LIVE UPDATES
Aktualitet

Shtyu drejt vetëvrasjes nënën e 1 fëmije dy vjeç, gjykata dënon me 6 vite burgim Tik-Tokerin Altin Çoku

Vendimi është dhënë pak ditë më parë nga një trupë e gjykatës së Tiranës,e cila pasi analizoi dosjen gjyqësore vendosi të deklarojë fajtor dhë dënojë me 6 vite burgim, Altin Çoku.

8 Prill 2026, 16:51 Nga Elton Qyno
Shtyu drejt vetëvrasjes nënën e 1 fëmije dy vjeç,
Sibela Abedini dhe Altin Çoku

Është dënuar me 6 vite burgim Altin Çoku, Tik-Tokseri i Kamzës që shtyu drejt vetëvrasjes në vitin 2024 një grua që kishte dhe një fëmijë 2 vjeç.

Vendimi është dhënë pak ditë më parë nga një trupë e gjykatës së Tiranës,e cila pasi analizoi dosjen gjyqësore vendosi të deklarojë fajtor dhë dënojë me 6 vite burgim, Altin Çoku.

Ky i fundit akuzohej nga prokuroria e Tiranës për dy vepra penale si “Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe “Përndjekjes”. Mësohet se për dy akuzat, prokurori i çështjes Drini Pali, i kërkoi gjykatës dënimin me 9 vite burgim të Altin Çokut.

Por në fund të gjykimit, gjykata vendosi të pushojë akuzën e “Përndjekjes” dhe të shpallë fajtor me 6 vite burgim të Altin Çokut. Gjatë hetimit dhe gjykimit të dosjes, u provua se përmes publikimit të një foto intime në aplikacionin social “Tik-Tok”, Altin Çoku, i ka shkatuar gjëndje ankthi, depression duke çuar nënën e një fëmijë të mitur drejt vetëvrasjes.

Pas konstatimit të publikimit të fotove intime në “Tik-Tok”, viktima Sibela Abedini është hedhur nga kati Nr.4 i një pallati në Bathore-Kamëz, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Sipas dosjes hetimore Sibela Abedini kishte pasur një raport intim me të dënuarin Altin Çoku. Ky raport intim ishte zhfrytëzuar prej të pandehurit për të bërë disa foto me telefon dhe më pas këto fotografi i ka postuar në rrjetin social “Tik-Tok”.

Në momentin që e ndjera Sibela Abedini, ka parë foton e saj intime, (e cila mbahej në celularin e të pandehurit) të hedhur në rrjetin social “Tik Tok”, e ka përjetuar shumë keq këtë dhe rezulton t’i ketë thënë të pandehurit, se ajo do ti jap fund jetës.

Kjo situatë, ka shkaktuar tek viktima një gjëndje të vazhdueshme dhe të rëndë ankthi apo frike, gjë që e ka detyruar nënën e 1 fëmije 1 vjeç, të ndërmarrë një hap ekstrem,duke i dhënë fund jetës së saj.

Viktima Sibela Abedini, ishte divorcuar nga bashkëjetuesi i saj Kosovar, me të cilën kishte një vajzë të mitur 2 vjeçe. Gjatë kësaj kohe ajo shkonte në shtëpinë e Altin Çokut, të cilit i shërbente me pastrimin e shtëpisë dhe hekurosjen e rrobave.

Gjatë kësaj kohe ajo pati një kontakt intim me Altin Çokun, i cili e shfytëzoi për ta publikuar dhe denigruar në rrjetin social “Tik-Tok”, Sibela Abedinin.

Një ndër mesazhet e fundit që Sibela Abedini i dërgoi të pandehurit Altin Çoku, ishte si më poshtë vijon:

“...Pasha zotin pasha gocën me shkatërrut si njeri për atë natë me ankth e me stres nga kjo gjo më bot gjys njeri more. Ça asht, tu u bo kështu. Kisha kohë që kisha lan ilaçet me at foto m…i. Tash ja kam nis prap. E shoh pasha zotin, është shkrujt për mu me lanë femijën jetim më vdekt goca po se ne fëmijën nuk betohem rrejshëm. Po qënka vendos, për një foto fëmijën jetim me ma lan...”.

Pas këtij mesazhi në datën 10 shkurt 2024, rreth orës 22:30 Policia është njoftuar se në Rr. “Teuta”, lagja nr. 7, Bathore, ka rënë nga lartësia e një objekti 4-katësh, Sibela Abedini.

Nëna e një fëmijë, kishte hipur në katin Nr.4 të ndërtesës dhe është vetëhedhur. Policia dhe kalimtarët e rastit e kanë gjetur me shenja jete, duke e dërguar me urgjencë në spitalin Ushtarak të Traumës, ku është konstatuar se ka gjetur vdekjen, dhe më pas kufoma e saj është dërguar për ekzaminim të mëtejshëm pranë Institutit të Mjekësisë-Ligjore.

Disa ditë pas ngjarjes së vetëvrasjes, në shkurt 2024 policia arrestoi Altin Çokun. Ndërsa pak ditë më parë gjykata e Tiranës vendosi ta dënojë Çokun me 6 vite burgim./SYRI.net

altin Çoku 6 vite burgim sibela abedini

Sondazh

Poll

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026