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026