LIVE UPDATES
Aktualitet

Më e rralla në botë! Shqipëria po përpiqet të shpëtojë fokën "murg", nis puna për gjetjen e tij në detin Jon

Vendasit thonë se fokat murg dikur ishin të shumta në plazhet shqiptare edhe pse ato rrallë gjurmoheshin apo monitoroheshin nga ekspertët, veçanërisht gjatë komunizmit.

12 Prill 2023, 21:11 Nga A.B
Më e rralla në botë! Shqipëria po përpiqet të
Foto ilustruese

VLORË- Një ekip biologësh detarë shqiptarë po 'skanojnë' ujërat e detit Jon për të gjetur një shenjë të një prej gjitarëve detarë më të rrallë në botë. Fokat “murg” mesdhetare dikur ishin të shumta në numër, por tani kanë mbetur vetëm disa në grupe të vogla të shpërndara jashtë Shqipërisë, Greqisë, Turqisë dhe në Mauritania, në brigjet e Atlantikut të Afrikës, raportojnë mediat.

Megjithatë, ka fije shprese për mbijetesën e tyre, pavarësisht nga një rënie dramatike e shkaktuar nga mbipeshkimi dhe zhvillimi i tepërt i habitatit të tyre bregdetar.

Biologët detarë shqiptarë shohin vijën bregdetare për foka të rralla

Sipas ekspertëve, numrat kanë filluar të rriten ngadalë falë krijimit të zonave të mbrojtura detare në vitet e fundit. Fokat kanë kaluar nga "të rrezikuara në mënyrë kritike" në 2015 në listën e kuqe të Bashkimit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) në tani thjesht “të rrezikuara”.

Megjithatë, ato janë ende jashtëzakonisht të vështira për t'u gjurmuar. Ndërkohë që më parë qëndronin më shumë nëpër plazhe, tani janë tërhequr nëpër shpella të izoluara afër deteve sepse ndjehen më të sigurta.

Në Shqipëri, ekspertët kanë pikasur një pjesë të vogël të specieve falë punës për të identifikuar shpellat dhe limanet ku fshihen këto specie ‘të turpshme’, veçanërisht kur kanë kohën për të lindur”, thotë eksperti i biodiversitetit Nexhip Hysolakoj.

Më e rralla në botë! Shqipëria po përpiqet të

Eksperti i biodiversitetit Nexhip Hysolokaj në një nga shpellat detare ku rrinë fokat e rralla.

Ekspertët kanë kaluar pesë vitet e fundit duke vendosur kamera në shpella dhe pika të tjera të izoluara përgjatë brigjeve të Adriatikut dhe Jonit për të gjurmuar më mirë fokat. Hysolakoj, i cili punon në rezervatin detar Karaburun-Sazan, niset çdo ditë nga porti i Vlorës me një anije të quajtur “Foka”, për të kontrolluar kamerat e fshehura përgjatë vijës bregdetare.

“Është një sfidë e vërtetë sepse për të kapur imazhet e duhura, duhet ti pozicionojmë mirë kamerat”, thotë ai.

Fokat e fundit murg të zbuluara nga ekipi u vunë re në janar kur kapën imazhe të asaj që dukej si një femër dhe të voglin e saj. Ata fotografuan dy të tjerë në vitin 2020, dhe ka pasur gjithashtu një mori pamjesh të tjera nga turistët, secila e parë si një fitore e vogël.

Një nga vendet në Karaburun ku ndonjëherë fshihen fokat murg mesdhetare të rrezikuara.

Studiuesit që gjurmojnë gjitarin kryesisht rrinë në parkun kombëtar detar të krijuar në vitin 2010 përgjatë brigjeve të Karaburunit dhe ishullit të Sazanit, një vend ku peshkimi tregtar është i ndaluar dhe ku ndalohen varkat e mëdha.

Vendasit thonë se fokat murg dikur ishin të shumta në plazhet shqiptare edhe pse ato rrallë gjurmoheshin apo monitoroheshin nga ekspertët, veçanërisht gjatë komunizmit.

Një nga vendet në Karaburun ku ndonjëherë fshihen fokat murg mesdhetare të rrezikuara
Por popullatat u shkatërruan nga gjuetia dhe peshkimi i tepërt, ku shpesh herë përdoret dinamit, ndërsa ndotja, turizmi dhe ndryshimet klimatike kanë përkeqësuar më tej shifrat.

“Gjuetia e paligjshme e fokave dhe shkatërrimi i habitateve apo faktorë të tjerë e kanë detyruar fokën të ndryshojë tërësisht sjelljen e saj biologjike”, thotë Aleksander Trajçe, nga organizata e Mbrojtjes dhe Ruajtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri.

Kështu që kamerat dhe udhëtimet e rregullta në terren janë disa nga mënyrat e vetme për të vëzhguar speciet.

“Vetëm monitorimi i rregullt na lejon të identifikojmë praninë e fokës murg dhe të përcaktojmë vendet që duhen mbrojtur”, thonë për AFP studiuesit francezë Jordi Salmona dhe Philippe Gaubert.

Ekspertët ngrenë alarmin edhe për rrallimin e florës dhe faunës së ujërave detarë, gjë që i vendos në rrezik të shtuar edhe për shkak të mungesës së peshqve.

“Foka ushqehet kryesisht me peshq, kallamar dhe butak. Më pak peshk do të thotë më pak mundësi për to”, thotë Baci Dyrmishaj, një peshkatar në Vlorë.

Për një vend ku besëtytnitë besohen, peshkatarët kanë shpikur një të re për të mbrojtur fokat murg.

“Fokat sjellin fat për ato që i shohin por nëse i shqetëson apo u gjuan, do të të ndjekë fati i keq”, thotë Dyrmishaj.

foka e rralle

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet