LIVE UPDATES
Aktualitet

"Krimi në Ekuador"/ Mafia shqiptare e ka zhytur në gjakderdhje, dominojnë sindikatat kriminale 'Azemi' dhe 'Rexhepi'

Grupet kriminale nga Ballkani po ndihmojnë në shndërrimin e Ekuadorit në një qendër kryesore për eksportet e paligjshme.

12 Prill 2023, 20:08 Nga A.B
"Krimi në Ekuador"/ Mafia shqiptare e ka zhytur në
Makine e djegur

TIRANË- Mafia shqiptare në Ekuador, ka marrë një vëmendje nga media 'Americas Quarterly'. Duke ngritur shqetësimin se krimet kanë arritur rekord historik, në artikull theksohet se mafia shqiptare përdori një mori mashtrimesh për trafikun e drogës, që nga përdorimi i kompanive të para për të fshehur kokainën në dërgesat e bananeve, çajit dhe karkalecave e deri te klonimi i vulave doganore për të maskuar kontejnerët e thyer. 

Në shkrim theksohet se inteligjenca ekuadoriane ka mbajtur nën vëzhgim prej kohësh mafian shqiptare. Në Operacionin Ballkani të vitit 2014, ata zbuluan se dy sindikata alfa të krimit- banda kriminale Azemi dhe Rexhepi- depërtuan në operacionet portale për të siguruar lista paketimesh dhe kontejnerët e përzgjedhur për në Evropë. 

ARTIKULLI:

Americas Quarterly-- Nga Carolina Andrade, Mac Margolis dhe Robert Muggah

Edhe në një rajon të njohur për dhunën rekord, spiralja e fundit e Ekuadorit drejt paligjshmërisë dhe gjakderdhjes bie në sy. Krimet vdekjeprurëse në vendin e Andeve kanë arritur tani maksimumin historik, me një shkallë kombëtare të vrasjeve që tejkalon atë të Brazilit dhe të Meksikës, të renditura prej kohësh ndër vendet më vrasëse të Amerikës Latine. Nuk është çudi që vlerësimet për pëlqyeshmërinë ndaj presidentit Guillermo Lasso janë ulur, duke shtuar thirrjet për shkarkimin e tij- të nxitura nga akuzat për korrupsion që lidhin kunatin e presidentit me trafikantët e drogës (Lasso dhe kunati i tij i kanë mohuar akuzat).

Në qendër të problemeve të Ekuadorit është kërkesa e pafundme globale për kokainë. Falë pjesërisht bandave ballkanike, Ekuadori tani shërben si një qendër për transportin dhe eksportin e kokainës nga Kolumbia dhe Peruja. Kriza është akute në Esmeraldas, pranë kufirit kolumbian, dhe veçanërisht në qytetin port të Guayaquil, porta e vendit drejt botës.

Në këtë qytet ndodhen pesë nga tetë terminalet e transportit të vendit. Qyteti më i pasur i Ekuadorit është gjithashtu një nga 25 më të rrezikshmit në botë. Guayaquil regjistroi vitin e kaluar rreth 47.7 vrasje për 100 mijë banorë, një shtatëfishim në krahasim me pesë vite më parë. Kaosi vazhdon, pavarësisht se gjendja e jashtëzakonshme është shpallur shtatë herë që nga mesi i vitit 2021. Javën e kaluar, presidenti Lasso autorizoi përdorimin e armëve nga civilët për ‘mbrojtje personale’, një lëvizje që ngjall më shumë dëshpërim sesa komandë dhe kontroll.

Dikur i lavdëruar për strategjinë e tij për të frenuar bandat vdekjeprurëse të drogës, Ekuadori duket se sot është nën kontrollin e tyre. Rritja e dhunës vjen bashkë me një rritje të mprehtë të mosmarrëveshjeve vdekjeprurëse mes grupeve të organizuara që konkurrojnë për avantazhe në tregtinë në rritje të kokainës në Ekuador, me shumë pasoja përtej këtij kombi me 18 milionë banorë.

Lidhja evropiane

Krimi i organizuar shqiptar filloi të emigronte drejt Ekuadorit në vitet ’90, i joshur nga perspektiva e bashkimit të forcave me kartelet lokale në lulëzim dhe kontrollet relativisht të dobëta kufitare. Deri vonë, shqiptarët mund të hynin lirisht në Ekuador pa vizë. Kjo politikë ‘laissez faire’ përfundoi kur Ekuadori vendosi kërkesa më të forta për viza në vitin 2020.

Afërsisht 33 përqind e kokainës së kapur në Ekuador në vitin 2021 ishte e destinuar për tregjet evropiane, krahasuar me vetëm 9 përqind në vitin 2019. Veçanërisht Ballkani është një qendër e re kyçe në këtë tregti fitimprurëse ndërkontinentale me vlerë 10 miliardë dollarë në vitin 2017, me bandat shqiptare që po luajnë një rol gjithnjë e më të spikatur në të dy anët e ekuatorit.

Pas rënies rekord në vitin 2021, pavarësisht nga bllokimet pandemike, Ekuadori renditet i treti për ndalimin e kokainës, me 6.5 përqind të konfiskimeve globale, i tejkaluar vetëm nga Kolumbia me 41 përqind, ku prodhimi i kokas po lulëzon, dhe SHBA me 11 përqind.

Guayaquil përbën afërsisht 96 nga 210 ton kokainë të kapur në Ekuador në vitin 2021. Shumica e kokainës fshihet në kontejnerë transporti- vetëm rreth 8 deri në 10 përqind e të cilave i nënshtrohen inspektimeve.

Me operacionet kundër narkotikëve që shtrëngojnë Brazilin, Kolumbinë dhe Perunë, Ekuadori është kthyer në një vend të ëmbël për trafikantët e huaj. Dollarizimi dhe korrupsioni lehtësojnë blerjen e dokumenteve mashtruese si identifikimi personal, pasaportat dhe licencat e eksportit. Shumica e operatorëve të njohur të krimit shqiptar banojnë në Guayaquil, shpesh me identitete të rreme.

Mediat ballkanike nuk i kursejnë detajet se si kartelet shqiptare, kolumbiane, meksikane, madje edhe ruse, luftojnë për kontrollin e qytetit Guayaquil. Të paktën gjashtë shqiptarë u ekzekutuan me stilin e bandave në dekadën e fundit. Disa burime të inteligjencës ekuadoriane sugjerojnë se shqiptarët rekrutojnë bandat dominuese lokale si partnerë të preferuar, ndërsa burime të tjera thonë se shqiptarët synojnë përfundimisht të kontrollojnë të gjithë zinxhirin e furnizimit.

Mafia shqiptare përdor një mori mashtrimesh për trafikun e drogës, që nga përdorimi i kompanive të para për të fshehur kokainën në dërgesat e bananeve, çajit dhe karkalecave e deri te klonimi i vulave doganore për të maskuar kontejnerët e thyer. Pak nga kjo do të ishte e mundur pa një shkelje syri dhe një tundje koke nga zyrtarët.

Inteligjenca ekuadoriane ka mbajtur nën vëzhgim prej kohësh mafian shqiptare. Në Operacionin Ballkani të vitit 2014, ata zbuluan se dy sindikata alfa të krimit- banda kriminale Azemi dhe Rexhepi- depërtuan në operacionet portale për të siguruar lista paketimesh dhe kontejnerët e përzgjedhur për në Evropë. Shqiptarët e ndaluar në operacion u identifikuan gjithashtu si financues dhe kujdestarë të skemës.

Operacioni Ballkani përfundoi me arrestimin e kreut të bandës, Remzi dhe 11 anëtarëve të tjerë të bandës, mes të cilëve shtetas shqiptarë dhe ekuadorianë. Policia dhe prokurorët ekuadorianë akuzuan organizatën se grumbullonte kokainën në Guayaquil me destinacion Evropën. Azemi i shpëtoi paraburgimit nj muaj më vonë, u rishfaq në Evropë në vitin 2017 dhe më pas u arrestua në Gjermani.

Azemi ende përballet me akuza penale në Ekuador, duke përfshirë vrasjen e bashkëshortes së tij ekuadoriane dhe të arratisurit shqiptaro-malazez, Fadil Kacanic.

Autoritetet ekuadoriane ende nuk i kanë publikuar gjetjet e tyre për këtë rast apo nuk e kanë pranuar praninë e shtetasve të huaj të lidhur me mafian brutale ballkanike. Dy burime të ndryshme të inteligjencës të konsultuara shkuan aq larg sa sugjeruan një marrëveshje të fshehtë ‘të nivelit të lartë’ mes policisë ekuadoriane dhe mafies shqiptare, një nga anëtarët e bandës së të cilës thuhet se vdiq në duart e policisë. Ndërsa këto raporte mbeten të pakonfirmuara, ato lënë pak dyshime për kthesën e tmerrshme për ligjin, rendin dhe sigurinë publike në Ekuador- dhe më gjerë.

mafia shqiptare mafia shqiptare ne ekuador

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet